ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne 6 hours ago
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos 6 hours ago
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen 7 hours ago
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali 7 hours ago
Opozitari serb/ Ponosh: Vuçiç është një kufomë politike 9 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Analizë/ Si sfidat globale dhe ndikimi i Trump ka bashkuar më shumë Europën

albnews by albnews
21 July, 2025
in Bota, Opinion
0
Analizë/ Si sfidat globale dhe ndikimi i Trump ka bashkuar më shumë Europën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Premtimi i Presidentit Donald Trump për ta bërë Amerikën “sërish të madhe” duket se ka sjellë një efekt të papritur, ai po bën në fakt sërish “Europën e madhe“.

Në fillim të mandatit të tij të parë, Bashkimi Evropian ndodhej në një gjendje të brishtë. Besimi i qytetarëve ndaj unionit kishte rënë në nivele historike, Mbretëria e Bashkuar sapo kishte votuar për t’u larguar, dhe ekonomia evropiane po përpiqej të rimëkëmbej pas krizës globale financiare, që kishte shkaktuar kriza borxhesh në shumë vende të BE-së.

RelatedPosts

Opozitari serb/ Ponosh: Vuçiç është një kufomë politike

Operacioni “Roja Lindore”, NATO vendos pajisje në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë

Bashkëshortja e Charlie Kirk u drejtohet “përgjegjësve” për atentatin: Nuk e keni idenë çfarë force të papërmbajtshme keni lëshuar në mbarë botën

Megjithatë, nga viti 2016 e këtej, gjendja ka nisur të përmirësohet. Në muajt e fundit, perceptimi publik ndaj Bashkimit Evropian është përmirësuar ndjeshëm. Niveli i besimit është afruar me maksimumin e dy dekadave të fundit. Udhëheqësit e BE-së kanë nënshkruar marrëveshje tregtare me ekonomitë në zhvillim të shpejtë si Indonezia, kanë nisur një plan të përbashkët për mbrojtjen, dhe madje edhe Britania, pas largimit nga unioni, ka arritur një marrëveshje për të rivendosur marrëdhëniet.

Pavarësisht kësaj, BE-ja vazhdon të përballet me sfida reale si: popullsia po plaket, rritja ekonomike mbetet e ngadaltë dhe kritikat ndaj burokracisë dhe mungesës së fleksibilitetit janë shtuar, veçanërisht nga lëvizjet populiste. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është përballur me kritika për përpjekjet për të reformuar buxhetin e përbashkët.

Megjithatë, edhe në vende tradicionalisht skeptike ndaj BE-së, si Danimarka, që ka kundërshtuar shpesh politikat e përbashkëta fiskale apo kufitare, qëndrimet po ndryshojnë. “Mbështetja për Bashkimin Evropian nuk ka qenë kurrë më e lartë”, u shpreh ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre. Në një sondazh të fundit të kryer për Komisionin Evropian, 74% e danezëve thanë se kanë besim te BE-ja, nga 63% që ishte pesë vite më parë, një rritje që është reflektuar edhe në vende të tjera anëtare.

Kjo rritje e mbështetjes nuk i atribuohet vetëm politikave të Trump. Reagimi i përbashkët ndaj pandemisë së COVID-19, përfshirë sigurimin e vaksinave, dhe pushtimi i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, i kanë shtyrë qeveritë evropiane dhe qytetarët të rimendojnë sigurinë kombëtare dhe të kuptojnë rëndësinë e bashkëpunimit.

Megjithatë, retorika e ashpër e administratës Trump ndaj aleatëve evropianë ka ndikuar ndjeshëm. “Kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të fortë me SHBA-në”, tha Bjerre. “Por tani përballemi me tarifa të padrejta dhe akuza se nuk jemi aleatë të mirë. Kjo bën që ne të kthehemi më shumë drejt BE-së”.

Presidenti Trump ka kërcënuar të pushtojë Grenlandën, ka vendosur tarifa të larta për mallrat evropiane dhe ka sugjeruar se SHBA nuk do të ndihmojë vendet evropiane që nuk kontribuojnë mjaftueshëm për mbrojtjen e tyre. Ai ka deklaruar gjithashtu se BE-ja u krijua për të “shfrytëzuar” Amerikën. Një tarifë e re 30% ndaj mallrave evropiane, e paralajmëruar për muajin gusht, ka alarmuar zyrtarët evropianë, të cilët thonë se kjo do të dëmtonte seriozisht tregtinë transatlantike.

Kjo situatë i ka afruar më shumë vendet evropiane me njëra-tjetrën. “Po rritet ndërgjegjësimi se në fund të ditës, të gjitha vendet evropiane janë të vogla”, tha Jörn Fleck nga Këshilli Atlantik. “Evropa duhet të qëndrojë e bashkuar dhe të bashkojë burimet”.

Si përgjigje ndaj sfidave të sigurisë dhe kërkesave të SHBA-së për më shumë angazhim ushtarak, vendet e BE-së kanë rritur shpenzimet për mbrojtjen. Në mars, Komisioni Evropian prezantoi një plan prej 150 miliardë eurosh për prokurime të përbashkëta ushtarake, ndërsa u lejua fleksibilitet buxhetor për shtetet që duan të investojnë më shumë në këtë sektor.

Bashkëpunimi ndërmjet vendeve anëtare është forcuar ndjeshëm. Gjermania dhe Franca po bashkëpunojnë ngushtë, veçanërisht pas zgjedhjes së Friedrich Merz si kancelar i Gjermanisë. Madje edhe Britania e Madhe po kërkon të përfshihet në planin e përbashkët të mbrojtjes.

“Evropa ndjehet papritur e pambrojtur”, tha Matthias Matthijs nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë. “Ka kuptuar se duhet të mbështetet më shumë te vetja”.

Krahas sigurisë, kërcënimet tregtare nga SHBA i kanë dhënë një rol edhe më të rëndësishëm BE-së. Duke vepruar si një bllok me 27 shtete, BE-ja ka më shumë peshë se çdo vend anëtar më vete në negociatat tregtare. Edhe pse në fillim kishte frikë se disa vende mund të kërkonin marrëveshje dypalëshe me SHBA-në, pjesa më e madhe ka qëndruar e bashkuar.

Një shembull i qartë është kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila pavarësisht prejardhjes së saj nga e djathta ekstreme dhe kritikave ndaj BE-së në të kaluarën, ka mbajtur një qëndrim të qartë pro-evropian. Pas kërcënimit të Trump-it për tarifat, ajo shkroi: “Evropa ka forcën ekonomike dhe financiare për të mbrojtur pozicionin e saj dhe për të siguruar një marrëveshje të drejtë. Italia do të bëjë pjesën e saj”.

Presidentja von der Leyen ndërkohë po përpiqet të forcojë marrëdhëniet tregtare me partnerë globalë si Meksika, Koreja e Jugut dhe Indonezia. Presidenti i Indonezisë, Prabowo Subianto, u shpreh së fundmi në Bruksel: “E konsiderojmë Evropën një faktor shumë të rëndësishëm për stabilitetin global. Ndoshta jo të gjithë e pranojnë këtë publikisht, por unë po e them hapur: duam një Evropë më të fortë”.

Megjithatë, për BE-në sfidat vazhdojnë. Bisedimet me SHBA-në për të shmangur tarifat 30% duhet të përfundojnë para 1 gushtit. Po ashtu, BE-ja duhet të tregojë se është në gjendje të nxisë rritjen ekonomike në një kohë kur tregjet amerikane janë më të thella dhe Kina po avancon në teknologjitë kyçe.

“Na duhet një BE e re, më aktive, që merr pjesë në formësimin e rendit të ri botëror”, deklaroi von der Leyen për gazetën gjermane Die Zeit. Dhe ndonëse ka ende kritika, shumë vende vazhdojnë të presin në radhë për t’iu bashkuar unionit.

Si për të përmbyllur mesazhin, ajo shtoi me një thumbim të qartë ndaj SHBA-së dhe Rusisë: “Ne nuk kemi oligarkë apo ‘bros’ që vendosin rregullat”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

13 September, 2025
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

13 September, 2025
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

13 September, 2025
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

13 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result