Aktorja irlandeze, fituese e çmimit Oscar, njihet më së shumti për rolet e saj në filmat “My Left Foot” dhe “Home Alone 2: Lost in New York”.
Brenda Fricker ishte aktorja e parë irlandeze që fitoi një Academy Award (Oscar) për interpretimin e nënës së personazhit të luajtur nga Daniel Day-Lewis në filmin “My Left Foot”, në vitin 1990.
Pas këtij suksesi, ajo interpretoi në disa role të rëndësishme, ndër to edhe personazhin e paharrueshëm të “Pigeon Lady” (Zonja e Pëllumbave) në filmin e dashur të Krishtlindjeve “Home Alone 2: Lost in New York”, i publikuar në vitin 1992.


