ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Trump shkon një hap më tej, DASH do ta shpallë kartelin venezuelian organizatë terroriste 4 hours ago
Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i PDK-së 5 hours ago
Shkupi në vendin e 15-të në botë për ajër të ndotur, ndotja e ajrit rritet me uljen e temperaturave 5 hours ago
Murat Yakin komenton Granit Xhakën dhe rikthimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit 5 hours ago
Grabitje spektakolare në Louis Vuitton në Romë, vidhen dhjetëra artikuj luksozë 5 hours ago
Next
Prev
Home Diaspora

Franca, vendi më i kërkuar nga shqiptarët për azil

albnews by albnews
29 June, 2024
in Diaspora
0
Franca, vendi më i kërkuar nga shqiptarët për azil
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Franca vijon të mbetet destinacioni kryesor ku shtetasit shqiptarë drejtohen për të kërkuar azil.

Teksa në 2022 dhe 2023 një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve zgjodhën gjithnjë e më shumë të largohen nga vendi, duke shënuar nivelet më të larta të emigracionit të pas pandemisë, në muajt e parë të këtij viti, tendenca është ngadalësuar.

RelatedPosts

Historike, Shqipëria në play-off të kampionatit botëror të futbollit 2026

Amerikanët demontuan farsën e Hagës: CIA nuk kishte asnjë të dhënë për krime lufte nga komandantët e UÇK

Dy vjet burg dhe dëbim për një shqiptar në Francë, vodhi 25 euro dhe disa karamele

Të dhënat e publikuara nga Eurostat bëjnë të ditur se në tre muajt e parë të këtij viti ka pasur gjithsej 2050 aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë aplikimet kanë rënë me 24%, duke shënuar nivelin më të ulët që nga pandemia, ndërkohë që janë më pak sesa gjysma e të njëjtës periudhë të 2019-s.

Franca vijon të mbetet destinacioni kryesor ku shtetasit shqiptarë drejtohen për të kërkuar azil për shkak të lehtësive sociale që ofron, ndonëse ritmet po bien ndjeshëm.

Në tremujorin e parë kishte gjithsej 655 aplikime drejt këtij shteti, ose 32% e totalit. Por në raport me të njëjtë periudhë të një vit më parë, aplikimet në Francë kanë rënë me 38%.

E dyta vijon të mbetet Gjermania, me 485 aplikime (24% e totalit). Edhe drejt Gjermanisë është shënuar një rënie e fluksit të azilantëve me 22%.

Më të qëndrueshme janë kërkesat drejt Italisë, që u reduktuan me vetëm 5%. Në Itali kishte gjithsej 445 aplikime, ose 22% e totalit.

73 445 kërkesa për azil në mars 2024

Sipas Eurostat, Në mars 2024, 73,445 qytetarë jo të BE-së aplikuan për azil për herë të parë për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e BE-së, një rënie prej 12 për qind krahasuar me marsin e vitit të kaluar (83,915).

Kishte gjithashtu 7,050 aplikime përsëritëse, që përfaqësonin një rënie prej 6 për qind krahasuar me marsin 2023.

Sirianët mbetën grupi më i madh i njerëzve që kërkonin azil (10,470 aplikantë për herë të parë). Të ndjekur nga afganët (5 735) dhe venezuelasit (5 440).

Gjermania (16 430), Italia (15 115), Spanja (13 255) dhe Franca (10 540) vazhduan të marrin numrin më të madh të aplikimeve për herë të parë për azil, duke përbërë 75% të të gjithë aplikimeve për herë të parë në Bashkimin Evropian.

Në mars 2024, totali i BE-së i aplikimeve për herë të parë për azil ishte 16.4 për 100 mijë njerëz.

Krahasuar me popullsinë e çdo vendi të BE-së (më 1 janar 2023), normat më të larta të aplikimeve për herë të parë u regjistruan në Qipro (124.0) dhe Greqi (36.0).

Në mars të vitit 2024, 2,340 të mitur të pashoqëruar aplikuan për azil për herë të parë në BE, ku shumica vinin nga Siria (785) dhe Afganistani (325).

Vendet e BE-së që morën numrin më të madh të kërkesave për azil nga të miturit e pashoqëruar ishin Gjermania (920) dhe Holanda (455).

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Trump shkon një hap më tej, DASH do ta shpallë kartelin venezuelian organizatë terroriste

Trump shkon një hap më tej, DASH do ta shpallë kartelin venezuelian organizatë terroriste

17 November, 2025
Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i PDK-së

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i PDK-së

17 November, 2025
Shkupi në vendin e 15-të në botë për ajër të ndotur, ndotja e ajrit rritet me uljen e temperaturave

Shkupi në vendin e 15-të në botë për ajër të ndotur, ndotja e ajrit rritet me uljen e temperaturave

17 November, 2025
Murat Yakin komenton Granit Xhakën dhe rikthimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit

Murat Yakin komenton Granit Xhakën dhe rikthimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit

17 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result