ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus 1 hour ago
Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar 2 hours ago
Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë 2 hours ago
8 muaj në duart e talibanëve, ribashkimi emocional i çiftit britanik me vajzën e tyre 2 hours ago
Premier League/ Nuk ka minuta për Brojën, ndalet Tottenham. Rezultatet e katër ndeshjeve 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Komuniteti shqiptaro-amerikan letër presidentit Biden: Sulmi i organizuar nga Serbia!

albnews by albnews
4 October, 2023
in Albania, Bota
0
Komuniteti shqiptaro-amerikan letër presidentit Biden: Sulmi i organizuar nga Serbia!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Organizata shqiptaro-amerikane nga pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara i dërguan të martën një letër Presidentit Joe Biden, ku shprehën shqetësimin për veprimet e Serbisë ndaj Kosovës dhe kërkuan që SHBA dhe BE-ja të marrë masa kundër presidentit të saj, Aleksandar Vuçiç.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga kërcënimi i vazhdueshëm që paraqet Serbia dhe presidenti i saj Aleksandar Vuçiç ndaj Kosovës dhe popullit të saj”, thuhet në letrën e nënshkruar nga rreth 90 shoqata dhe grupe shqiptaro-amerikane, të një spektri të gjerë.

RelatedPosts

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar

Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë

Nënshkruesit e letrës i kërkojnë presidentit Biden një takim për të diskutuar për gjendjen e krijuar.

Letra drejtuar presidentit Biden merr shkas kryesisht nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë në pjesën veriore të Kosovës, ku humbi jetën një oficer policie, si edhe nga grumbullimin e madh ushtarak nga Serbia në kufirin me Kosovën, që vetë Shtëpia e Bardhë e quajti “të pashembullt”, duke bërë thirrje Beogradit për tërheqjen e trupave nga kufiri.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby tha të martën se Serbia ka filluar tërheqjen e këtyre forcave.

“SHBA dhe BE duhet të marrin masa ndaj presidentit Vuçiç dhe të mos ta lejojnë atë të nxisë dhunën, të armatosë terroristët dhe të kërcënojë fqinjët e tij. Serbia nuk mund të mbetet anëtare e komunitetit perëndimor duke mbajtur njëkohësisht lidhje të ngushta me Rusinë”, thuhet në letër.

Aktivistët shqiptaro-amerikanë vënë në dukje lidhjen e veçantë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

“Si shqiptaro-amerikanë krenarë, ne vlerësojnë thellësisht mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, thuhet në letër, por shtohet se ky komunitet është i shqetësuar për rolin e Serbisë duke i quajtur veprimet e saj si “një rrezik të qartë dhe të pranishëm ndaj popullit, sigurisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”.

Në letër përmendet fakti që nënkryetari i Listës Serbe Milan Radoiçiç, e pranoi publikisht se drejtoi operacionin e 24 shtatorit, së bashku me Bojan Mijailoviçin, një truprojë i ministrit të Brendshëm Aleksander Vulin, i cili është sanksionuar nga Departamanti i Thesarit i SHBA-së, për krim të organizuar, operacione të paligjshme lidhur me narkotikë dhe lehtësimin e aktiviteteve keqdashëse të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Në letër përmendet gjithashtu deklarata e ambasadorit amerikan Jeffrey M. Hovenier, se sulmi “ishte i koordinuar dhe i sofistikuar” se personat e armatosur duket të kanë pasur stërvitje ushtarake dhe se sasia e armëve lë të kuptohet se kishte një plan “për të destabilizuar sigurinë në rajon.”

“Sulmi terrorist është pjesë e një sërë përpjekjesh për të destabilizuar Kosovën dhe rajonin… (Ai) paraqet një kthesë kritike dhe vendimtare jo vetëm për rajonin por edhe për gjithë Evropën”,

Autoritetet në Prishtinë, Bashkimi Evropian dhe diplomatët perëndimorë kanë kërkuar vënien e autorëve të sulmit para drejtësisë. Prishtina ka akuzuar Beogradin për mbështetjen dhe pajisjen e grupit që kreu sulmin.

“Serbia ka treguar herë pas here se përbën rrezik për Kosovën, fqinjët e saj dhe komunitetit ndërkombëtar më gjerë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk mund ta trajtojnë më Serbinë si një partner i besueshëm ndërkohë që ajo furnizon dhe tani strehon terroristë të armatosur rëndë”, thuhet në letër.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë tha të martën se ka arrestuar Milan Radoiçiçin. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka mohuar lidhjet me grupin e armatosur. Ai ka akuzuar Prishtinën zyrtare për nxitje të dhunës në veri./Zëri i Amerikës

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

20 September, 2025
Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar

Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar

20 September, 2025
Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë

Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë

20 September, 2025
8 muaj në duart e talibanëve, ribashkimi emocional i çiftit britanik me vajzën e tyre

8 muaj në duart e talibanëve, ribashkimi emocional i çiftit britanik me vajzën e tyre

20 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result