ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dronët rusë mbi Poloni, kryeministri britanik: Shkelje e rrezikshme, Putini e përçmon paqen 6 hours ago
Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar? 6 hours ago
Berisha mbledh kryesinë e PD: Shqipëria po përjeton një diktaturë autokratike! Nuk kemi bërë sa duhet për të qartësuar anëtarësinë tonë 6 hours ago
Dy shqiptarë në mesin e 200 talenteve më të mirë të futbollit në botë 6 hours ago
Qindra të izoluar dhe evakuuar, mot i keq mbërthen Italinë Qëndrore dhe Veriore 6 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Opinion

Etika në rrjete sociale

albnews by albnews
31 October, 2023
in Opinion
0
Etika në rrjete sociale
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Zemaida Kastrati Mozali

Jetojmë në një situatë me shumë ngjarje, si në rrafsh kombëtar, në rrafsh rajonal, apo edhe më gjerë në rrafsh ndërkombëtar. Ka periudha kur zhvillimet janë të zakonshme, por ka situata kur zhvillimet dalin jashtë normales dhe të krijojnë një pasiguri edhe për të ardhmen… le të shpresojmë për mirë.

RelatedPosts

Bowen: Diplomacia në rrënoja pasi Izraeli sulmon udhëheqësit e Hamasit në Katar

Pse emërimi i Shabana Mahmood mund të nënkuptojë një politikë më të ashpër ndaj imigracionit

Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën

Sidomos në të tilla situata, rrjetet sociale ‘vlojnë’ nga komentet, nga reagimet, qofshin këta nga persona profesionistë, që janë të përgatitur mjaftueshëm për të komentuar, për të dhënë mendim, për të ofruar dijen dhe informacionin për të tjerët që i lexojnë. Në fund të fundit, dija merr vlerë kur ti/unë/ai/ajo e ndajmë me të tjerët, pasi të gjithë kemi nevojë të mësojmë gjatë gjithë jetës, nga burime të ndryshme, nga tjetri/tjetra, në forma të ndryshme.

Një pjesë e mirë vendos të mos komentojë, të rrijë në heshtje, për shumë arsye, ndofta sepse nuk duan të përfshihen në debate pa fund, nuk duan të shpërfaqin mendimet e tyre, pasi kjo mund të ketë edhe pasoja, ndofta sepse mendojnë se sado të shprehesh në rrjetet sociale, kjo nuk ka ndonjë rol në zgjidhjen e problemeve, qofshin të tyret, qofshin të të tjerëve. Heshtja dhe qëndrimi ‘absent’ sidomos i atyre që kanë shumë për të folur, për të analizuar, me fjalë të tjera për të kontribuar, është një mungesë e madhe e mendimit të kualifikuar, e mendimit që në një pjesë të mirë të zhvillimeve shoqërore ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm, ka përgatitur dhe udhëhequr popullatat në rrugëtimin e tyre, nga një stad në tjetrin. Në fund të fundit, këta janë elitat shoqërore dhe intelektuale të cilat kanë mission që të përgatisin dhe të formësojnë masat. Por gjithsesi, nganjëherë, nëse fjala është argjend, heshtja është flori.

Admiroj atë grup individësh që zgjedh të shprehet, të prononcohet, sidomos kur kjo bëhet pa ngarkesa emocionale, kur mbështetet mbi fakte, mbi arsyetime të shëndosha, apo mbi deduksione që vijnë mbasi kanë analizuar ngjarjet dhe zhvillimet njëra pas tjetrës. Meqenëse mundësia është ofruar nga zhvillimet teknologjike, nga internet, nga platformat sociale, secili e ka këtë mundësi të shprehet, të thotë mendimin e vet dhe unë personalisht i vlerësoj guximtarët. Sidomos ata që kanë cfarë të thonë e të shprehen qartë dhe pastër, duke i dhënë edhe të tjerëve ‘food for thought’, pra ‘ushqim për të menduarin’.

Ajo që më bën përshtypje dhe nuk e pranoj është një gjuhë tjetër që po përdoret gjithnjë e më shumë në rrjetet sociale, një gjuhë e pakontrolluar, një gjuhë ku më shumë flet emocioni se arsyeja. Ka njerëz të frustruar që shprehen sipas gjendjes së tyre, sipas midesë së tyre, pa menduar dy herë se ajo që shkruajnë rëndon mbi tjetrin, e fyen tjetrin, e denigron, e fut në një thes me të tjerët, edhe pse secili ka individualitetin e vet, apo personalitetin e vet. Asnjëri nuk ka të drejtë të shprehet dosido, pa menduar që mund të lëndojë atë që është mbas ekranit të kompjuterit duke të lexuar. Secili duhet ta mendojë mirë përpara se të shkruajë një status, një koment, përpara se të japë mend, pa patur parasysh atë shprehjen që përdor Annie Lennox tek kënga e saj ‘Who am I to disagree’ e që unë do ta adaptoja në ‘Kush jam unë që po jap mend’…

Njerëzit kanë halle, kanë probleme, janë të ndjeshëm, prandaj e mira do të ishte që kushdo që zgjedh të shkruajë, duhet të jetë i kujdesshëm, të mos fyejë apo lëndojë të tjerët, duke qenë më i matur dhe më i arsyeshëm kur fillon të shtypë tastierën dhe mundësisht të mos i punojë dora përpara mendjes.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dronët rusë mbi Poloni, kryeministri britanik: Shkelje e rrezikshme, Putini e përçmon paqen

Dronët rusë mbi Poloni, kryeministri britanik: Shkelje e rrezikshme, Putini e përçmon paqen

10 September, 2025
Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar?

Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar?

10 September, 2025
Berisha mbledh kryesinë e PD: Shqipëria po përjeton një diktaturë autokratike! Nuk kemi bërë sa duhet për të qartësuar anëtarësinë tonë

Berisha mbledh kryesinë e PD: Shqipëria po përjeton një diktaturë autokratike! Nuk kemi bërë sa duhet për të qartësuar anëtarësinë tonë

10 September, 2025
Dy shqiptarë në mesin e 200 talenteve më të mirë të futbollit në botë

Dy shqiptarë në mesin e 200 talenteve më të mirë të futbollit në botë

10 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result