Kinë, 80 milion qytetarë të pa punë shkaku i Covid-19

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kina shprehet me optimizëm se ka arritur të kalojë situatën më të keqe me pandeminë, por ekonomia e saj përballet me vështirësi dhe kriza e papunësisë ka prekur të paktën 80 milionë qytetarë.

Ndërsa Kina përpiqet t’i rikthehet normalitetit pas betejës me pandeminë e Covid-19, problem serioz për vendin raportohet se kanë mbetur miliona të papunët prej masave kundër koronavirusit.

Shpërthimi i sëmundjes në muajin janar detyroi përkohësisht pezullimin e aktiviteteve tregtare dhe futjen në karantinë të ekonomisë së dytë më të madhe të botës.

Për pasojë, agjencia amerikane e lajmeve, CNN, raporton se gjatë kësaj periudhe 80 milionë punëtorë mund të kenë humbur vendet e punës.

Shifrat marrin për bazë statistikat zyrtare të Pekinit se niveli i papunësisë në zonat urbane në muajin mars u rrit në 5,9 për qind, por edhe 290 milionë punëtorët emigrantë në komunitetet rurale që punojnë në sektorët e ndërtimit dhe manifakturës.

Ekspertët presin që rrethanat të vështirësohen veçanërisht në javët e ardhshme pasi gati 9 milionë studentë diplomohen në shkolla dhe në universitete, kur tregu i punës ende vuan nga politikat kundër koronavirusit.

Ekonomia kineze në tremujorin e parë të vitit po ashtu raportoi se në kulmin e pandemisë u tkurr me 6,8 për qind, për herë të parë që nga vitet 90.

Megjithatë të dhënat tregojnë se aktiviteti në ndërmarrjet e vogla dhe të mëdha ka nisur rikuperimin e shpejtë në javët e fundit.

Teksa numri i të infektuarve aktivë me koronavirus qëndron i ulët, lehtësimi i masave të karantinës po shtyn gjithnjë e më shumë qytetarë drejt bizneseve ndërsa transporti dhe turizmi i brendshëm janë gjallëruar, edhe me mbështetjen e shtetit.

Pandemia në Kinë u ka marrë jetën 4,600 vetave edhe pse buroi pikërisht atje, ndërsa 84 mijë të tjerë janë konfirmuar si bartës të infeksionit.

Share This Article