• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, July 5, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Joshja e fashizmit: A jemi të rrezikuar nga ringjallja e tij?

Joshja e fashizmit: A jemi të rrezikuar nga ringjallja e tij?

by albnews
19 April, 2020
in Bota
0
3
VIEWS

Nga Jonathan Wolff

E jona është një epokë e sundimit të “burrave të fortë”, udhëheqës që besojnë se janë zgjedhur enkas për të përmbushur vullnetin e popullit. Ata godasin çdo gjë që u del përballë, qofshin opozita politike, gjykata, media apo edhe individë kurajozë.

Ndërsa këta mbrojtës të demonizuar të lirisë kërcënohen, mënjanohen, grupet e rrëzikuara si refugjatët, emigrantët, pakicat dhe të varfëri, e pësojnë akoma më keq. Po çfarë mund të bëhet për ta ndalur proces? Dhe çfarë do të ndodhë nëse thjesht rrimë mënjanë?

Disa analistë shohin paralele me ngritjen e fashizmit në vitet 1930. Të tjerë bien dakord me konstatimin se demokracia është nën kërcënim, por sugjerojnë që këto kërcënime janë të reja. Shkrimtari austriak me origjinë hebreje Stefan Cvajg, pa librat e tij të digjeshin në vitin 1933 në qytetet universitare në mbarë Gjermaninë.

Kujtimet e tij, pikturojnë një “tabllo” në të cilën gjithçka ishte normale, derisa më pas nuk ishte më e tillë. Por do të ishte e gabuar të mendojmë, se mund të parashikojmë se si do të shkojnë gjërat më tej. E kush e parashikoi dikur se ku jemi sot? Filozofia franceze Simon Veil, kishte

me siguri të drejtë kur shkruante në vitin 1934: “Gjendemi në një periudhë tranzicioni; por tranzicion drejt çfarë? Askush nuk e ka idenë më të vogël”.

Institucionet demokratike liberale, si ato që kemi aktualisht, ekzistojnë vetëm për aq kohë sa njerëzit besojnë tek ato. Kur ky besim zhduket, ndryshimi mund të jetë tepër i shpejtë. Kujdes nga liderët që përdorin një retorikë nacionaliste të ashpër. Dhe kujdes kur demokracia degradon në një nocion të paqartë të ‘vullnetit të popullit’.

Po pse tani? Në vitet 1920, ajo çka po ndodhte në Gjermani ishte e dukshme. Romancieri dhe gazetari Jozef Rot vërejti:”Pa ushqimin falas që konsumojnë të papunët në birraritë popullore në Hamburg, ata do të vdisnin nga uria. Dhe në këto salla, ku njerëzit shkonin dikur për të rrëkëllyer ndonjë gotë, tani janë duke shkarravitur mbi muret e pista svastikat (kryqet e thyer të nazistëve), dhe yjet e kuq sovjetikë.

Dhe ajo që na kërcënon sot nuk është papunësia masive. Përkundrazi, ne po përballemi me diçka që është më pranë situatës së vërejtur nga Hana Arend në vitin 1951:”Duket sikur njerëzimi ishte ndarë midis atyre që besojnë në plotfuqishmërinë njerëzore …dhe ata për të cilët pafuqia është bërë përvoja kryesore e jetës së tyre. Pafuqia mund të çojë në apati. Por ajo mund të çojë edhe në një mbështetje të jashtëzakonshme për cilindo, që duket se është në një mendje me ju. Dhe kjo është ajo që ndodhi në vitet 1930”.

Në paralelet që hiqet midis asaj kohe dhe të sotmes, një burim i jashtëzakonshëm është libri i gazetares irlandeze Emili Lorimer “Çfarë dëshiron Hitleri”, shkruar në tetorin e vitit 1938, një muaj para “Kristallnacht” (sulmit masiv mbi bizneset dhe shtëpitë e hebrenjve në Gjermani), dhe menjëherë pas pushimit gjerman të Çekosllovakisë.

Lorimer e kuptoi se përkthimi në anglisht i “Mein Kampf”, ishte censuruar shumë. Për shembull, ai kishte lënë jashtë planet e detajuara të Hitlerit për të pushtuar Anglinë. Pak anglezë kishin mundësi të lexonin në gjermanisht, ndaj Lorimer solli në gjuhën angleze një përmbledhje të elementeve kryesore të librit.

Ajo sugjeroi 3 elementë kryesorë, që diktonin planet fillestare të Hitlerit: shqetësimi për të drejtat e punëtorëve; dëshira për të krijuar një shtet të pastër gjerman; dhe kundërshtimi i dhunshëm i socialdemokracisë. Sot shqetësimi për të drejtat e punëtorëve, është me siguri elementi më i harruar në ideologjinë e ekstremit të djathtë.

Sot idetë e ekstremit të djathtë, mund të lulëzojnë tek ata që e konsiderojnë veten të mënjanuar nga udhëheqësit e tyre politikë. Fashistët e hershëm, u lidhën me punëtorëve që paguheshin pak, veteranët e luftës dhe të tjerët që ndiheshin të tradhtuar nga një sistem, që nuk u dha asgjë në këmbim të sakrificave të tyre.

Sikurse shkruan historiani Samuel Moin:”Nuk është rastësi që shpikësi i njësisë matëse ende shumë të përdorur të pabarazisë kombëtare, ishte statisti italian Korrado Gini, një fashist”. Dhe Gini nuk ishte thjesht fashist. Ai ishte autori i studimit “Baza shkencore e fashizmit” (1927).

Fashizmi i hershëm italian, ndahej nga socializmi vetëm në qasjen ndaj nacionalizmit. Diktatori italian Benito Musolini propozoi t’u njihte grave të drejtën e votës, uli moshën e atyre me të drejtë vote, futi ditën 8-orëshe të punës, pjesëmarrjen e punëtorëve në menaxhimin e kompanive, dhe konfiskimin e pjesshëm të fitimeve të luftës.

Sigurisht, ai u bazua edhe mbi një nacionalizëm ekstrem dhe ekspansionizmin e Italisë në botë. Por aspektet pro-punëtorëve të programit të tij qeverisës janë mbresëlënëse. Edhe Hitleri që në vitin 1920, shpalli manifestin e tij prej 25 pikash të Partisë Naziste, ku pikat 11-15 kishin të bënin me të drejtat e punëtorëve.

Por përkrahja fillestare e fashizmit për të drejtave të punëtorëve, pati pak ndikim në realitet. Sidomos në Gjermani, fashistët ndoqën pamëshirshëm synimin e tyre për krijimin e një shteti racialisht të pastër. Kombi, thoshin nazistët, po shkatërrohej nga tradhtarët dhe parazitët, që ishin përkarësisht komunistët dhe hebrenjtë.

Dhe qasje të tilla kanë prirje të rishfaqen sot. Kjo gjë u bë e dukshme në Britani gjatë fushatës për Brexit në vitin 2016. Elementët kryesorë të fushatës ishin haptazi raciste. Edhe anëtarët e parlamentit dhe pjesë të shtypit, u bashkuan në armiqësinë e tyre ndaj emigrantëve dhe të huajve.

Në kundërpërgjigje, shumë nga e majta adoptuan një qëndrim pro emigrantëve. Por disa politikanë të krahut të majtë dhe të djathtë të qendrës, zgjodhën një qasje tjetër, duke u përpjekur të shfrytëzojnë ndjenjën nacionaliste, edhe pse pa përdorur zyrtarisht një gjuhë, qëndrime apo politika diskriminuese apo raciste.

Për ta promovuar këtë sjellje, janë përdorur termat “patriotizëm progresist” dhe “nacionalizëm liberal”. Ka disa mënyra për të shpjeguar një dallim midis nacionalizmit “të keq” dhe atij “të mire”. Siaps filozofit skocez Alasdeir Mekinrajër, nacionalizmi i keq është “një besnikëri e pamend ndaj kombit”.

Ndërsa nacionalizmi i mirë, ose ajo që Mekintajër e quan patriotizëm, është çështje e vlerësimit të arritjeve dhe meritave të vendit të dikujt. Pra ju krenoheni me arritjet e vendit tuaj, teksa e pranoni që edhe vendet e tjera, mund të krenohen me të tyret.

Dhe ju nuk përjashton apo demonizon të huajt. Por sa e lehtë është ta ruash këtë qasje? Duhet punë, për të mos lejuar që ky lloj patriotizmi të degradojë në një besnikëri të verbër ndaj vendit tënd, dhe që bazohet tek racizmi dhe ksenofobia. Ndërkohë, nuk duhet harruar se fashizmi ka defektin e kthimit të demokracisë kundër vetvetes.

Demokracia përdoret si një tramponlinë për t’u ngjitur në pushtet. Ajo më pas çmontohet dhe zëvendësohet nga një rend autoritar. Vendin e politikës e zënë udhëheqja e fortë, paradat, festimet dhe mitingjet. Ky proces në përgjithësi ka dy faza. E para ka të bëjë me pyetjen themelore:çfarë është demokracia? Natyrisht, ne e identifikojmë demokracinë me sundimin e shumicës.

Të përmbysësh një vendim të marrë nga mazhoranca, duket se është mishërimi i arrogancës antidemokratike, e përfaqësuar shpesh si një formë e kapjes elitare të shtetit. Megjithatë, filozofi britanik i shekullit XIX Xhon Stjuart Mill, është në mesin e shumë mendimtarëve që na kanë paralajmëruar mbi rrezikun e sundimit të shumicës.

Sipas tij, në zemër të demokracisë ekziston një tension midis sundimit të mazhorancës, dhe mbrojtjes së të drejtave të pakicës. Mbrojtja e të drejtave të pakicave, do të thotë praktikisht që demokracia liberale e kufizon sundimin e mazhorancës. Fashizmi nuk pajtohet ketë ide.

Për të vullneti i njerëzve, është më i madh se sa e drejta e pakicës.

Dhe udhëheqësi është në krye për të realizuar vullnetin e njerëzve, pavarësisht nga pasojat për individë të veçantë. Askush nuk ka të drejtë që t’a pengojë në këtë rrugë. Së dyti, demokracitë liberale, kanë evoluar një rrjet të gjerë institucionesh, të cilat mund të ndërhyjnë në mënyra të ndryshme në planet e një lideri autoritar.

Më të dukshmet janë mekanizmat zyrtarë që e kufizojnë pushtetin ose autoritetin e tij. Këtu përfshihen gjykatat e shtetit të së drejtës dhe të ligjit. Pushteti vendor, ofron një burim alternativ i autoritetit të përqendruar. Politika e shëndetshme përfshin një “opozitë besnike”, që e mbështet sistemin, por duke kundërshtuar qeverinë e ditës.

Faza e parë të demontimit fashist të demokracisë, është përcaktimi i përparësisë së vullnetit e shumicës mbi të drejtat e pakicave, dhe e dyta është kundërshtimi i mëyrës sesi vullneti i shumicës shndërrohet në një manifest.

Dyshimi mbi elektoratin, është po aq i vjetër sa edhe vetë demokracia. Kohët e fundit, është shfaqur një shqetësim i ri. Mediat sociale po manipulohen nga partitë politike, ndërsa publiku është shpesh entuziazt në sulmet e tij ndaj më të dobtëve. Shpresojmë që të mos shohim më kurrë formën ekstreme të zhvilluar nga fashistët.

Por mposhtja e fashizmit nuk shkatërroi “farat” e saj, dhe disa analistë mendojnë se ata mund t’i shohin sërish shfaqjet e saj. Unë shoh 2 rreziqe të veçanta. E para është më e dukshmja:rritja e autoritarizmit të krahut të djathtë.

Por jam gjithashtu i shqetësuar edhe për një tendencë në rritje në të majtë:ideja që për të rifituar mbështetjen e shumicës, është e nevojshme të adoptohen politika nacionaliste. Kjo mund të jetë e vërtetë, por është njëlloj si të luash me zjarrin.

Shënim: Jonathan Wolff, është filozof dhe anëtar i trupës drejtuese në kolegjin Uolfson në Universitetin e Oksfordit. Libri i tij i fundit titullohet “Një hyrje në filozofinë morale” (2018). / Marrë me shkurtime nga “Aeon” – Bota.al

Previous Post

Parashikimet për një rend të ri botëror. Efekti flutur i koronavirusit

Next Post

Ekonomia e Kinës e goditur nga virusi, tkurret për herë të parë në disa dekada

albnews

albnews

Related Posts

Franca ndryshon taktikë ndaj emigrantëve të paligjshëm, policia përdor thika për të shpuar gomonet në ujë
Bota

Franca ndryshon taktikë ndaj emigrantëve të paligjshëm, policia përdor thika për të shpuar gomonet në ujë

4 July, 2025
Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor
Bota

Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor

4 July, 2025
Autobusi rrokulliset në Gjermani, 20 të plagosur rëndë
Bota

Autobusi rrokulliset në Gjermani, 20 të plagosur rëndë

4 July, 2025
Next Post
Ekonomia e Kinës e goditur nga virusi, tkurret për herë të parë në disa dekada

Ekonomia e Kinës e goditur nga virusi, tkurret për herë të parë në disa dekada

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
EMRAT/ 21 drejtorët në bashkinë e Vlorës që iu bindën “ultimatumit” të Ramës, dhanë dorëheqjen

EMRAT/ 21 drejtorët në bashkinë e Vlorës që iu bindën “ultimatumit” të Ramës, dhanë dorëheqjen

4 July, 2025
Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor

Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor

4 July, 2025
“Plumbi i Artë”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper

“Plumbi i Artë”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper

4 July, 2025
“Rruga e vdekjes”/ Autostrada ku humbi jetën Diogo Jota, e njohur për gjendjen e saj të keqe! Prej kohësh ankesa nga qytetarët

“Rruga e vdekjes”/ Autostrada ku humbi jetën Diogo Jota, e njohur për gjendjen e saj të keqe! Prej kohësh ankesa nga qytetarët

4 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5067 shares
    Share 2027 Tweet 1267
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2540 shares
    Share 1016 Tweet 635
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1951 shares
    Share 780 Tweet 488
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1861 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1719 shares
    Share 688 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM