Goditje rekord trafikut të drogës / Konfiskohen 12 tonë kanabis me vlerë 139 milionë paund, tre të arrestuar

Share

Tre persona nga Uellsi Jugor janë arrestuar pasi autoritetet zbuluan dhe sekuestruan një sasi rekord prej 12 tonësh kanabis me vlerë të përllogaritur në 139 milionë paund.

Sipas policisë, droga u gjet më 6 maj në dy kontejnerë që po transportoheshin drejt portit të Southamptonit, në jug të Anglisë. Kanabisi ishte importuar nga Kanadaja në Mbretërinë e Bashkuar dhe kishte një vlerë të konsiderueshme në tregun e paligjshëm.

Hetimi nisi pasi Agjencia Kanadeze e Shërbimeve Kufitare (CBSA) identifikoi një dërgesë me kanabis të destinuar për në Britani. Më pas, hetuesit zbuluan dy kontejnerë që përmbanin rreth 1,200 kuti me gjithsej 12 tonë kanabis.

Më 16 qershor, Njësia Rajonale e Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Jugperëndim të Anglisë (SWROCU) kreu kontrolle në banesat e tre të dyshuarve në Uellsin Jugor.

Të arrestuarit janë dy burra dhe një grua, të moshës 30–40 vjeç, nga zonat Merthyr Tydfil, Ebbw Vale dhe Abertillery në Blaenau Gwent. Ata dyshohen se kanë lehtësuar importimin e lëndës narkotike dhe aktualisht ndodhen në paraburgim.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit