ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera! 30 minutes ago
Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të… 32 minutes ago
“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi… 33 minutes ago
“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje 35 minutes ago
Berisha paralajmëron grevë urie: Protesta e 22 dhjetorit do të marrë tjetër formë! 38 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Korporata e Investimeve Shqiptare shpërblen veten me 40.5 mln lekë

albnews by albnews
19 December, 2025
in Albania
0
Korporata e Investimeve Shqiptare shpërblen veten me 40.5 mln lekë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Korporata e Investimeve Shqiptare, një strukturë e krijuar për të menaxhuar zhvillimin e pronave publike, edhe gjatë vitit 2024 ka patur një skemë shpenzimesh që ngre më shumë pikëpyetje sesa përgjigje. Ndonëse me staf të kufizuar dhe pa realizuar fitim gjatë viteve të saj të ekzistencës, që nga viti 2019, edhe përgjatë vitit të kaluar, shoqëria ka regjistruar qindra milionë lekë në shpërblime, paga dhe pagesa për ekspertë të jashtëm, shpenzime që mbeten të larta për një ent publik që nuk gjeneron ende të ardhura të konsiderueshme nga aktiviteti i vet.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm për ekspertët e jashtëm të angazhuar në Komisionin e Efiçencës së Përdorimit të Pronës (KEPP), Korporata ka shpenzuar 15.5 milionë lekë gjatë vitit 2024. Këta ekspertë përzgjidhen nëpërmjet një procesi formal, përmes rregullores së miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës, ndërsa shpërblimet ndryshojnë sipas kontratës, nga çmime të përcaktuara, te pagesa mbi objektiva apo sipas periudhave. Megjithëse fleksibiliteti i kontratave argumentohet si mjet për të siguruar ekspertizë cilësore, mbetet e paqartë se cilat projekte konkrete kanë justifikuar këtë nivel shpenzimesh dhe sa prej tyre kanë sjellë rezultate të matshme.

RelatedPosts

Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të…

“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi…

Madje, procesi i përzgjedhjes së ekspertëve mbetet pjesërisht i centralizuar: kur KEPP nuk është ngritur ende, vendimmarrja i kalon drejtpërdrejt Drejtorit Ekzekutiv. Kjo i jep një individi kompetenca të gjera në kontraktimin e shërbimeve të paguara nga fondet publike.

Në një tjetër linjë financiare të ndjeshme, Korporata ka shpenzuar rreth 25 milionë lekë për shpërblime ndaj anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, Bordit Këshillimor dhe personelit kyç vetëm gjatë vitit 2024. Për një ent me numër të vogël punonjësish, rreth 17, kjo shumë paraqet një nivel të lartë përfitimesh që ngre pyetje mbi ekonomicitetin dhe proporcionalitetin e kostove.

Në dokumentet e brendshme të Korporatës, thuhet se ekzistojnë mekanizma për identifikimin e marrëdhënieve me palë të lidhura, por nuk ekziston një politikë e veçantë për punonjësit kyç, duke e lënë të hapur çështjen se sa të standardizuara janë praktikat e kompensimit në nivelet më të larta të administratës. Kontratat individuale mbeten dokumenti i vetëm referues, duke e bërë transparencën e brendshme relative dhe të kufizuar.

Ndërkohë, pavarësisht këtyre shpenzimeve të konsiderueshme, Korporata nuk ka realizuar fitim për vitin 2024 dhe, rrjedhimisht, nuk paguan tatim mbi fitimin. Kjo situatë krijon kontrast me praktikat në treg, ku kompensimet e larta zakonisht lidhen me performancë dhe rezultate konkrete financiare.

Në mungesë të fitimit, të ardhurat që financojnë këto shpërblime vijnë kryesisht nga fondet publike. Kjo e bën edhe më të domosdoshme transparencën mbi metodologjinë e përzgjedhjes së ekspertëve, kriteret e pagave dhe shpërblimeve për organet drejtuese, si dhe efektin real të këtyre shpenzimeve në misionin e Korporatës.

Kjo situatë ngre disa pyetje të natyrshme publike: A është e justifikuar kjo shkallë shpenzimesh për një ent që funksionon me staf të vogël dhe pa performancë financiare? Cilat janë rezultatet konkrete të punës së KEPP dhe bordeve këshillimore që të argumentojnë shpërblimet e larta? A është marrë në konsideratë raporti mes kostove dhe kontributit real në projektet e menaxhuara?

Në një kohë kur qeveria predikon kujdes në përdorimin e fondeve publike dhe efikasitet institucional, rasti i Korporatës së Investimeve Shqiptare rihap debatin mbi mënyrën se si shpërndahen shpërblimet, sa efektive janë strukturat këshillimore dhe sa e justifikueshme është rritja e kostove administrative për një organizatë që nuk gjeneron fitime.

Shpenzimet totale për personelin për vitin 2024 ishin 65.1 milionë lekë, ndërkohë që kostot e tjera ishin 31.3 milionë lekë, përfshirë këtu 15.5 milionë të paguara për konsulentët e jashtëm dhe 5.7 milionë të paguara për udhëtime dhe akomodime.

Marrë nga Ekofin.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

19 December, 2025
Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të…

Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të…

19 December, 2025
“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi…

“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi…

19 December, 2025
“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje

“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result