Dy të vdekur dhe 24 të plagosur nga zjarri në apartamente turistike në Spanjë

Share

Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën 24 të tjerë janë plagosur pasi një zjarr i fuqishëm përfshiu një bllok apartamentesh pushimi në Magaluf, në ishullin spanjoll të Mallorcas.

Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit në një ndërtesë pranë zonës turistike Punta Ballena. Flakët u përhapën me shpejtësi nëpër ndërtesë, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe turistëve që u përpoqën të lhidheshin nga lartesite .

Sipas autoriteteve, viktimat kanë humbur jetën gjatë përpjekjes për të dalë nga ndërtesa përmes shkallëve, ku tymi ishte shumë i dendur. Disa të tjerë u dërguan në spital për shkak të asfiksisë nga tymi, ndërsa disa zjarrfikës gjithashtu u lënduan gjatë operacionit të shpëtimit.

Zjarrfikësit arritën të kontrollojnë zjarrin pas ndërhyrjes intensive, ndërsa të gjithë banorët u evakuuan. Autoritetet kanë hapur hetim për të zbuluar shkakun e zjarrit.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit