ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet 3 hours ago
“The King” 5 hours ago
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump 5 hours ago
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit 5 hours ago
Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ushtria shqiptare kërkon t’i shesë avionët MIG

albnews by albnews
1 April, 2019
in Albania
0
Ushtria shqiptare kërkon t’i shesë avionët MIG
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në një kodër të Shqipërisë së Veriut qëndron një portë drejt së shkuarës komuniste të vendit. Një derë çeliku masive hapet për të zbuluar një ish-bazë ajrore, të fshehur në zemër të malit.

Këtë përshkrim përdor agjencia e lajmeve “AFP” për bazën e ndodhur në Gjadër, të përbërë nga 600 metra tunele që dikur gjallonin nga jeta ushtarake, e që sot është kthyer në depo për dhjetëra avionë “MiG” të periudhës komuniste, që mbulohen nga pluhuri në errësirë.

Tre dekada pas rënies së regjimit komunist, autoritetet shqiptare ende po përpiqen të shesin avionët sovjetikë dhe kinezë, nga të cilët ka me dhjetëra të tjerë edhe në një bazë ajrore të ndodhur aty pranë.

RelatedPosts

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së

Ekzekutimi i Paulin Harushës në Kanada, Policia identifikon vrasësin e shkodranit: Njiheshin më parë!

Interesi për këta avionë nuk është se mungon. Ata kanë tërhequr vëmendjen e muzeve dhe të koleksionistëve privatë. Biznesmeni francez, Julien Roche ka firmosur për blerjen e një modeli “MIG -15”.

“Nuk është e lehtë ta gjesh këtë lloj avioni në ditët tona, sepse thuajse të gjithë ata janë shkatërruar e nuk janë ruajtur si këtu në Shqipëri”, tha Julien Roche, biznesmen francez.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, Bardhyl Kollçaku tregon se vetëm një pjesë e avionëve mund të mbahen në muze.

“Çfarë do të ndodhë me MIG17 dhe 19? Përveç nostalgjisë, ne do t’i mbajmë disa prej tyre në muzeun tonë që mund të shihni pas meje, e gjithashtu në muzeun që ne kemi ndërtuar në Forcat tona të Armatosura dhe në bazën e Kuçovës, por pjesa tjetër do të trajtohet sipas legjislacionit të brendshëm, për shitje ose përdorim tjetër”, tha Bardhyl Kollçaku. Avionët e periudhës komuniste përfshijnë mes të tjerësh modele “MiG-19”, “MiG-17” dhe “MiG-21”. Kur Shqipëria foli për herë të parë për shitje në vitin 2016, kërkesa erdhën nga Muzeu Ajror e Hapësinor në Francë, si dhe nga një shkollë fluturimi në Gjermani. Megjithatë, asnjë shitje nuk ka përfunduar deri më sot, pasi procesin po e ngadalëson dokumentacioni./TCH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

19 September, 2025
“The King”

“The King”

19 September, 2025
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

19 September, 2025
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result