Jetesa me zhvillimet e teknologjisë ka anët e saj pozitive, por sigurisht dhe ato negative.
Sot aparaturat teknologjike si dhe aksesi në internet ofrohen që në vegjëli. Ndaj nuk është çudi që shumë adoleshentë po bëhen ekspertë në teknologji që në moshë të vogël, madje dhe shumë herë më të aftë se të rriturit.
Por ajo që po vihet re gjithnjë e më shumë është që një pjesë e të rinjve po zgjedhin që aftësitë e tyre në teknologji ti përdorin për të bërë para në kohë të shkurtër përmes mashtrimeve on line.
Shumica e të rinjve sidomos te këtyre 17-vjeçarëve, sigurisht ka 17-vjeçar shumë të apasionuar dhe ne i suportojmë gjatë gjithë kohës sidomos komuniteti i IT i suporton të rinjtë por çështja është që kjo lloj kategorie e të rinjve kanë dëshirë që të pasurohen për një kohë shumë të shkurtër dhe ndonjëherë kjo i çon dhe në pranga. Çështja është çfarë do bëjmë me këta të rinjtë dhe a duhet të fillojmë ti japim një drejtim, një profesion, nëse janë të apasionuar pas teknologjisë ti japim mundësi që të gjejnë një punë aty. Të rinjtë do gjejnë gjithmonë mënyra më të shkurtra sepse janë ata qe janë më të adaptuar me teknologjitë e reja”, shprehet eksperti i IT-së Tomi Kallanxhi.
Skemat e mashtrimit janë të shumëllojshme në botën e internetit. Përmes një klikimi të thjeshtë janë të shumtë ata që bien pre, duke humbur aksesin në llogaritë sociale, apo dhe më keq, duke investuar paratë e tyre në llogari që në të vërtet nuk kanë ekzistuar kurrë.
“Ideja është që nuk mund të bien pre e disa profileve. Por shumica e njerëzve bien pre e këtyre gjërave sepse nuk dallojnë një profil të vërtet nga një profil fake. Nuk dallojnë një video të marr nga interneti nga një video te bërë nga social media”, thotë Kallanxhi.
Duke parë shembujt e reklamuar në rrjetet sociale, që promovojnë paratë e shpejta, të rinjtë zgjedhin mënyrën më të shkurtër për tu pasuruar, pavarësisht se shpeshherë kjo nënkupton mashtrimin e palëve të tjera.