ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Zbulohen dy shtëpi bari, arrestohet djali, procedohet nëna, babai në kërkim. Në pranga dhe dy punonjës të OSHEE 55 seconds ago
Humbi të birin në aksidentin hekurudhor të Tempit, Prokuroria 10 ditë kohë shqiptarit: Ejani dëshmoni për autopsinë! 3 minutes ago
Të dhënat për 2025/ Fondet për ndihmën ekonomike në nivelin më të ulët të 6 viteve 6 minutes ago
Skandali te Onkologjiku/ Raporti i KLSH: Gjysma e barnave kundër kancerit nuk arrijnë te pacientët 8 minutes ago
Bonusi i fundvitit për pensionistët, qeveria rishikon buxhetin. Sa pritet të marrin të moshuarit në dhjetor 10 minutes ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin. I hap rrugë ratifikimit në Kuvend

albnews by albnews
20 February, 2024
in Shqiperia
0
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin. I hap rrugë ratifikimit në Kuvend
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët. Zbardhja e këtij vendimi i hap rrugë ratifikimit të marrëveshjes në Kuvend, sipas së cilës do të ngrihet një kamp  në Gjadër të Shëngjinit, ku do të strehohen emigrantët, deri në përfundim të procedurave për pranimin ose jo të azilit.

Në përgjigje të kërkesës së një grupi deputetësh opozitarë, sipas të cilëve Protokolli mes dy vendeve ishte në shkelje të Kushtetues së vendit dhe Konventave për të drejtat e njeriut ku Shqipëria është palë, Gjykata Kushtetuese thekson në vendim se Protokolli për Migracionin është në pajtim me Kushtetutën, duke lejuar ratifikimin e tij nga Kuvendi.

RelatedPosts

“E ka thënë vetë që është martuar me burrë”, Berisha për akuzat ndaj Gonzatos: Kërkoj ndjesë, por nuk ishte fyerje 

Hiqej si efektiv, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë. Sekuestrohen uniforma policie, grada dhe armë

Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar

“Në kushtet kur Protokolli për Migracionin ofron mbrojtje të përforcuar juridiksionale dhe nuk sjell kufizim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, Gjykata çmon se pretendimet e kërkuesit për cenimin e të drejtave dhe lirive themelore të të huajve (migrantëve), që rregullohen nga Protokolli për Migracionin, janë të pabazuara”, thuhet në vendim.

Po ashtu, Gjykata Kushtetuese çmon në vendim se negocimi dhe firmosja e marrëveshjes nga kryeministri Edi Rama është i rregullt. Sipas deputetëve të opozitës, Rama nuk ka kërkuar autorizim as për negocimin dhe as për nënshkrimin nga Presidenti, duke konsideruar këtë të fundit si autoritetin kompetent për të autorizuar lidhjen e marrëveshjeve të tilla. Por Gjykatat Kushtetuese, teksa përmend nënshkrimin e Traktatit të Miqësisë nga të dyja palët, e konsideron atë si bazë të mjaftueshme që kjo marrëveshje të nënshkruhej nga Qeveria.

 “Traktati i Miqësisë përbën një marrëveshje ndërkombëtare që sipas nenit 180 të Kushtetutës konsiderohet e ratifikuar sipas Kushtetutës. Nisur nga përmbajtja e tij, duke qenë se, sikurse u theksua më sipër, me nënshkrimin e këtij Traktati palët kanë rënë dakord për rregullimin në nivel qeverish edhe të çështjeve të lidhura me lëvizjet migratore, Traktati i Miqësisë përbën një marrëveshje kuadër, e cila shërben si bazë e mjaftueshme që Protokolli për Migracionin të nënshkruhej nga Qeveria. Pra, ai mund të negociohej me autorizim të Kryeministrit dhe plotfuqi të lëshuara nga ministri për Punët e Jashtme, si dhe të nënshkruhej prej vetë Kryeministrit. Kjo do të thotë se procedurat e negocimit nga pala shqiptare janë zhvilluar rregullisht dhe në përputhje me parashikimet ligjore vendase dhe ndërkombëtare”, theksohet në vendim.

Lidhur me pretendimet e deputetëve të opozitës për shkelje të të drejtave të njeriut, Gjykatat Kushtetuese thotë me vendimin e saj se Protokolli për Migracionin ofron mbrojtje juridiksionale, duke i konsideruar pretendimet e mësipërme si të pabazuara.

“Në kushtet kur Protokolli për Migracionin ofron mbrojtje të përforcuar juridiksionale dhe nuk sjell kufizim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, Gjykata çmon se, sipas arsyetimit të mësipërm, pretendimet e kërkuesit për cenimin e të drejtave dhe lirive themelore të të huajve (migrantëve), që rregullohen nga Protokolli për Migracionin, janë të pabazuara”, shkruhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Po ashtu, Gjykata Kushtetuese thekson se kjo marrëveshje nuk ndryshon territorin e Shqipërisë. Sipas Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht se kjo marrëveshje parashikon kalimin në përdorim të dy zonave, nga shteti shqiptar te autoritetet italiane, sërish këto zona janë pjesë integrale e territorit shqiptar.

“Protokolli për Migracionin nuk ka parashikuar rregulla që passjellin efekte mbi tërësinë territoriale të Republikës së Shqipërisë në favor të shtetit italian. Ai ka parashikuar kalimin në përdorim nga shteti shqiptar tek autoritetet shtetërore italiane të dy zonave, të cilat do të përdoren për të pritur dhe akomoduar migrantët që synojnë të hyjnë në Itali. Këto zona janë pjesë integrale e territorit shqiptar dhe ato do të vazhdojnë të mbeten të tilla gjatë gjithë kohëzgjatjes së përcaktuar shprehimisht të Protokollit, si dhe pas përfundimit të zbatimit të tij. Rrjedhimisht, Gjykata vlerëson se Protokolli për Migracionin nuk përcakton apo ndryshon integritetin territorial të Republikës së Shqipërisë, pasi, në thelb, ai nuk ndryshon apo cakton kufij të saj, duke ruajtur në këtë mënyrë të paprekura të gjitha elementet e territorit në aspektin fizik”, thekson Gjykata.

Vendimi i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese për Marrëveshjen me Italinë për emigrantët 

https://www.scribd.com/embeds/706838001/content?start_page=1&view_mode=scroll&access_key=key-9kYmRQ2Uqca5XARYyNs8

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Zbulohen dy shtëpi bari, arrestohet djali, procedohet nëna, babai në kërkim. Në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Zbulohen dy shtëpi bari, arrestohet djali, procedohet nëna, babai në kërkim. Në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

7 November, 2025
Humbi të birin në aksidentin hekurudhor të Tempit, Prokuroria 10 ditë kohë shqiptarit: Ejani dëshmoni për autopsinë!

Humbi të birin në aksidentin hekurudhor të Tempit, Prokuroria 10 ditë kohë shqiptarit: Ejani dëshmoni për autopsinë!

7 November, 2025
Të dhënat për 2025/ Fondet për ndihmën ekonomike në nivelin më të ulët të 6 viteve

Të dhënat për 2025/ Fondet për ndihmën ekonomike në nivelin më të ulët të 6 viteve

7 November, 2025
Skandali te Onkologjiku/ Raporti i KLSH: Gjysma e barnave kundër kancerit nuk arrijnë te pacientët

Skandali te Onkologjiku/ Raporti i KLSH: Gjysma e barnave kundër kancerit nuk arrijnë te pacientët

7 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result