ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidentja Osmani në pritjen e Presidentit Trump, diskutime me liderë botërorë 6 hours ago
Brighton befasuan Chelsea-n me fitoren 3-1 në Stamford Bridge 7 hours ago
Crystal Palace befasoi Liverpoolin me fitore 2-1 7 hours ago
Atletico shokuese ndaj Realit, fiton 5-2 7 hours ago
Humbje e rëndë për United te Brentford 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

SPAK “gjen” pronarët e inceneratorit të Tiranës. Vendos sekuestron. Veliaj në telashe

albnews by albnews
1 August, 2023
in Albania
0
SPAK “gjen” pronarët e inceneratorit të Tiranës. Vendos sekuestron. Veliaj në telashe
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Më në fund Kutia e Pandorës është hapur dhe SPAK ka “zbuluar” se pronarët e inceneratorit të Tiranës janë të njëjtët Klodë, Zoto dhe Mërtiri, që tashmë janë shpallur në kërkim për dy djegësit e Elbasanit dhe Fierit. Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, gjykata ka vendosur sekuestron edhe mbi veprën e tretë korruptive të pastrimit të mbetjeve.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion bëri me dije në një komunikatë se po heton në kuadër të procedimit penal për veprat penale të “Mashtrimi me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, ndërsa bën me dije se “de facto” biznesmenët në kërkim Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë pronarët e inceneratorit. “Nga provat e marra gjatë hetimit ka rezultuar se, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k” thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

RelatedPosts

Miqësia shqiptaro-amerikane – një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike.

Ambasada e SHBA në Tiranë njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares që po gjykonte procesin ndaj tij, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari

Pak ditë më parë një investigim i BIRN, nxori në dritë edhe rolin që pati luajtur kryebashkiaku Erion Veliaj në këtë konçesion duke u berë iniciuesi, mbështetësi dhe financuesi i tij nga fondet e bashkisë. Burime të Lapsi.al bënë me dije se pasditen e së mërkurës, në 26 korrik, kryebashkiaku është thirrur dhe është marrë në pyetje për tre orë nga prokurorët e SPAK. Ende nuk dihet se cili ka qenë interesi i hetuesve sepse e gjitha është mbajtur “Top sekret” dhe larg syrit të mediave sipas një “deal-i” paraprak të bërë mes shefave të SPAK dhe Veliajt.

Reporterët e Lapsi.al e patën të pamundur të merrnin një konfirmim mbi këtë temë dhe prandaj lajmi nuk u botua deri më sot. Por në njoftimin e sotëm të SPAK thuhet shprehimisht se mbi këtë çështje po hetohen edhe të zgjedhurit lokalë të bashkisë së Tiranës. Prokuroria po heton krimet e mundshme si “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, gjë që e komplikon situatën e Veliajt.

Inceneratori i Tiranës ka qenë deri më tani një mollë e ndaluar për drejtësinë. Ndonëse media dhe opozita e kanë ngritur zërin me forcë për rreth 80 mijë euro në ditë (shuma totale e pagesave ka vajtur mbi 100 milionë) që vazhdonin t’i paguheshin dy bosëve në kërkim, Zoto dhe Mërtiri, prokuroria nuk e kishte vënë ujin në zjarr. Ngritja në krye të institucionit e Altin Dumanit duket se i ka përshpejtuar gjërat, dhe tani kështjella e korrupsionit të cilën e mbronin me fanatizëm rilindasit është vënë më në fund në sekuestro.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidentja Osmani në pritjen e Presidentit Trump, diskutime me liderë botërorë

Presidentja Osmani në pritjen e Presidentit Trump, diskutime me liderë botërorë

27 September, 2025
Brighton befasuan Chelsea-n me fitoren 3-1 në Stamford Bridge

Brighton befasuan Chelsea-n me fitoren 3-1 në Stamford Bridge

27 September, 2025
Crystal Palace befasoi Liverpoolin me fitore 2-1

Crystal Palace befasoi Liverpoolin me fitore 2-1

27 September, 2025
Atletico shokuese ndaj Realit, fiton 5-2

Atletico shokuese ndaj Realit, fiton 5-2

27 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result