Një incident detar që ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve ushtarake të Rusisë dhe Britanisë së Madhe u regjistrua të martën në Kanalin Anglez, ku një anije luftarake ruse qëlloi me armë zjarri paralajmëruese ndaj një anijeje britanike me vela, pas një afrimi që Moska e cilësoi si të rrezikshëm.Moska pretendon se ekuipazhi i fregatës tentoi fillimisht të komunikonte me velierën përmes radios, si dhe me sinjale zanore dhe vizuale paralajmëruese. Megjithatë, sipas versionit rus, anija britanike vijoi lëvizjen drejt fregatës pavarësisht thirrjeve për ndryshim kursi.Kur distanca mes dy mjeteve lundruese u reduktua në rreth 150 metra, komandanti i Admiral Grigorovich urdhëroi që të qëlloheshin të shtëna paralajmëruese përpara velierës. Ministria ruse deklaroi se pas të shtënave anija britanike ndryshoi menjëherë drejtimin dhe u largua nga zona.Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas një operacioni të Marinës Mbretërore kundër cisternës Smyrtos, e cila ndodhet nën sanksione për shkak të lidhjeve të dyshuara me të ashtuquajturën “flotë në hije” të Rusisë.
Moska konfirmon incidentin në Kanalin Anglez, rriten tensionet mes Rusisë dhe Britanisë

Share
Lexo më shumë

