• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, July 3, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Ndikimi turk deri te falsifikimi i historisë

Ndikimi turk deri te falsifikimi i historisë

by albnews
29 December, 2019
in Albania, Kosova
0
2
VIEWS

Në pjesën e dytë të intervistës për “Kohën Ditore”, albanologu hungarez Krisztián Csaplár-Degovics ka komentuar edhe çështje që vazhdojnë të konsiderohen të ndjeshme për historiografinë shqiptare. Për historianin hungarez, prirjet për portretizimin e periudhës osmane në Hungari si një “kohë e artë” janë thjesht falsifikime të historisë, njësoj siç nuk i gjen të mbështetura as argumentet e orientalistit, Hasan Kaleshi se Perandoria Osmane i shpëtoi shqiptarët nga asimilimi.

Ndër të tjera, Csaplár-Degovics – kërkues në Institutin e Historisë pranë Akademisë së Shkencave të Hungarisë, i cili së fundmi si redaktor ka sjellë përmbledhjen më të re të studiuesve hungarezë mbi historinë shqiptare, “These were hard times for Skanderbeg, but he had an ally, the Hungarian Hunyadi” – ka folur edhe për çështjen e identiteteve etnike e kombëtare në Ballkan, duke trajtuar veçmas rastin shqiptar. Historiani 43-vjeçar ka thënë se proceset kombformuese janë larg më komplekse sesa që përshkruhen rëndom nga studiues të ndryshëm. Sipas tij, në rastin shqiptar, “gjuha e veçantë dhe vetëdija etnike shërbyen si themel për procesin kombformues mbikonfesional”

KD: Ekziston një prirje gjithnjë e më e shprehur që historiografia shqiptare (dhe jo vetëm) të ndryshojë fundamentalisht perceptimin e saj mbi Perandorinë Osmane. E njëjta sugjerohet edhe në vende të tjera të Evropës Juglindore në dritën e një Turqie të fuqizuar, “thellësia strategjike” e së cilës mëton dominionet e dikurshme osmane. Por a ndieni se këto kërkesa politike po e zëvendësojnë një paradigmë të vjetër me një mit të ri, në këtë rast me një imazh opulent për ca “kohë të arta” të Perandorisë Osmane?

Csaplár-Degovics: Në Hungari, për një numër arsyesh të njohura ose të panjohura, elita politike e ditëve tona s’është vigjilente ose është disi lakuriqe përballë kësaj prirjeje politike. Prania turke bën që ndikimi i saj të ndihet në sferën e politikës dhe atë të kulturës. Në vitet e fundit disa ekspozita të mirëfinancuara janë organizuar prej grupeve të caktuara politike të interesit në Budapest përmes të cilave politika e sotme kulturore e Turqisë qe në gjendje të vizualizonte pikëpamjet e veta historike. Sidoqoftë, historianët hungarezë janë distancuar qartë nga këto ngjarje. Të përnaltësosh të kaluarën hungarezo-osmane, të rrëfesh periudhën osmane në Hungari si një kohë e bashkëjetesës paqësore e kulturore apo si kohëra të arta të bashkëpunimit dhe synimeve të përbashkëta është thjesht një falsifikim. Përkundrazi, mu për shkak të administratës represive osmane dhe fushatave ushtarake, gjuha hungareze (e kështu edhe kultura) u gjet në prag të zhdukjes në dekadat e fundit të shekullit XVII. Osmanistika dhe turkologjia hungareze u takon shkollave më të vjetra në botë, ato i hedhin rrënjët prapa në shekullin XIX. Shkollat hungareze të këtyre disiplinave kanë një rrjet të pasur institucionesh të mirënjohura shkencore me rëndësi globale. Studiuesit hungarezë nuk kanë nevojë për mbështetjen e institucioneve turke për kërkimin e historisë, gjuhës apo kulturës së popujve turkikë (Azi Qendrore). Në fund të fundit, politika e sotme kulturore dhe shkencore e Turqisë nuk ka mundësi të ndikojë studiuesit hungarezë me kualifikim të duhur. Pavarësisht simpatisë së përgjithshme hungareze kundrejt Turqisë, shoqëria hungareze ushqen qasje qartësisht negative ndaj periudhës osmane.

KD: Në vitet ’70, orientalisti Hasan Kaleshi doli me idenë e tij që të rishikohej gjithçka rreth Perandorisë Osmane. Ai i mëshonte asaj që shfaqja e osmanëve në Ballkan pengoi “asimilimin” e shqiptarëve ndërkohë që solli “shkatërrimin” e suprastrukturës feudale e kishtare sllave. Pa hyrë thellë, realiteti duket të ketë qenë larg më kompleks sesa kaq. Fjala vjen Patriarkana serbe u restaurua në vitin 1557 nga vetë osmanët apo edhe fakti që në këtë periudhë pasoi një rilindje e ortodoksizmit serb. Megjithatë ka studiues të tjerë, e njëri prej tyre është edhe Oliver Schmitt, që e quajnë të pathemeltë mëtimin se shqiptarët ishin në prag të asimilimit. Kështu ideja që i sheh osmanët si një lloj “Deus ex machina” duket jobindëse. Si e komentoni gjithë këtë debat?

Csaplár-Degovics: Paj, unë nuk jam ekspert i kësaj fushe. Në përgjithësi, është gjithnjë mirë kur rishikohet dija jonë mbi çështjet kombëtare dhe ato perandorake. Secili brez ka perspektivat dhe pyetjet e veta. Sa i përket teorisë së Kaleshit, unë nuk kam arsye t’iu kundërvihem pikëpamjeve të Schmittit që ka kryer kërkime në një korpus larg më të pasur të burimeve të papublikuara arkivore sesa Hasan Kaleshi.

Previous Post

Xhaka drejt largimit, Arsenali ia cakton çmimin

Next Post

Grida Duma kujton festat në kohën e fëmijërisë

albnews

albnews

Related Posts

Media italiane: Të gjithë “të çmendur” pas Shqipërisë, mes detit dhe gjelbërimit të maleve
Albania

Media italiane: Të gjithë “të çmendur” pas Shqipërisë, mes detit dhe gjelbërimit të maleve

3 July, 2025
VIDEO/ Nga eurot cash te pronat, policia italiane publikon pamjet e sekuestrimit të pasurive të Suel e Mario Çelës
Albania

VIDEO/ Nga eurot cash te pronat, policia italiane publikon pamjet e sekuestrimit të pasurive të Suel e Mario Çelës

3 July, 2025
Takimi me tone të ashpra në Bashkinë e Vlorës, zbardhet mesazhi i Ramës gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura
Albania

Takimi me tone të ashpra në Bashkinë e Vlorës, zbardhet mesazhi i Ramës gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura

3 July, 2025
Next Post
Grida Duma kujton festat në kohën e fëmijërisë

Grida Duma kujton festat në kohën e fëmijërisë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Raporti i CIA: Putin nuk ndërhyri në zgjedhjet e vitit 2016

Raporti i CIA: Putin nuk ndërhyri në zgjedhjet e vitit 2016

3 July, 2025
Media italiane: Të gjithë “të çmendur” pas Shqipërisë, mes detit dhe gjelbërimit të maleve

Media italiane: Të gjithë “të çmendur” pas Shqipërisë, mes detit dhe gjelbërimit të maleve

3 July, 2025
VIDEO/ Nga eurot cash te pronat, policia italiane publikon pamjet e sekuestrimit të pasurive të Suel e Mario Çelës

VIDEO/ Nga eurot cash te pronat, policia italiane publikon pamjet e sekuestrimit të pasurive të Suel e Mario Çelës

3 July, 2025
Ishte nisur drejt Anglisë, zbulohet arsyeja pse Diogo Jota po udhëtonte me makinë dhe jo me avion

Ishte nisur drejt Anglisë, zbulohet arsyeja pse Diogo Jota po udhëtonte me makinë dhe jo me avion

3 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5046 shares
    Share 2018 Tweet 1262
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2534 shares
    Share 1014 Tweet 634
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1946 shares
    Share 778 Tweet 487
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1718 shares
    Share 687 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM