“A ja vlen të bëhesh gazetar sot?” Përgjigjet Aleksandër Çipa: Më ktheve në brengën…

albnews
By
2 Min Read

Aleksandër Çipa, gazetar i vjetër i medias shqiptare dhe njëkohësisht Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, me pasion për poezinë dhe polifoninë, ka folur në intervistë me moderatoren Mirela Milori në Euronews Albania. Çipa ka ndarë mesazhe nga jeta e tij publike dhe private dhe veçanërisht ka folur edhe për profesionin e gazetarit në kohën që jetojmë.

“Pyetja juaj në fakt më jep mundësinë të evokoj një thënie të Idro Montanelit që thotë se ‘Ju po më ktheni te brenga klasike’. Gjendja e gazetarisë e ka dhe e mbart një brengë klasike, por unë nuk hyj te kategoria e pesimistëve dhe fatalistëve. Më duhet të sjell në in memoriam një fakt që, ne e ideuam dhe krijuam Unionin e Gazetarëve Shqiptarë në 2005. Ka qenë një nismë e Andrea Stefanit dhe u bashkuam edhe me Fatos Baxhakun, me idenë që të krijohej një organizatë me autoritet. Në dy vitet e para unë pata cilësinë e koordinatorit. Në 2007 e formësuam. Edhe koha ka bërë që në këto 18 vite ne të kemi strukturë vullnetare. Shqipëria ka disa probleme që kanë të bëjnë me sistemin, me mungesën e një sistemi dhe ka dy koncepte që na mbajnë të ndarë. Do ndjekim modelin e vetërrregullimit që kanë italianët apo modelin euroatlantik që kanë vendet e BE-së. Kjo dilemë ka mbetur pa u zgjidhur. Ndonsë ne kemi pasur modelin italian, mungojnë gradat dhe kualifikimi. Por ne kemi dhe një fatkeqësi, se kemi dhe mendësinë e tranzicionit. Mungon e drejta pensionale.” -tha Çipa.

Share This Article