Tragjike në Vlorë /Ndërron jetë 27-vjeçarja, u hodh nga kati i 6-të i banesës

Share

Ka ndërruar jetë 27-vjeçarja me inicialet A.B., e cila mbrëmjen e djeshme u transportua në gjendje kritike drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë, pranë Lungomares.

E reja, nënë e dy fëmijëve, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve. Dyshohet se 27-vjeçarja u hodh nga kati i 6 i banesës ku jetonte.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarje.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit