ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 10 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 10 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 11 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 11 hours ago
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 11 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Dumani kërkon heqjen e ‘korrupsionit të vogël’ nga kompetenca e SPAK: Çështjet ‘e fjetura’ po adresohen

albnews by albnews
18 October, 2023
in Albania
0
Dumani kërkon heqjen e ‘korrupsionit të vogël’ nga kompetenca e SPAK: Çështjet ‘e fjetura’ po adresohen
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani kërkoi gjatë një raportimi në Kuvend ndryshime ligjore për t’u lehtësuar nga çështjet e korrupsionit të vogël – që sipas tij janë një ngarkesë pune e panevojshme.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani raportoi të mërkurën para Këshillit Kombëtar të Integrimit për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Europian për sistemin e drejtësisë.

RelatedPosts

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

Dumani ngriti shqetësimin për një ngarkesë pune të panevojshme që lidhet hetimin e veprave të korrupsionit për shuma të vogla monetare, duke kërkuar ndryshimin e kufirit 50 mijë lekësh që është në ligj.

“Ky kufi monetar duhet të ndryshohet, SPAK duhet të fokusohet vetëm në hetimin e çështjeve të korrupsionit të madh,” u tha ai deputetëve, duke kërkuar ndryshime ligjore.

Sipas Dumanit, veprat penale të korrupsionit të vogël mund të hetohen nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

Në analizë të punës, kreu i SPAK tha se janë rritur kapacitetet e burimeve njerëzore dhe se është bërë përparime në fushën e hetimit financiar me ngritjen e zyrës së posaçme me 24 hetues.

Por, ai  kërkoi nga Kuvendi shtimin e organikës me ndihmës ligjore për prokurorët dhe një rishikim buxheti për investime në godinën e re ku do të zhvendoset kjo prokurori.

“Është për t’u cilësuar nevoja e akordimit të buxhetit të nevojshëm për plotësimin infrastrukturës së kësaj godine,” tha ai.

Në mënyrë statistikore, në 9 muajt e fundit SPAK ka regjistruar 151 procedime  penale me 133 persona, ku nga këto 13 procedime u përkasin zyrtarëve të lartë. Sipas Dumanit, 15 zyrtarë të lartë janë aktualisht nën hetim, mes të cilëve një ish-ministër, një ish.zv.ministër, katër funksionarë të drejtësisë si dhe 6 ish-kryetarë të bashkive.

Ndërkohë, sipas tij, numri i procedimeve të dërguara në gjykatë ndaj ish zyrtarëve të lartë është rritur me 20 për qind dhe numri i personave të pandehur me 40 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Puna e SPAK u vlerësua nga opozita dhe nga mazhoranca, por kryetarja er Këshillit, Jorida Tabaku ngriti shqetësimin e zgjatjes së hetimeve në kohë.

Dumani u përgjigj se këto hetime kërkojnë kohë dhe janë të vështira, por po marrin rrugë me ngritjen e zyrës së hetimit financiar.

“Çështjet po adresohen nga ‘të fjetura’, që nuk kishin ku ta delegonim, kemi këtë sektor ku delegojmë një pjesë të mirë të hetimit që ka të bëjë me korrupsionin,” tha ai.

Ai shtoi se këto hetime kërkonin dhe kapacitete shtesë njerëzore dhe kërkoi nga Kuvendi miratimin e ndryshimeve ligjore për shtimin e ndihmësve ligjorë për prokurorët.

Përfaqësues të shoqërisë civile në këtë Këshill gjithashtu ngritën shqetësimet e tyre për zvarritjen e hetimeve apo problematika që shoqëronin procesin.

Erinda Skëndaj nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkoi të dinte nëse do të bëhen analiza për procedimet penale apo hetimet ndaj ish-gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të cilët procesi i vetingut kishte evidentuar përgjegjësi penale, për mosdeklarimin e pasurisë apo të të ardhurave.

“Pikëpyetja jonë është se si u krijuan këto pasuri dhe si ndërlidhet pasuria e pajustifikuar e këtyre subjekteve me korrupsionin dhe pse po zgjasin këto hetime,” pyeti ajo kreun e SPAK.

Dumani solli disa statistika për hetimet e përfunduara për këtë kategori, por ndërkohë e cilësoi të drejtë shqetësimin e KSHH-së, për mos ngritjen e akuzës për korrupsion për këta subjekte.

“Ne kemi ngritur akuzë për fshehje të pasurisë, apo dhe pastrim parash, por jo edhe për veprën penale të korrupsionit,” tha ai, duke shtuar se hetimi është bërë i plotë, por nuk janë gjetur elementë të kësaj vepre penale.

Ndërkohë, Agim Rrapaj i shoqatës së fermërëve dhe agrobiznesit kërkoi që të kishte rezultate sa më të shpejta të hetimeve për fondet e IPARD-it, pasi sipas tij, akuzat po dëmtojnë dhe po përbaltin këtë sektor.

Kreu i SPAK bëri të qartë se s’mund të fliste për çështje konkrete dhe për hetime që vijojnë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result