ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Magazina e drogës/ Ky është çifti që transportoi valixhen me “Toyota Yaris”, roli i 5 të arrestuarve 2 hours ago
Tjetër alarm për dron në Danimarkë, mbyllen disa orë dy aeroporte 2 hours ago
Fluturimi i dronëve nga Serbia në veri, Hoxha: E kemi njoftuar KFOR-in 2 hours ago
Zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta” 3 hours ago
Vrasja e vajzës keniane drejt mbylljes! Policia nuk sekuestroi provat në kohë. Nëna: E di kush është vrasësi 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Vetëvendosje marshon në Tiranë për Bashkim Kombëtar

albnews by albnews
23 November, 2019
in Albania
0
​Vetëvendosja proteston në Tiranë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sipas Vetëvendosjes në Tiranë, Mini-Schengeni” po bëhet për të mbuluar dështimet e mëhershme të marrëveshjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe mes Kosovës dhe Serbisë. Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë në 107 vjetorin të pavarësisë së Shqipërisë, do të mbajë marsh për bashkim të kauzave shqiptare drejt bashkimit kombëtar. Ata kërkojnë largim të taksës në rrugën e kombit dhe bashkim doganor për një treg të përbashkët mes dy shteteve shqiptare.

Drejtori i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi në një intervistë për KosovaPress, jep detaje mbi formën e marshit, masivitetin e tij dhe kundërshtimin e këtij marshi nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Teksa u shpreh kategorik kundër pretendimeve për formimin e një mini-shengeni ballanik.

“Ne do të organizojmë një marsh paqësor qytetarë me datën 28 nëntor në orën 12:00, prej monumentit të heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu deri tek Adem Jashari. Ne e kemi bërë të qartë në thirrjen tonë se përmes këtij marshi dëshirojmë së pari të bëjmë një për bashkim të kauzave … Njëra nga kërkesat në fakt që ne kemi në lidhjen me marshimin që do të bëjmë, është heqja e taksës në rrugën e kombit që e pengon integrimin e mëtejshëm integrimin kombëtar. Prandaj, besojmë që çështja kombëtare nuk është thjeshtë e çështjeve të simboleve, por është një projekt i përbashkët që i për bashkon kauzave dhe për bashkon kombin me hapa integrues drejt bashkimit kombëtar. Një hap tjetër për të cilin ne kemi fol shumë është bashkimi doganor, një treg i përbashkët Shqipëri-Kosovë që do të ndihmonte prodhuesit, fermerët sa në Kosovë, sa në Shqipëri meqenëse të dyja këto ekonomi j anë në nivel të njëjtë zhvillimi”, thotë Abazi.

RelatedPosts

Shqipëria, mes 10 vendeve që po përjetojnë tkurrje më të madhe të popullsisë në botë. Kosova, e para

EMRAT/ Vrasja e Klevis Lleshit, dy në pranga e dy në kërkim, Sky ECC çoi SPAK tek autorët

Magazina e drogës/ Ky është çifti që transportoi valixhen me “Toyota Yaris”, roli i 5 të arrestuarve

Abazi u shpreh optimist se ky marsh do të jetë i përmasave të mëdha, por nuk e konfirmojë se në ballë të saj do të jetë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Sa i përket pjesëmarrjes së tij do të varet prej tij kjo gjë. Ne nuk po presim që të mbajmë marrshin nëse do të jetë prezentë kryetari i VV-së, Albin Kurti. Ne e kemi bërë thirrjen do të mbajmë këtë marsh bashkë me qytetarët, në bordin e qendrës së LVV-së këtu në Shqipëri, por edhe me shumë qytetarë të tjerë nga Shqipëria, por edhe nga trevat e tjera shqiptare nga Kosova, Maqedonia e Veriut e më gjerë”, thotë Abazi.

Reagimet e kryeministrit Edi Rama kundër këtij marshi, drejtori i qendrës së VV-së në Tiranë, i cilëson si të pabaza.

Sipas tij, 28 nëntori nuk i takon vetëm Shqipërisë administrative, por gjithë shqiptarëve dhe për këtë arsye kanë të drejtë të marshojnë për çfarëdo qëllimi.

“Kryeministri tha se data 28 nëntor është shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, kjo nuk është e vërtetë. Data 28 nëntor nuk është shpallja e pavarësisë vetëm të Shqipërisë administrative se ai kësaj iu referua. Tha në të njëjtën deklaratë se imagjinoni sikur unë të vija të bëja një marsh në Kosovë në ditën e pavarësisë së Kosovës, mirëpo 28 nëntori festohet edhe në Kosovë”, thotë ai.

Për tentimin e formimit të një mini-shengeni, Abazi thotë se po bëhet për të mbuluar dështimet e mëhershme të marrëveshjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe me Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo iniciativë po bëhet për të mbuluar disa dështime të mëhershme. Njëri prej këtyre dështimeve janë marrëveshjet Shqipëri –Kosovë të pazbatuara. Janë bërë mbase 50 marrëveshje dhe askush nuk e ka të zbardhur tekstin për gjithë këto marrëveshje që janë bërë dhe nuk ka asnjë raport se deri ku janë zbatuar ato. Nga ana tjetër mund të jetë një përpjekje për të mbuluar dështimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi. Të cilat 33 prej tyre sot e kësaj dite nuk është ulur të analizohet për të kuptuar çka kanë funksionuar e çka jo. Tash në një moment kur as marrëveshjet Kosovë-Shqipëri nuk janë analizuar, as ato Kosovë-Serbi nuk janë të analizuar del një projekt që i mbivendoset këtyre dështimeve. Ne besojmë që një projekt i tillë vetëm i thellon problemet”, thotë ai.

Në mesin e gjashtëmbëdhjetë kërkesave të tjera të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë janë edhe tregu i unifikuar energjetik Shqipëri-Kosovë, jo importi me çmime të shtrenjta. Respektim i të drejtës për arsim, e jo nëpërkëmbja e studentëve dhe mbrojtja e të drejtave kombëtare shqiptare në trevat e rajonit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Magazina e drogës/ Ky është çifti që transportoi valixhen me “Toyota Yaris”, roli i 5 të arrestuarve

Magazina e drogës/ Ky është çifti që transportoi valixhen me “Toyota Yaris”, roli i 5 të arrestuarve

26 September, 2025
Tjetër alarm për dron në Danimarkë, mbyllen disa orë dy aeroporte

Tjetër alarm për dron në Danimarkë, mbyllen disa orë dy aeroporte

26 September, 2025
Fluturimi i dronëve nga Serbia në veri, Hoxha: E kemi njoftuar KFOR-in

Fluturimi i dronëve nga Serbia në veri, Hoxha: E kemi njoftuar KFOR-in

26 September, 2025
Zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

26 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result