ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë 1 hour ago
Operacioni “Roja Lindore”, NATO vendos pajisje në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë 1 hour ago
Ekipi i Starmer është ‘futur në bunker’ që nga riorganizimi i kabinetit, thotë deputeti i Partisë Laburiste 2 hours ago
Bashkëshortja e Charlie Kirk u drejtohet “përgjegjësve” për atentatin: Nuk e keni idenë çfarë force të papërmbajtshme keni lëshuar në mbarë botën 2 hours ago
Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane 2 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

“Synimi i grekëve, Himara”/ Ngjela nxjerr SEKRETIN e çështjes Beleri: Ja çfarë më thanë krerët e Omonias…

albnews by albnews
21 October, 2023
in Shqiperia
0
“Synimi i grekëve, Himara”/ Ngjela nxjerr SEKRETIN e çështjes Beleri: Ja çfarë më thanë krerët e Omonias…
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Faji, tha avokati, është i Sali Berishës që i shpalli minoritarë kur ata as nuk e kishin kërkuar ndonjëherë më parë të drejtën e minoritetit.

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se politika greke pati interes ta frynte sa më shumë çështjen e Fredi Belerit, një person që garonte për kryesimin e një qyteti të vogël në Shqipëri, pasi pikësynimi i saj është Himara.

RelatedPosts

Shqipëria merr vëmendje botërore për ministren e parë AI

Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan pamjet nga Kepi i Rodonit: U shkulën të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun”

Vizita e Dumanit në SHBA, SPAK publikon detaje mbi takimet me zyrtarët amerikanë

Sipas Ngjelës, pas suliotëve që kishin një frymë të theksuar patriote, vetëm Kurveleshi dhe Himara i kanë mbetur Jugut. I ftuar në “Top Talk”, avokati nënkuptoi se me marrjen e Sulit, nëse Greqia ushtron autoritetin e saj edhe në këto dy zona, shkëputet nga Shqipëria një pjesë e mirë e Jugut.

Ngjela tha se ky informacion është konfirmuar nga vetë krerët e Omonias, të cilët të mërzitur i thanë se qeveria greke nuk pyet fare për ta si minoritar, por gjithmon synimi i saj është Himara. Avokati Ngjela, dhe më pas analisti Aleksandër Çipa, konfirmuan se në vitet ’40 numri i personave që flisnin greqisht në Himarë numërohej me gishtat e dorës, aq sa ishte e pamundur të flitej për persona me kombësi greke.

Sipas Ngjelës, Himara është kryeqendra e labërisë dhe nuk ka asnjë lidhje me minoritetin grek. Faji, tha avokati, është i Sali Berishës që i shpalli minoritarë kur ata as nuk e kishin kërkuar ndonjëherë më parë të drejtën e minoritetit.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Greqia e rrit më shumë vlerën e një personazhi si Fredi Beleri dhe pse i intereson kjo? Madje edhe drejtësia shqiptare me mënyrën se si ka vepruar me këtë personazh, po e bënë të ketë më shumë valencë seç duhet? Pse shpiken personazhe të tillë në Shqipëri, sidomos kur vjen puna tek çështjet e minoritetit grek?

Ngjela: Greqia një çështje gati ordinere e ktheu në një çështje të nivelit të lartë politik. Këtë e bëjnë zakonisht diktaturat ose qeveritë që janë nën nivelin elektiv të politikës moderne, ose të politikës aktuale në perëndim.

Pra kanë rënë brenda. Por, pse? Ç’i duhet duhet kryeministrit grek nëse një preson ka dalë apo jo kryetar bashkie i një qyteti të vogël? Kush e kupton këtë? Po të shkosh në biseda politike të niveleve të larta, të qeshin.

Tani për të ardhur tek çështja, krerët e Omonias më kanë thënë të mërzitur që qeveria greke nuk pyet fare për ne si minoritar, por gjithmon synimi i saj për të fituar është Himara. Himarën e kanë ide fikse. Pra krerët e minoriteteve janë të mërzitur që i kanë lënë ata dhe po merren me shqiptarët, sepse ata në Himarë janë shqiptarë, nuk janë minoritarë.

Xhokaxhi: Si ka mundësi që arrijnë deri në kërcënime?

Ngjela: Gabimin kryesor e bëri Berisha që i shpalli minoritar. Ku ka minoritarë atje? Ajo është kryeqendra e labërisë sepse në Himarë ke labë nga Kurveleshi. Por çfarë ndodhi? Saliu u dha statusin e minoritarëve. Kur kam shkuar unë në vitet ‘70- ’80 në Himarë ka qenë vetëm një lagje që fliste greqisht, dhe një greqishte shatra-patra. Dhe kur pyeta vendalinjtë e kulturuar madje edhe një shkrimtar, më thanë që nuk dinë greqisht këta. Edhe ata që dinë, e kanë fituar nga tregëtia me Korfuzin.

Atyre nuk ua kishte dhënë asnjëherë të drejtën e minoritetit, dhe as nuk e kishin kërkuar njëherë, por ua dha Berisha. Tani çfarë po bëjnë, asgjë. Një vrimë në ujë. Por rëndësia qëndron se Himara është pikësynim grek. Pyetja që shtrohet këtu është pse? Sepse pavarësisht se Mehmet Shehu ishte diktator, një gjë kam vlerësuar nga fjalimet e tij: “Ne na iku një pjesë e rëndësishme e patiotëve të Jugut, Sulid he suliotët. Këtë e morën, po na morën edhe Kurveleshin me Himarën, humbasim një gjë shumë të rëndësishme”.

Aleksandër Çipa: Avokat më duhet të them se para vitit 1940 numëroheshin me gishta personat nga territori administrativ i Himarës që kishin shtetësi greke, me gishtat e dorës. Pastaj për kombësi, besoj nuk është e nevojshme fare që të bëjmë koment./ Top Channel

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë

Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë

13 September, 2025
Operacioni “Roja Lindore”, NATO vendos pajisje në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë

Operacioni “Roja Lindore”, NATO vendos pajisje në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë

13 September, 2025
Ekipi i Starmer është ‘futur në bunker’ që nga riorganizimi i kabinetit, thotë deputeti i Partisë Laburiste

Ekipi i Starmer është ‘futur në bunker’ që nga riorganizimi i kabinetit, thotë deputeti i Partisë Laburiste

13 September, 2025
Bashkëshortja e Charlie Kirk u drejtohet “përgjegjësve” për atentatin: Nuk e keni idenë çfarë force të papërmbajtshme keni lëshuar në mbarë botën

Bashkëshortja e Charlie Kirk u drejtohet “përgjegjësve” për atentatin: Nuk e keni idenë çfarë force të papërmbajtshme keni lëshuar në mbarë botën

13 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result