ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dronët rusë mbi Poloni, kryeministri britanik: Shkelje e rrezikshme, Putini e përçmon paqen 6 hours ago
Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar? 6 hours ago
Berisha mbledh kryesinë e PD: Shqipëria po përjeton një diktaturë autokratike! Nuk kemi bërë sa duhet për të qartësuar anëtarësinë tonë 6 hours ago
Dy shqiptarë në mesin e 200 talenteve më të mirë të futbollit në botë 6 hours ago
Qindra të izoluar dhe evakuuar, mot i keq mbërthen Italinë Qëndrore dhe Veriore 6 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Opinion

“Partizani”/ Ben Andoni: Zbardhja e dosjes do zbulonte metodologjinë për pronat e tjera

albnews by albnews
23 October, 2023
in Opinion
0
“Partizani”/ Ben Andoni: Zbardhja e dosjes do zbulonte metodologjinë për pronat e tjera
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Ben ANDONI

Çështja e ish-klubit “Partizani”, arrestimi i Jamarbër Malltezit dhe vendosja e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Sali Berisha, për opinionistin Ben Andoni nuk është thjesht çështje “juridike”.

RelatedPosts

Bowen: Diplomacia në rrënoja pasi Izraeli sulmon udhëheqësit e Hamasit në Katar

Pse emërimi i Shabana Mahmood mund të nënkuptojë një politikë më të ashpër ndaj imigracionit

Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën

Andoni u shpreh se dosja e ish-klubit “Partizani” ka nxjerrë në pah problematikën e vetëfunksionimit të shtetit.

“Kjo dosje ka nxjerr një problematikë të vetëfunksionimit të shtetit tonë. E keni parë kakofoninë lidhur me pronësinë e strukturës para të klubit shumëspotësh Partizanit. Dhe si është vepruar ndër vite me blerjen, riblerjen dhe metodikën e blerjes.

Po të futesh pak më në thellësi të problematikës së shtetit tonë, mënyrën si është operuar me të, një pjesë e pronarëve janë dëmshpërblyer,  një pjesë më përpara janë paguar në kohën e regjimit të pushtimit italian, më pas në momentin që Shqipëria ka kërkuar operacione nga Italia, të gjitha janë zgjidhur dhe kjo pronë është pronë e shtetit shqiptar me dëmshpërblimin që Shqipëria ka marrë nga shteti italian me monedhën e asaj kohe.

Në mendimin tim, po të kalojmë te pjesa e z.Berisha, është favorizimi dhe pjesa që lidhet me korrupsionin pasiv të tij dhe kjo është gati e dukshme. Mënyra se si strukturat e shtetit shqiptar të asaj kohe janë bindur verbërisht. Kjo problematikë vazhdon dhe besoj se SPAK do vazhdojë me këtë lloj logjike dhe mendoj se do kapë dhe çështje të tjera.

Sot jepen masat e sigurisë për Malltezin, z.Berisha detyrim paraqitje, në momentin që gjykimet do shkojnë në një stad dhe prokuroria do dijë të tregojë këtë evolucion të pronësisë, metodologjinë si është bërë shformimi i “Partizanit” do gjykojmë më mirë.

Por tanimë problemi është diçka më pak “juridike” dhe më tepër politik”, tha Andoni.

Opinionisti theksoi se zbardhja sa më mirë e dosjes për ish-klubin “Partizani” do zbulonte metodologjinë e ardhshme për shqyrtimin e pronave të tilla.

“Duhet të vijë momenti që duhet të shterojnë disa problematika që kanë lidhje me pronësinë si kjo që ishte me klubin Partizani.

Sikur të marrim vetëm faktin që ai ishte klub shumësportesh e ka shërbyer për dekada të tëra, unë mendoj se kaq do duhej të mjaftonte që ai vend të mos prekej.

Mos harroni, zbardhja sa më mirë e kësaj dosje do na tregojë dhe metodologji të ardhshme për shqyrtimin e pronave të tilla. Mos harroni që për pronat në Shqipëri, janë vrarë shumë më tepër njerëz se ata që janë vrarë në kohë e diktaturës”, theksoi ai.

Ai u shpreh se ky është momenti më i mirë për opozitën për t’u ringritur dhe për të mos u marrë më me të shkuarën.

“Është më tepër politik për një problem të madh, mënyrën si opozita, partitë opozitare, pjesa e individëve të cilët pretendojnë se duhet të flasin në momente të caktuara për rrjedhime të vendit, nuk shprehen dhe ky është një problem shumë i madh civil në vendin tonë, që përballë situatave të tilla nuk dimë të mbajmë qëndrime.

Dhe për opozitën që identifikon në gjithë rrugën e vetë, gjithçka që lidhet me z.Berisha.  në mendimin tim, ky është më momenti më i mirë për opozitën për t’u ringritur, dhe për të mos u marr më me të shkuarën”, u shpreh Andoni, i cili shprehet se ringritja e opozitës do të arrihej përmes dorëheqjes “de facto” të Berishës dhe Lulzim Bashës e mbledhjes së një asambleje të përbashkët e cila do të kërkonte mbledhjen e Kuvendit.

“Njëra mënyrë mund të jetë bashkimi, që gati është mekanik. Por në mendim tim nëse do kishte predispozitë të mirë, dhe në këtë rast i takon Berishës edhe të largohej “de facto”, por duhej të tërhiqej dhe z. Basha. Një asamble e përbashkët të kërkonte mbledhjen e Kuvendit dhe PD të ringrihej me një logjikë të re. Zgjedhjet nuk janë larg dhe ndërkohë që makineria e madhe shtetërore punon për zgjedhjet, duket se opozita punon për problemet e brendshme”, shtoi ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dronët rusë mbi Poloni, kryeministri britanik: Shkelje e rrezikshme, Putini e përçmon paqen

Dronët rusë mbi Poloni, kryeministri britanik: Shkelje e rrezikshme, Putini e përçmon paqen

10 September, 2025
Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar?

Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar?

10 September, 2025
Berisha mbledh kryesinë e PD: Shqipëria po përjeton një diktaturë autokratike! Nuk kemi bërë sa duhet për të qartësuar anëtarësinë tonë

Berisha mbledh kryesinë e PD: Shqipëria po përjeton një diktaturë autokratike! Nuk kemi bërë sa duhet për të qartësuar anëtarësinë tonë

10 September, 2025
Dy shqiptarë në mesin e 200 talenteve më të mirë të futbollit në botë

Dy shqiptarë në mesin e 200 talenteve më të mirë të futbollit në botë

10 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result