Temperaturat deri në 37°C, zjarrfikësit në betejë me flakët pranë Madridit dhe Bordosë

Share

Temperaturat pritet të arrijnë 37°C sot në kryeqytetin spanjoll Madrid, ndërsa në jugperëndim të Francës parashikohet të shkojnë deri në 36°C.

Zjarrfikësit në perëndim të Bordosë raportojnë një natë relativisht të qetë, shkruan korrespondenti ynë, me zjarrin që është stabilizuar, por ende nuk është vënë nën kontroll.

Në rajonin e Gironde, ku ndodhet edhe qyteti i Bordosë, zjarri ka përfshirë më shumë se 42 mijë hektarë tokë, ndërsa 240 banesa janë shkatërruar.

Më shumë se 300 mijë persona janë evakuuar në Francë dhe Spanjë gjatë ditëve të fundit për shkak të zjarreve dhe temperaturave ekstreme.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit