Kupa e Botës 2026 / Qeveria britanike zgjat orarin e pub-eve deri në 02:00

Share

Në prag të nisjes së Kupës së Botës 2026 më 12 qershor, qeveria britanike ka konfirmuar masa të posaçme që do t’u lejojnë pub-eve në Angli dhe Uells të zgjasin orarin e shërbimit deri në orën 02:00 gjatë ndeshjeve të rëndësishme të fazës me eliminim direkt.

Vendimi vjen për shkak të diferencës kohore me SHBA-në, Kanadanë dhe Meksikën, vendet organizatore të turneut, që bën që shumë ndeshje të zhvillohen vonë sipas orës britanike. Autoritetet synojnë t’u japin tifozëve mundësinë të ndjekin ndeshjet deri në fund dhe njëkohësisht të mbështesin sektorin e mikpritjes, i cili pritet të përfitojë ndjeshëm nga fluksi i tifozëve.

Sipas planit të qeverisë, pub-et do të mund të qëndrojnë hapur deri në orën 01:00 për ndeshjet e fazës nokaut që nisin mes orës 17:00 dhe 21:00, ndërsa për sfidat që fillojnë më vonë, orari mund të zgjatet deri në 02:00.

Qeveria ka njoftuar gjithashtu masa për të lehtësuar organizimin e transmetimeve në ambiente të hapura, përdorimin e ekraneve gjigante dhe zgjerimin e hapësirave për tifozët gjatë turneut.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit