Argjentina siguron kualifikimin/ Leo Messi udhëheq me dy gola

Share

Argjentina ka siguruar kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Austrinë me rezultat 1-0 në ndeshjen e dytë të Grupit J.

Heroi i takimit ishte sërish Lionel Messi, i cili realizoi golin vendimtar në minutën e 38-të.Kapiteni argjentinas u kundërpërgjigj në mënyrën më të mirë pas penalltisë së humbur në fillim të ndeshjes, duke shënuar një gol të bukur nga skaji i zonës për t’i dhënë tri pikë të arta skuadrës së Lionel Scalonit.Argjentina dominoi pjesën më të madhe të takimit dhe krijoi raste të shumta, ndërsa Austria tentoi të reagojë në pjesën e dytë.

Rasti më i mirë për austriakët erdhi në minutën e 55-të, kur Marcel Sabitzer provoi nga goditja e lirë, por Emiliano Martinez realizoi një pritje spektakolare.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Leo Messi pas një aksioni të bukur pasoi te Julian Alavarez, i cili gjuan, portieri mbron, ndërsa nga topi i kthyer me dy tentime, ylli botëror kompletoi golin e pestë

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit