Kapet në flagrancë hajduti i banesave në Kavajë, i sekuestrohen ora e unaza (VIDEO)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Finalizohet operacioni i koduar “Houses”, në vijim të punës hetimore dhe operacionale për zbardhjen e vjedhjeve, kapet 25-vjeçari i dënuar më parë, për të njëjtin krim.

Më 1 shkurt, tentoi të vidhte në 2 banesa, kapet menjëherë sapo kishte vjedhur disa aksesorë, në një banesë tjetër.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas kallëzimeve të qytetarëve, për raste të vjedhjes së pronës/pasurisë së tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë finalizuan operacionin e koduar “Houses”, si rezultat i të cilit u zbardhën tri vjedhje/tentativa për vjedhje në banesa.

Gjithashtu, u kap menjëherë pas kryerjes së një vjedhjeje, dje, në një banesë në lagjen nr. 2, shtetasi G. D., 25 vjeç, banues në Sarandë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, dje, ka tentuar të vjedhë edhe në 2 banesa, në fshatin Blerimaj.

Sekuestrohen aksesorët e vjedhur (5 ora dhe 3 unaza).

Vijon hetimi për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 25-vjeçari.

Share This Article