Momenti teksa shembet një pjesë e rrugës në Prishtinë – ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një pjesë e rrugës “Don Shtjefën Kurti” në kryeqytet është shembur, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin për banorët e zonës.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmtime të konsiderueshme në infrastrukturë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e sakta që kanë çuar në shembjen e rrugës.

Lidhur me situatën ka reaguar Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina, e cila ka bërë të ditur se si pasojë e rrëshqitjes së dheut është dëmtuar edhe rrjeti i ujësjellësit.

Si rrjedhojë, furnizimi me ujë është ndërprerë përkohësisht në disa rrugë, deri në sanimin e gypit.

Sipas njoftimit, zonat e prekura janë: “Mehmet Shpendi”, “Bislim Islami”, “Don Stjefan Kurti”, “Kiri”, “Agim Prodani”, “Ymer Bytyqi” dhe “Visar Thaqi”.

Nga kjo kompani u është bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim deri në rikthimin e gjendjes në normalitet.

Share This Article