ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 6 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 6 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 6 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 6 hours ago
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Mediat italiane: Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë

albnews by albnews
14 October, 2024
in Albania
0
Mediat italiane: Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gazeta italiane “La Repubblica” shkruan se është nisur drejt Shqipërisë, anija e parë nga Italia me emigrantë që do të vendosen në kampin e Gjadrit.

Refugjatët e hipur në anijen “Libra” të Marinës Italiane, të gjithë meshkuj, janë shpëtuar në det të hapur gjatë javëve të kaluara, njofton gazeta, dhe në Shqipëri do të kontrollohet aplikimi i tyre për azil në Itali.

RelatedPosts

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

Ndërsa gratë dhe të miturit, apo personat e sëmurë, janë dërguar në Lampedusa.

Sipas gazetës italiane, personave në bord iu është bërë nj kontroll paraprak ndërsa në kampin e Gjadrit do t’i nënshtrohet një kontrolli më të thelluar për të verifikuar nëse do të përfitojnë apo jo azil në Itali.

Operacioni i nisur pas nënshkrimit të një marrëveshjeje mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare është kundërshtuar nga Gjykata Europiane e Drejtësisë, me argumentin se shtetet e origjinës së listuar si të sigurt nga Italia nuk përbëjnë shkak për të mohuar kërkesën për azil në rast se azilkërkuesi ka pësuar tortura apo trajtime çnjerëzore. Dhe nëse vendimi do të konfirmohet, atëherë, shkruan “La Repubblica”, numri i refugjatëve në Gjadër do të ishte shumë i vogël.

Ndërkohë, organizata joqeveritare “Sea Watch”, e njohur për kontributin e saj në shpëtimin e emigrantëve në det, ka kritikuar nismën e Melonit. “Qeveria e vetëshpallur patriote e Melonit po shpenzon miliona euro për të burgosur mijëra emigrantë në Shqipëri. “Paratë e taksapaguesve mund të ishin përdorur më mirë”, thuhet mes të tjerash në postim. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kryeministres, e cila deklaron se ka marrë një mandat të qartë nga qytetarët italianë për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore.

“Çfarë skandali! Një qeveri që – me një mandat të qartë të marrë nga qytetarët – punon për të mbrojtur kufijtë italianë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore, përmes veprimeve konkrete dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, shkruan Meloni.

Të dielën, kryeminsitri Rama tha në një intervistë pikërisht për “La Repubblica” se refugjatët nuk do të kenë asnjë mundësi për të dalë nga kampi ku do të vendosen. “Marrëveshja parashikon që emigrantët nuk mund të largohen nga kampi dhe të udhëtojnë lirshëm në Shqipëri. Nëse kjo do të ndodhte, një plan veprimi i miratuar do të vihet në lëvizje. Do të shqetësohem nëse dhe kur ka arsye për t’u shqetësuar, dhe vetëm nëse Italia na kërkon të ndajmë shqetësimin. Deri atëherë, nuk jam i shqetësuar”, thotë Rama.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result