• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Shqipëria, nga klimë mesdhetare drejt asaj subtropikale

Shqipëria, nga klimë mesdhetare drejt asaj subtropikale

by albnews
6 March, 2025
in Albania
0
25
VIEWS

Nga Esmeralda Topi

Prej vitit 1994 Shqipëria është angazhuar në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Kufizimi i rritjes së temperaturave është një prej objektivave kryesore që këto tre dekada i ngjan një lufte me mullinjtë e erës. Temperaturat e ajrit në Shqipëri janë rritur ndjeshëm, duke shkuar ndesh me angazhimet për klimën.

Mëngjesin e 20 janarit, ndërsa përgatitej të raportonte temperaturat e ajrit në Tiranë për Institutin e Gjeoshkencave, vrojtuesi Islam Kola u befasua nga rezultatet. Atë të hënë, temperatura maksimale rezultoi 20°C, plot 8.4 gradë mbi mesataren tridhjetëvjeçare.

“Temperatura mesatare maksimale e ajrit në janar po t’i referohemi mesatareve shumëvjeçare 1961-1990 është në vlerat 11.6 gradë”, argumenton Dr. (K). Ing. Anira GJONI, eksperte mjedisi në Departamentin e Meteorologjisë – Instituti i Gjeoshkencave.

Kjo situatë nuk është e pazakontë, pasi të dhënat historike tregojnë se anomalitë e temperaturave janë vërejtur edhe në vite të tjera.

“Temperaturat, kanë anomali pozitive. Por, midis të tre elementëve, temperatura mesatare maksimale dhe minimale, anomali më të lartë e kanë temperaturat maksimale”, vëren Prof.Dr. Petrit Zorba, Meteorolog, pranë Institutit të Gjeoshkencave.

Këto ndryshime nuk janë të kufizuara vetëm në Shqipëri, por pasqyrojnë një prirje globale të rritjes së temperaturave. Janari i këtij viti shënoi rekord në temperaturat globale.

“Janari ishte 1.75 gradë Celsius më i nxehtë sesa në kohërat para-industriale, duke vazhduar kështu shënimin e temperaturave rekord që u regjistruan më 2023 dhe 2024, teksa emetimet e gazrave serrë po ngrohin planetin”, informoi për Faktoje.al Copernicus, shërbimi satelitor i Bashkimit Evropian për ndryshimet klimatike.

Temperatura ekstreme

Në Shqipëri, viti që lamë pas u karakterizua nga temperatura jashtëzakonisht të larta, duke konfirmuar ndikimin e ndryshimeve klimatike. Të dhënat e Rrjetit Kombëtar të Monitorimit Meteorologjik vërtetojnë se rekordi i temperaturave të ajrit u shënua në muajt korrik dhe gusht.

“Vlerat e temperaturave minimale dhe maksimale të ajrit janë më të larta sesa norma shumëvjeçare 1960-1990”, shpjegon Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave. Temperaturat mesatare maksimale të ajrit për muajin gusht shënuan një rritje prej 6.2°C mbi mesataren e 30 viteve të fundit. Edhe korriku tregoi një tendencë të ngjashme, duke rezultuar 5.6°C mbi normën shumëvjeçare.

Kjo tendencë e rritjes së temperaturave nuk u kufizua vetëm në muajt e verës, por vijoi edhe gjatë periudhave që tradicionalisht konsiderohen të ftohta, duke e bërë 2024 një vit “ferri”.

“Mesatarja vjetore në rang territori, për të gjashtin vit me rradhë, rezulton rreth 2°C mbi mesataren klimatike normale”, pohon meteorologia Tanja Porja. 

Sipas parashikimeve, edhe ky vit pritet të jetë një nga tre vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, pas 2024 dhe 2023.

“Në dy dekadat e fundit, vitet rezultojnë përgjithësisht më të nxehtë se normalja”, shton më tej Porja.

Alarmi se anomalitë e temperaturave kanë hyrë në një terren rreziku e ka kthyer vëmendjen dhe nevojën për reflektim të ndryshimeve klimatike në kryefjalë të institucioneve ndërkombëtare.

“Në studimin që kemi bërë për të parë projeksionet e klimës, në skenarin më të mirë pritet rritje e temperaturës nga 2 gradë në 4 gradë dhë në skenarin më të keq nga 4 gradë në 6 gradë. Kjo do të thotë se pritshmëria e rritjes së temperaturës do të rrezikojë dhe do të ndikojë në të gjithë aktivitetet e jetës së vendit”, paralajmëron Laureta Dibra, manaxhere projekti pranë UNDP-së në Shqipëri.

Ndryshimet klimatike janë të dukshme dhe të prekshme për këdo. Një anketë online e Faktoje.al mbi ndryshimet e motit në vitet e fundit tregoi se 71% e pjesëmarrësve mendojnë se dimrat janë bërë më të butë dhe verërat më të nxehta. Ndërkohë, 21% ndiejnë mungesën e pranverës dhe vjeshtës, ndërsa 7% vërejnë një reduktim të reshjeve dhe shtim të thatësirës. Asnjë nga të anketuarit nuk pohon se nuk ka vënë re ndryshime në klimë.

Më pak vranësira dhe më shumë diell

Temperatura e ajrit është vetëm një element që dëshmon ndryshimet klimatike në Shqipëri. Në tridhjetë vitet e fundit, orët me diell janë shtuar me 150-300 orë, ndërsa vranësirat kanë pësuar rënie të ndjeshme.

“Kjo sjell një rritje të sasive të rrezatimit që arrijnë në sipërfaqe, duke bërë që masat ajrore që mbulojnë këtë sipërfaqe të ngrohen më shumë dhe të kenë temperatura më të larta,” shpjegon profesori doktor Petrit Zorba.

Më shumë netë tropikale

Një tjetër tregues domethënës që përforcon ndryshimet klimatike në Shqipëri janë netët tropikale – kur temperatura e ajrit gjatë natës nuk zbret nën pragun 20°C.

Para tridhjetë vjetësh, muaji qershor regjistronte vetëm një apo dy netë të tilla, ndërsa korriku dhe gushti numëronin mesatarisht tre deri në katër netë tropikale. Sot, këto shifra janë rritur ndjeshëm.

“Në ditët e sotme, qershori ka shkuar në shtatë, tetë netë dhe më shumë. Korriku ka shkuar pranë njëzet e tetës dhe gushti pak a shumë në këto nivele,” thotë profesor Zorba.

Kjo prirje tregon qartë se jo vetëm ditët po bëhen më të nxehta, por edhe netët po humbasin freskinë e dikurshme.

Më pak reshje

Po ashtu, Shqipëria po përballet me një ndryshim të dukshëm në modelin e reshjeve, ku sasia vjetore e tyre është pakësuar. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, numri i ditëve me reshje është ulur me rreth 11%, ndërsa sasia e përgjithshme ka pësuar një reduktim të lehtë prej 3-5%.

“Duke rënë në më pak ditë, pak a shumë po e njëjta sasi do të thotë që në ato ditë që bie, të ketë intensitet më të lartë. Intensitet më i lartë i reshët do të thotë që të ketë më shumë erosion apo rritje të probabilitetit për përmbytje,” shpjegon profesor Petrit Zorba.

Meteorologia Tanja Porja thekson se ky ndryshim ka çrregulluar tërësisht regjimin stinor të reshjeve.

“Jo vetëm që kemi më pak reshje, por ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në formën e stuhive të rrëmbyeshme dhe përmbytjeve, shpesh jashtë stinës së tyre tipike,” thotë ajo.

Dimër i copëzuar dhe verë e zgjatur

Një tjetër ndryshim i qartë i klimës në Shqipëri lidhet me mënyrën se si po shfaqen stinët. Dimri, i cili dikur shtrihej në një periudhë të gjatë nga fundi i nëntorit deri në fillim të marsit, tashmë shfaqet në intervale të shkëputura, me periudha të shkurtra të ftohti të ndërprera nga ditë më të ngrohta. Kjo tendencë është vënë re gjatë 10-15 viteve të fundit dhe ka ndikuar në reduktimin e ditëve me ngrica dhe reshjet e dëborës, të cilat po zëvendësohen gjithnjë e më shumë nga reshjet e shiut.

“Nëse dikur Dardha kishte nëntëdhjetë ditë me borë, sot s’ka më as tridhjetë,” tregon profesor Zorba nga IGJEO.

Nga ana tjetër, vera po bëhet gjithnjë e më e gjatë dhe më e nxehtë. Në vitet e fundit, temperaturat më të larta, të cilat tradicionalisht arriheshin në korrik, tani regjistrohen në gusht.

Megjithatë, një tjetër faktor, që ndikon në këto matje është urbanizimi i shpejtë.

“Stacionet meteorologjike, të cilat dikur ndodheshin në periferi të qyteteve, tani janë të rrethuara nga ndërtesa dhe asfalt, çka ndikon në efektin e “ishujve të nxehtësisë urbane,” përfundon profesori.

Kalimet mes stinëve janë bërë më të buta, duke zbehur ndarjen e qartë mes tyre. Pranvera dhe vjeshta po humbasin karakteristikat e tyre tipike, me më pak reshje dhe temperatura gjithnjë e më të larta, duke u shkrirë gjithnjë e më shumë me verën dhe dimrin.

Shtatori, i cili dikur shënonte hyrjen në vjeshtë me temperatura më të freskëta, tashmë ndihet gjithnjë e më shumë si një muaj tipik vere. Ky ndryshim ka ndodhur gradualisht gjatë viteve dhe tashmë, në shumë raste, i gjithë muaji shtator përjetohet si pjesë e verës.

Dikur, një shprehje popullore thoshte: “Gusht e gunë”, duke treguar për freskinë që sillte fundi i gushtit. Sot, kjo nuk qëndron më.

Fatura e kripur e klimës

Ndryshimet e klimës në Shqipëri e kanë futur vendin në krye të listës së vendeve më të rrezikuara nga katastrofat natyrore në Europë. Banka Botërore, në një raport të fundit për klimën dhe zhvillimin, vlerëson se Shqipëria duhet të investojë 6 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme për të mbrojtur qytetarët dhe pronat nga rreziku në rritje i përballjes me përmbytjet, zjarret në pyje, tërmetet dhe rrëshqitjet e dheut.

Dëmi ekonomik nga ndryshimet e klimës mund të arrijë në 7% të prodhimit të brendshëm kombëtar- nëse nuk merren masa që ekspertët i shohin si urgjente.

Prof. Asoc. Dr. Mihallaq Qirjo, nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, thekson se autoritetet duhet t’i kenë prioritet masat përshtatëse ndaj ndryshimeve klimatike.

“Të mbrohemi nga efektet negative qoftë të valëve të të nxehtit gjatë verës apo të fenomeneve ekstremeve gjatë dimrit si reshjet, përmbytjet. Masat përshtatëse prekin të gjithë sektorët, shëndeti, bujqësia, energjia apo turizmi dhe janë prioritare,” thekson ai.

Laureta Dibra nga UNDP në Shqipëri shton se këto masa duhet të bëhen pjesë e planit kombëtar në mënyrë që të shoqërohen me financimet e nevojshme.

“Disa nga masat që janë më shumë të rëndësishme dhe evidente, sicc janë masat infrastrukturore, t’i integrojmë në planin kombëtar të përshtatjes me ndryshimet e klimës. Duke qënë pjesë e planit kombëtar, financimi i tyre do të jetë pak më shumë në vëmëndjen e qeverisë qendrore dhe njëkohësisht edhe të donatorëve”, thekson Dibra.

Nga ana tjetër, profesor Qirjo thotë se nuk duhen lënë mënjanë as masat zbutëse ndaj ndryshimeve të klimës.

“Ne nuk mund t’i shmangemi edhe masave zbutëse ndonëse Shqipëria ka shkarkime modeste. Në këtë drejtim sektori më prioritar që ka dhe shkarkimet më të mëdha është sektori i transportit,” përfundon profesor Qirjo.

Previous Post

Cilësia e ujit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut përplas qëndrimet e autoriteteve

Next Post

Mourinho për akuzat për racizëm: Të gjithë i dinë cilësitë e mia të këqija, por kjo nuk është njëra prej tyre

albnews

albnews

Related Posts

PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40
Albania

PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

13 May, 2025
Berisha paralajmëron protestë: Libri i zi shkruhet më 16 maj, ora 17:00 te bulevardi ‘Zogu i parë’
Albania

Berisha paralajmëron protestë: Libri i zi shkruhet më 16 maj, ora 17:00 te bulevardi ‘Zogu i parë’

13 May, 2025
Përfundon numërimi i votave në Has: PD forcë e parë
Albania

Për 7 ditë 36 mijë vota nga Greqia! Logu i PD-së: S’do lejojmë të numërohen thasët e mbushur nga patronazhistët e PS-së

13 May, 2025
Next Post
Mourinho për akuzat për racizëm: Të gjithë i dinë cilësitë e mia të këqija, por kjo nuk është njëra prej tyre

Mourinho për akuzat për racizëm: Të gjithë i dinë cilësitë e mia të këqija, por kjo nuk është njëra prej tyre

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

13 May, 2025
Berisha paralajmëron protestë: Libri i zi shkruhet më 16 maj, ora 17:00 te bulevardi ‘Zogu i parë’

Berisha paralajmëron protestë: Libri i zi shkruhet më 16 maj, ora 17:00 te bulevardi ‘Zogu i parë’

13 May, 2025
Përfundon numërimi i votave në Has: PD forcë e parë

Për 7 ditë 36 mijë vota nga Greqia! Logu i PD-së: S’do lejojmë të numërohen thasët e mbushur nga patronazhistët e PS-së

13 May, 2025
Celibashi paralajmëron: Trafikimi i votave në “listat e hapura” do të ndëshkohet penalisht

Celibashi paralajmëron: Trafikimi i votave në “listat e hapura” do të ndëshkohet penalisht

13 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4693 shares
    Share 1877 Tweet 1173
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2390 shares
    Share 956 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1868 shares
    Share 747 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1809 shares
    Share 724 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1695 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM