Kuvend debate të ashpra dhe akuza të ndërsjellta për investimet e huaja dhe Zvërnecin

Share

Sot në 4 qershor po mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit. Në fillim të seancës, deputetët e mazhorancës dhe të opozitës mbajtën një minutë heshtje për efektivin e vrarë në Lozhan të Maliqit. Ndërsa më tej kishte përplasje të forta mes tyre, në lidhje me projektin e Zvërnecit, si dhe me faktin sesi funksionon Policia e Shtetit dhe sa të sigurt janë efektivët në punën e tyre të përditshme

Kreu i PD-së Sali Berisha ka vijuar sulmet ndaj protestës. Ai përsëriti se partitë e vogla opozitare, nuk janë gjë tjetër përpos se vegla që përdor regjimi kundër opozitës së vërtetë, sipas tij. Deputetja demokrate Ina Zhupa tha se shqetësimet për mbrojtjen e natyrës ka shumë kohë që i ka ngritur. Taulant Balla replikoi me Berishën, duke i thënë se ka humbur dhe do të humbë në zgjedhje përballë Edi Ramës. Ai shtoi se projekti i Zvërnecit është krenari kombëtare për Shqipërinë, pasi zhvillon vendin.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit