ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim 8 hours ago
SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën 8 hours ago
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm 9 hours ago
“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim 9 hours ago
“Rregullorja u asgjësua”, Berisha: Ky është parlamenti i karteleve të drogës 10 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Kulture

Kurani i çmuar 200-vjeçar që u gjet në një qese letre

albnews by albnews
25 August, 2023
in Kulture
0
Kurani i çmuar 200-vjeçar që u gjet në një qese letre
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një Kuran, i shkruar mjeshtërisht me dorë më shumë se 200 vjet më parë nga një imam indonezian i cili ishte dëbuar në skajin jugor të Afrikës nga kolonizatorët holandezë, është krenaria e myslimanëve të Cape Town që e ruajnë me xhelozi në një xhami në lagjen historike të qytetit Bo Kaap.

Kurani u gjet nga ndërtuesit në një qese letre në papafingo të Xhamisë Auwal, gjatë punës për rinovimin e saj në mesin e viteve 1980.

RelatedPosts

Autoportreti i Rembrandtit nis turneun kombëtar në Britani

“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd

Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike

Studiuesit besojnë se Imam Abdullah ibn Kadi Abdus Salaam, i njohur si Tuan Guru, e shkroi Kuranin bazuar te kujtesa e tij pasi u dërgua në Cape Town si i burgosur politik, nga ishulli Tidore në Indonezi në vitin 1780, si ndëshkim për bashkimin me lëvizjen e rezistencës kundër kolonizatorëve holandezë.

“Ishte jashtëzakonisht i pluhurosur, dukej sikur askush nuk kishte qenë në atë papafingo për më shumë se 100 vjet“, tha Cassiem Abdullah, një anëtar i komitetit të xhamisë.

Kurani i palidhur, i përbërë nga faqe të lira që ishin të panumërta, ishte në gjendje çuditërisht të mirë.

Boja e zezë dhe e kuqe e përdorur për shkrimin kaligrafik qartësisht të lexueshëm në alfabetin arab ishte ende në gjendje shumë të mirë.

Sfida e madhe për komunitetin lokal mysliman në përpjekjen e tyre për të ruajtur një nga artefaktet më të vlefshme në trashëgiminë e tyre të pasur, e cila daton që nga viti 1694, ishte të sigurohej që të gjitha faqet që përmbajnë më shumë se 6000 vargjet e Kuranit të vendosen në sekuencën e duhur.

Këtë detyrë e mori përsipër Maulana Taha Karaan, e cila ishte kryejuriste e Këshillit Gjyqësor Mysliman me bazë në Cape Town, në bashkëpunim me disa studiues vendas të Kuranit. I gjithë procesi, i cili përfundoi me lidhjen e faqeve, zgjati tre vjet për t’u përfunduar.

Që atëherë, Kurani është ekspozuar në Xhaminë Auwal, e cila u themelua nga Tuan Guru në 1794 si xhamia e parë në atë që tani është Afrika e Jugut.

Tre përpjekje të pasuksesshme për të vjedhur tekstin e çmuar e detyruan komitetin ta fiksonte atë në një këllëf rezistent ndaj zjarrit dhe plumbave në pjesën e përparme të xhamisë./ BBC

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim

Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim

12 September, 2025
SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

12 September, 2025
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

12 September, 2025
“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim

“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim

12 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result