Mbi 47,500 £ borxh studentor /Rritja e tarifave po rëndon studentët në Angli

Share

Të diplomuarit në Angli dalin nga universiteti me mbi 47,500 £ borxh studentor, sipas statistikave të reja. Edhe pse shuma mesatare e borxhit kur fillon pagesa ka rënë pak krahasuar me vitin e kaluar, ajo mbetet shumë e lartë. Tarifat universitare në Angli dhe Uells u rritën në 9,535 £ në vit dhe pritet të shkojnë në 9,790 £ në vitin 2026, pasi kishin mbetur të ngrira në 9,250 £ që nga viti 2017. Qeveria ka vendosur që nga viti 2026 ato të rriten çdo vit në përputhje me inflacionin, pasi universitetet kanë përmendur presionet financiare dhe rënien e vlerës reale të tarifave.

Në pjesë të tjera të Mbretërisë së Bashkuar, në Irlandën e Veriut tarifat ndryshojnë sipas vendbanimit të studentit, ndërsa në Skoci arsimi është falas për shumicën e studentëve skocezë, por paguhet nga studentët e tjerë nga UK. Studentët marrin kredi si për tarifat ashtu edhe për jetesën, por pagesa fillon vetëm kur të ardhurat kalojnë një prag të caktuar dhe përfshin interes. Rregullat e reja të kthimit në Angli bëjnë që disa studentë të paguajnë më shumë dhe për më gjatë, duke rritur koston totale të diplomës për shumë prej tyre.

Krahas borxhit, edhe kostoja e jetesës është rritur ndjeshëm. Sipas të dhënave, shpenzimet mesatare javore të studentëve janë rritur në mënyrë të dukshme, ndërsa qiratë vjetore në qytetet universitare kanë shkuar rreth 7,475 £ jashtë Londrës dhe mbi 13,500 £ në Londër.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit