ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista 4 hours ago
INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE 4 hours ago
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit 4 hours ago
Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro 4 hours ago
Takimi mes Trump dhe Erdogan në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti amerikan: Marrëveshje tregtare dhe ushtarake 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Raporti i OSBE, Bylykbashi: Ndër më “të zinjtë” në 30 vite, i fut “një grusht turinjve” zgjedhjeve të 14 majit

albnews by albnews
29 September, 2023
in Albania
0
Raporti i OSBE, Bylykbashi: Ndër më “të zinjtë” në 30 vite, i fut “një grusht turinjve” zgjedhjeve të 14 majit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, është shprehur se raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 14 majit ishte një goditje e madhe për qeverinë shqiptare.

Komentet Bylykbashi i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku tha se ky raport ishte ndër raportet më të zeza në 30 vite demokraci, që sipas tij, krahasohet vetëm me raportin e vitit 2001.

RelatedPosts

INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

Aksident tragjik në Shkodër, humbin jetën baba e bir

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

Ai shtoi se duhen hetuar përgjegjësit që kanë shkelur barazinë në zgjedhje duke abuzuar me burimet dhe pushtetin shtetëror për të fituar avantazh zgjedhor.

Reagimi i Bylykbashit:

Raporti i ODIHR-it i fut një grusht turinjve zgjedhjeve të 14 majit 2023.

Ndër rapprtet më të zeza në 30 vjet. I vetmi që krahasohet me të është raporti i vitit 2001.

Qeveria ka abuzuar masivisht me pushtetin dhe burimet shtetërore në favor të kandiddatëve të saj, duke prishur barazinë e garës që kërkojnë standartet e OSBE. Raporti fshikullon KQZ se i ka hapur derën dhe ka lejuar qeverinë të abuzojë e të shkelë ligjin që KQZ ka detyrë të garantojë. Rekomandimi prioritar nr. 1: Duhen hetuar përgjegjësit që kanë shkelur barazinë në zgjedhje duke abuzuar me burimet dhe pushtetin shtetëror për të fituar avantazh zgjedhor.

Është bërë presion mbi zgjedhësit, përfshirë mbi administratën me vende pune, shërbime shtetërore e duke i kërcënuar Kryeministri se do t’u ndërpresë financimet nëse votojnë opozitën. Pra zgjedhësit nuk kanë qenë të lirë. Rekomandimi prioritar nr. 1: Duhen hetuar përgjegjësit që kanë ushtruar presion mbi zgjedhësit.

Është cënuar sekreti i votës gjatë votimit nga komisionerët apo persona të tjerë si dhe operatorët e votimit elektronik, duke lejuar dendur votim familjar, votim në grup, votim në emër të votuesve të tjerë apo duke i udhëzuar zgjedhësit si të votojnë tek dhoma e fahehtë. Vota që nuk është sekrete nuk është e lirë. Rekomandimi prioritar nr. 1: Duhen hetuar përgjegjësit që kanë cënuar sekretin e votës.

Patronazhimi dhe përdorimi i të dhënave personale të zgjedhësve, të përdorura nga PS, është përdorur për të kontrolluar në masë zgjedhësit. Kjo përbën cënim të lirisë së zgjedhësve. Rekomandimi prioritar nr. 1: Duhen hetuar përgjegjësit e cënimit të lirisë e që kanë ushtruar presion mbi zgjedhësit.

Shitblerja e votës është problem prej kohësh dhe ka minuar integritetin e zgjedhjeve thotë Rekomandimi Prioritar nr.2. Qartazi fshikullon përgjegjësit që nuk kanë bërë gjë për ta goditur këtë krim (në 2017 shitblerja e votës u bë vepër korrupsioni dhe nga 2020 SPAK ka përgjegjësinë ekskluzive për ta hetuar e ndëshkuar por sipas ODIHR del se nuk është bërë asgjë). Rekomandimi prioritar nr. 1: Duhen hetuar përgjegjësit e shitblerjes së votës.

Mjafton të lexosh rekomandimet prioritare 1-5 dhe konkluzioni është që zgjedhjet nuk ishin të fahehta, të lira apo të barabarta. Do të thotë që zgjedhjet nuk ishin të ndershme dhe demokratike.

Po të shkosh pak përtej kopertinës diplomatike të hyrjes dhe të lexosh detajet e konstatimeve, raporti nxin nga shkeljet. Njësoj si në 2001.

Edi Rama i ka kthyer zgjedhjet 22 vite pas. Mos u çuditni që të dalë nesër e të thote: Raporti i ODIHR është kinezëri.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista

Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista

21 September, 2025
INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

21 September, 2025
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

21 September, 2025
Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro

Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result