Argjentina sfidon FIFA-n: Mbron mesazhin për Malvinat pas kërcënimit me dënim

Share

Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) ka reaguar ndaj mundësisë që FIFA të marrë masa disiplinore pas shfaqjes së mesazhit politik për ishujt Falkland, të njohur në Argjentinë si Malvina.

Burime nga pala argjentinase bëjnë të ditur se vendi do të mbrojë qëndrimin e tij, duke argumentuar se mesazhi “Las Malvinas son Argentinas” është një shprehje e një pretendimi historik dhe kombëtar dhe jo një thirrje politike kundër Anglisë.

Autoritetet argjentinase pritet të theksojnë se lojtarët nuk kishin qëllim të krijonin tensione, por vetëm të shprehnin një pikëpamje që ka qenë pjesë e identitetit kombëtar të Argjentinës për dekada.

Presidenti argjentinas Javier Milei ka mbështetur pretendimin e vendit të tij mbi ishujt, ndërsa ka pranuar se FIFA ka të drejtë të shqyrtojë nëse janë shkelur rregullat që ndalojnë mesazhet politike në kompeticionet ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, FIFA mund të vendosë masa disiplinore nëse konstaton se është shkelur rregullorja. Dënimi më i mundshëm do të ishte një gjobë ose një paralajmërim ndaj Federatës Argjentinase të Futbollit.

Çështja e Falklandeve/Malvinave vazhdon të mbetet një nga temat më të ndjeshme mes Argjentinës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Përplasja e fundit ka rikthyer edhe një herë ndërthurjen mes futbollit dhe politikës, një histori që është parë edhe në përballjet e mëparshme mes dy kombëtareve.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit