• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, May 23, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Armët që larguan Amerikën nga Kosova dhe e afruan me Serbinë-Nga Helidon Kastrati

Armët që larguan Amerikën nga Kosova dhe e afruan me Serbinë-Nga Helidon Kastrati

by albnews
29 July, 2023
in Kosova, Opinion
0
1
VIEWS

Është ende e freskët në mendjen e shqiptarëve, deklarata e presidentit të SHBA-së, Xhorxh W. Bush në Tiranë që shpallte Kosovën si shtet të pavarur. Disa vite nën protektoratin ndërkombëtar i kishin shërbyer Kosovës dhe Amerikës që të afroheshin dhe të bëheshin thuajse një trup i vetëm. Vendosja e bazës më të madhe amerikane në Ballkan, në ‘Bonstill’, e kishte përforcuar edhe më tej idenë se SHBA dhe Kosova ishin partnerë të ngushtë dhe asgjë nuk do ta ndryshonte këtë gjë.

Por siç thotë një shprehje, ‘kurrë mos thuaj kurrë’.

Kjo ndodhi edhe në politikën e Amerikës ndaj Ballkanit në tërësi dhe Kosovës në veçanti. Ndryshimet e politikës së brendshme amerikane, ndikuan edhe në rajonin tonë, edhe pse një vend i largët gjeografikisht me SHBA, por i afërt shpirtërisht.

Fillimisht presidenca Trump me politikën që të forcojmë Amerikën e brendshme dhe heqja e vëmendjes së madhe nga politika ndërkombëtare, sollën rënien e ndikimit në Kosovë dhe në rajon. Kjo solli që lobistë të ndryshëm të investojnë pranë presidentit Donald Trump dhe këshilltarëve të tij.

E sigurisht, shtetet më të pasura do të ishin më të fortë. Kështu ndodhi edhe me Serbinë e cila besohet se ka paguar shuma të mëdha për lobingje në SHBA, tek presidenti Trump. Është i njohur rasti i këshilltarit të Trump, John Bolton i cili do të dilte publikisht pro ndarjes së Kosovës. Pro ndarjes ishte edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, fatkeqësisht edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i kohës në Kosovë, Hashim Thaçi.

Por kundër tyre u ngrit një valë e madhe popullore dhe këtë gjë e vunë re shtetet e fuqishme Europiane si Gjermania dhe Franca që vendosën të reagojnë. Pasi kishin ngritur me votën e deputetëve të Kosovës, Gjykatën Speciale, dy shtetet e fuqishme evropiane e kthyer në ajër avionin e Hashim Thaçit i cili ishte nisur për në SHBA për të ndarë Kosovën.

Thaçi dihet  se ku ndodhet tani.

Por përpjekjet serbe nuk u ndalën. Me anë të Richard Grennell një filo serb, ata u futën përsëri në Dhomën Ovale të SHBA-së dhe arritën që të merrnin një marrëveshje, të nënshkruar edhe nga Kosova.

Abdullah Hoti si kryeministër i Kosovës dhe Aleksandër Vuçiç për Serbinë, nënshkruan marrëveshjen që kishte si bazë ekonominë. Por kjo marrëveshje solli një krize politike në Kosovë, duke bërë që qytetarët të votojnë në masë Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin si kryeministër.

Serbët e kanë parë gjithmonë Albin Kurtin si një kundërshtarë të fortë nga i cili nuk mund të marrësh gjë me presion. E prandaj nisën dredhitë.

Këtu serbëve u erdhi në ndihmë dhe Rusia, e cila sulmoi Ukrainën duke sjellë një realitet të ri një rendin botëror. SHBA dhe vendet e BE-së dhe NATO-s i kthyen të gjithë prozhektorët drejt luftës në Ukrainë, që erdhi direkt pas pandemisë globale të Covid që solli mjaft probleme. Por lufta në Ukrainë, do të sillte mjaft probleme të tjera ekonomike dhe politike dhe këtu SHBA do të hiqte thuajse krejt vëmendjen nga Ballkani, duke dobësuar edhe lidhjet e saj me Kosovën. Kjo solli edhe problemet e para, nisur edhe nga fakti se SHBA-së tani i interesonte që të furnizonte sa më shumë me armë Ukrainën.

E këtu përfitoi Serbia. Si një shtet me një industri armatimi, Beogradi nisi të shfrytëzojë këtë në avantazh të vet. Fillimisht me anë të nënkontraktorëve nga fabrikat e Serbisë në Ukrainë mbërritën mijëra armë dhe qindra ton municione. Këto nuk u zbuluan shpejt. Ishin shërbimet sekrete ruse që zbuluan se armët e vëllezërve të tyre serb, po përdoreshin nga ukrainasit.

Duke mos pasur një marrëveshje të drejtpërdrejtë serbët u jusfikuan me faktin se nuk mbajnë përgjegjësi se ku shkojnë armët e tyre, pasi u shiten blerësve të kontraktuar. Gjatë kësaj krize lufte, SHBA emëroi në Beograd si ambasador, një diplomat që e njeh Ballkanin më mirë se çdo diplomat tjetër amerikan, ndërmjetësin Cristofer Hill. Ky i fundit, i ndikuar nga lobingjet e fuqishme serbe, nisi të ndryshojë këndvështrimet e tij drejt Kosovës, vendit që i kishte sjellë në farë mënyre pavarësinë, nisur edhe nga negociatat e tij.

Çfarë ndodhi më pas? SHBA dhe vendet e NATO-s u gjendën në krizë për të furnizuar ushtrinë ukrainase me armë dhe municione. Serbia ishte e gatshme dhe me bekimin e SHBA bëri që armët e saj të përfundojnë në Kiev. Por jo vetëm kaq.

Nga kanale diplomatike thuhet se, Beogradi i ka kërkuar SHBA-së me anë të diplomatit Gabriel Escobar që të ndërtojnë fabrika dhe industrinë e armatimit në Serbi. E kjo do të sillte fuqizim të serbëve dhe dobësim të politikës së Kosovës në Uashington.

Në favor të këtyre lëshimeve, duket se Vuçiç ja ka dalë deri më tani që SHBA-në të ndryshojë qëndrim në një farë mënyre ndaj Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti, i cili duhet thënë se, ka vepruar brenda rregullave dhe kushteve që i lejon Kushtetuta e Kosovës.

Shkas për këtë analizë pak të gjatë kam marrë edhe nga një intervistë e Kongresit Amerikan që i bën pyetje përfaqësuesit special të USA në Ballkan, Gabriel Eskobarit ku i thotë se, pse është lejuar akoma edhe sot Serbia të blejë armatim si tanke dhe avionë nga Rusia, përveç Kinës! Kur dihet që me Kinën akoma s’ka një embargo, po me Rusinë vendet e perëndimit kanë vënë Embargo.

Përgjigja e Eskobar është e turpshme, sepse kontratat e armatimeve janë të komplikuara! Eskobar më shumë interesohet për kontratën e Serbisë me Rusinë e gjetke se të mbajë balancën se sa për politikën e shtetit të vet dhe aleateve të saj, që njëzëri kanë vënë embargo çdo armatimi e çdo gjejë nga Rusia dhe meqenëse Serbia po blen në këtë kohë armatim, akoma duhet të vendoseshin sanksione e jo turpësisht të thyejnë vetë rregullat legale e morale të tyre, për ti kërkuar më pas ‘llogari Kosovës’ dhe për të joshur Serbinë që në kontratat e ardhshme ndoshta do të blejë armë nga USA.

Akoma Eskobar nuk e njeh Serbinë se nuk i kanë vrarë as nënën e as babain, e as fëmijë që të kuptoj qe ujku qimen e ndërron, po zakonin se harron!

Ti kërkosh Kosovës të bëjë gjëra antikushtetuese është njësoj si ta çosh në qorrsokak e ti mos kërkosh Serbisë asgjë vetëm ta joshësh për aferat ndërkombëtare korruptive është e pafalshme nga ana e Eskobar dhe atyre zyrtarëve të asaj administrate që janë aty më poshtë….

Ne e dimë që presidentin Biden e zë edhe gjumi në podium dhe administrata e tij po ben shume gabime, por popullin amerikan dhe politika e tyre pro perëndimore dhe të  demokracisë është pro shqiptarëve, por asnjëherë nuk duhet lejuar që një administratë të arrijë deri në këtë pikë të bëjë pazare me pozicionet e shqiptarëve.

Por ky nuk është gabimi i kësaj administrate, por edhe i vetë shqiptarëve të cilët janë pa ide dhe largpamësi të Shqipërisë gjë që lënë për dëshiruar… Nëse Kosova do ishte mbështetur nga Shqipëria si vend aleat i NATO-s dhe jo vetëm kaq, por si pjesë e saj gjaku dhe historia e familjeve duke pasur edhe mbështetjen e shqiptarëve të Maqedonisë dhe më tutje, Administrata Amerikane qofte edhe Europa nuk do ta bënte këtë se ishin në lojë shumë gjera e aspak Serbia nuk do të ketë pozicionim më të mirë se ne, si në anën gjeostrategjike edhe në atë politike në 5 vende në Ballkan, po lënia e territorit në Shqipëri dhe Maqedoni mbi të gjitha i kanë lejuar Serbisë të luaje blofin.

S’mund të dëgjoj dot pyetjen e Kongresmenit që i bëhet Eskobarit. Kur Serbia i kërkon Amerikës nëse do  qe mos bleje arme nga Rusia e  Kina USA duhet të ndryshojmë, duke na dhënë mbështetjen në industrinë e armëve edhe të ndërronin politikën ndaj Kosovës. Kjo është e turpshme dhe e pa moralshme të dëgjosh nga një përfaqësues i administratës Biden që ti lejojë Serbisë, guximin dhe projektin e tillë! Kush ja dha këtë guxim Serbisë? Mos veprimi i kësaj administrate që ajo të hajë me 4 lugë njëkohësisht, në Kinë, në Rusi, në Bashkimin Europian dhe SHBA, e që e mbajnë me përkëdhelje edhe vetë Amerikanët që po tregohen të pakujdesshëm si me politikën ushtarake edhe duke dënuar Kosovën.

Kjo është si të thuash, kur s’ke çfarë ti bësh gomarit dhe i bie samarit, thotë populli shqiptar.

Politika shqiptare nuk duhet të dalë asnjëherë kundër politikës dhe vendeve perëndimore dhe asaj Amerikane në asnjë mënyrë, por kjo nuk do të thotë qe në nuk kemi tru dhe nuk dimë të veprojmë në këtë mënyrë edhe të kërkojmë me të drejtë që në momente më të vështira si ata dhe si ne, kemi qenë aleatë dhe jo Serbia.

Kjo që po ndodh është një padrejtësi e akumuluar ndër vire dhe tani fajin ja hedhin vetëm një personi të vetëm i cili është Albin Kuri.

Unë kam respekt për Albin Kurtin dhe e mbështes moralisht dhe me çdo gjë që mundem po të më kërkohet, por edhe po të mos ishte Albin Kurti, politika e tyre do ishte e njëjtë edhe unë do të veproja njësoj, e ndoshta edhe më ‘radikal’ për çështjen e Kosovës, sepse ajo është çështje e shqiptarëve e aspak nuk do të mbështesja kërkesat e Serbisë edhe kur ato vijnë nga kjo administrate, në çdo lloj forme.

Ne kemi rezistuar mijëra vite dhe mund të rezistojmë edhe disa muaj ose vite, por Kosovën s’mund ta shesim kurrë.

Kurse 2 fjalë i kam për opozitën e cila duke bërë propagandë të turpshme, dhe jo të jetë në nivelin e mbrojtjes kombëtare se edhe ata i dinë vetë gabimet që janë bërë në të kaluarën dhe për hir të gabimeve të tyre 20 vjeçare, sot po vuan Kosova në këtë mënyrë.

Gabimin më të madh e ka bërë Nëna Shqipëri që i la shqiptarëve e Kosovës si jetimë për shumë, duke mos u dhënë pasaportat shqiptare. Gjithashtu edhe mos heqja e kufijve dhe mos bashkëveprimi i politikës tonë në favor të politikës së Kosovës, duke pyetur administratën e Kosovës, e ka çuar këtë çështje deri aty sa të zvarritet, e duke mos qenë në favorin tonë.

Një fjalë e kam edhe për ndërkombëtarët , të cilët kur kërkojnë gjëra duhet ti kërkojnë ligjore, dhe jo se i kërkon Serbia. Kërkesa tyre në vitet 2013 -2015 ka rënë poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, dhe jo për shkak se nuk do, por sepse nuk ja lejon Kushtetuta, ndërsa ata vazhdojnë të ndjekin një politike antikushtetuese!

Nëse duhet të formohet asocasioni i minoritetit, duhet të ndryshohet Kushtetuta. Por është edhe paradoksale që të kërkosh për serbët minoritet dhe asocasione kur ata janë shtet formues në Kushtetutën e Ahtisarit, e kjo është ti ulësh në nivel!

Tani pyetja është pse duan të ulen në nivel ata në mënyrë antikushtetuese që të mos jenë shtet formues në Kosovë, se nuk duan ta njohin këtë shtet është e qartë….Po nëse ato se njohin e ngelen minoritet me asocasione mund të votojnë të ndahen edhe pse janë vetëm 5% e Kosovës, domethënë ata duan të jenë shtet formues, të kontrollojnë ndaljen e formimit të shtetit të Kosovës, por njëkohësisht duan të jenë edhe minoritet që të mbrohen nga Serbia dhe të ndahen kur të duah….Me një gur thotë populli, të vrasim 2 zogj…

Tani bashkësia ndërkombëtare i ka mbajtur njëherë serbët me hatër edhe se ishin vrasës përdhunues dhe gjakatar, duke i dhënë me 5% privilegjin e të qenit shtetformues në Kosovë dhe pa pikë turpi, shtet multi etnik.

Ndërkaq Maqedonia me 35 % shqiptarë nuk është një shtet forumues , ose multietnik me Kushtetute! Por jo vetëm kaq. Serbëve u kanë dhënë detyrimin e shtetformuesit, i kanë lejuar gjuhë e zakone dhe 10 vende në parlament. Ata nuk do të mund të fitojnë kurrë zgjedhje, e ato 10 vende i kanë përherë të sigurta nga kushtetuta antidemokratike e Ahtisarit.

Kjo është një kleçkë juridike, sepse 95% e shqiptarëve nuk mund të miratojnë një ligj pa pëlqimin e 2/3 te  5 % serbeve.

Prandaj kjo nuk duhet të pranohet. Nëse ata duan të bëjnë asocasione, atëherë pa problem, të ndryshohet Kushtetuta Ahtisari, ( biles edhe ate Serbise qe e heq Kosoven si pjese territoriale e serbise )serbët të mos jenë më shtetformues, të mos bllokojnë ligjet e 95% e pjeses tjetër dhe të lejohet disa komuna të vogla territor jo shumë lidhura me njëra tjetrën, që të flasin gjuhën e zakonet e tyre pa të drejtë ndarje, dhe atëherë ulemi e flasim politikisht dhe juridikisht .

Do i bëja një thirrje të gjithë politikanëve që të tregojnë gjithmonë të vërtetën dhe jo vetëm të shikojnë rehatinë e tyre personale

Ata i bien Albin Kurtit apo kujtdo tjetër vetëm për arsye personale, duke lënë mënjanë interesin kombëtar. Duke vepruar kështu, turpi i historisë do të bjerë mbi ta.

Previous Post

Flet për “dëshirën britanike për luftë”, Vuçiç akuzon Kurtin: Dëshiron konflikt mes Serbisë dhe NATO-s

Next Post

Aktori i mirënjohur Genc Fuga në gjendje të rëndë, e shoqja, Eni Jani, apelon për ndihmë

albnews

albnews

Related Posts

Hamza takon ambasadorin britanik, flasin për nevojën e krijimit të institucioneve të reja
Kosova

Hamza takon ambasadorin britanik, flasin për nevojën e krijimit të institucioneve të reja

22 May, 2025
Finalja e basketbollit bën bashkë Kurtin dhe Hamzën, shijojnë edhe fli
Kosova

Finalja e basketbollit bën bashkë Kurtin dhe Hamzën, shijojnë edhe fli

22 May, 2025
Osmani me video mesazh nga Zvicra: Zemra e Kosovës rreh me ritmin e mërgatës
Diaspora

Osmani me video mesazh nga Zvicra: Zemra e Kosovës rreh me ritmin e mërgatës

22 May, 2025
Next Post
Aktori i mirënjohur Genc Fuga në gjendje të rëndë, e shoqja, Eni Jani, apelon për ndihmë

Aktori i mirënjohur Genc Fuga në gjendje të rëndë, e shoqja, Eni Jani, apelon për ndihmë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Lista për miqësoret e qershorit, Zvicra grumbullon vetëm dy shqiptarë

Lista për miqësoret e qershorit, Zvicra grumbullon vetëm dy shqiptarë

22 May, 2025
E rëndë në Durrës, 54-vjeçarja humb jetën pas ndërhyrjes në spitalin privat! Familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë

E rëndë në Durrës, 54-vjeçarja humb jetën pas ndërhyrjes në spitalin privat! Familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë

22 May, 2025
Zbulohen shifrat e kontratës së re të Lamine Yamal-it me Barcelona-n

Zbulohen shifrat e kontratës së re të Lamine Yamal-it me Barcelona-n

22 May, 2025
Berisha denoncon “trenin bullgar” në Elbasan: Ja provat e gjetura në lokalin e vëzhguesit të PS

Berisha denoncon “trenin bullgar” në Elbasan: Ja provat e gjetura në lokalin e vëzhguesit të PS

22 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4731 shares
    Share 1892 Tweet 1183
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2403 shares
    Share 961 Tweet 601
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1873 shares
    Share 749 Tweet 468
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1813 shares
    Share 725 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1697 shares
    Share 679 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM