ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne 1 hour ago
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos 2 hours ago
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen 3 hours ago
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali 3 hours ago
Opozitari serb/ Ponosh: Vuçiç është një kufomë politike 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Metës: Nuk ka degë lumi që nuk është në proces për tu përdorur për HEC-e

albnews by albnews
24 September, 2020
in Albania, Technologji
0
Greqia do të zgjerohet në detin Jon, reagon Meta
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti, Ilir Meta, ngriti alarmin për ndërtimin pa kriter të HEC-eve në vendin tonë.

Duke nënvizuar faktin se Shqipëria ka dendësinë më të lartë të HEC-eve në rajon, Kreu i Shtetit me shqetësim tha se nuk ka degë degë lumi që nuk është në proces ndërtimi apo në plan për tu përdorur për HEC-e.

RelatedPosts

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

Shqipëria merr vëmendje botërore për ministren e parë AI

“Në këtë fazë tranzicioni mjaft kaotike dhe pa shumë përvojë në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit prej vitit 2007 është rritur jashtëzakonisht numri i përgjithshëm i HEC-eve të ndërtuara, në ndërtim e sipër ose në plan për ndërtim. Ekspertët sot theksojnë se nuk ka degë lumi që nuk është në proces ndërtimi apo në plan për tu përdorur për HEC-e. Dendësia e HEC-eve është më e larta në Ballkan, gati dyfish me vendet e rajonit. Mbi 80 HEC-e janë dhënë edhe brenda zonave të mbrojtura të vendit ose në zona që janë të mundshme për tu mbrojtur në të ardhmen siç është rasti i lumit Vjosë”, tha Meta.

Meta risolli në vëmendje dështimin e tentativës së ambjentalistëve dhe banorëve të zonës për të ndaluar HEC-et në Parklun Kombëtar të Valbonës.

“Mund të përmend këtu përpjekjet e dështuara të botës akademike, mjedisorëve dhe palëve vendore të interesuara për të ndaluar fillimin e  ndërtimit të HEC-eve në Parkun Kombëtar të Valbonës. Ky duhet të përbëjë një shqetësim real jo vetëm për shkencëtarët, ambjentalistët por për gjithë vendin, veçanërisht për vendimmarrjen që duhet të jetë tepër e përgjegjshme.Ndërtimi i HEC-eve në shkallë të gjerë dhe aktiviteteve të tjera ndërtuese jo miqësore, madje armiqësore do të thosha veçanërisht brenda zonave të mbrojtura ose zonave që mund të mbrohen në të ardhmen nuk mund të jetë kurrësesi një rrugë e blertë, një rrugë e qëndrueshme për zhvillimin e vendit”, tha ai.

Meta shtoi se “shkencëtarët këmbëngulin se veç e veç ose së bashku HEC-et  shkaktojnë ndikime të dëmshme si në kohë dhe hapësirë në ekosistem dhe biodiversitet, në brigjet lumore deri në bregdet, në cilësinë e ujërave sipërfaqësorë dhe nëntokësore, deri në ashpërsimin e klimës dhe nxitjen e mëtejshme të ngrohjes globale”.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga Presidenti ishte dhe hartimi i raporteve të vlerësimit për ndikimin në mjedis të këtyre veprave.

“Nga informacioni duket se përben  shumë shqetësim edhe cilësia e hartimit dhe miratimit të raporteve të vlerësimit për ndikimit në mjedis për një ndërtim të caktuar, për HEC-e apo çdo lloj tjetër ndërtimi pranë lumenjve. Shpesh ato përgatiten në tavolinë në mënyrë të nxituar me shumë pak punë konkrete kërkimore në terren dhe me shumë papërgjegjshmëri, miratohet ajo që dëshiron qeveria dhe koncesionari. Duket se asnjëherë nuk ka ndodhur që një raport i vlerësimit në mjedis të kundërshtojë një ndërtim apo një kërkesë për ndërtim që është jo në përputhje me mbrojtjen e natyrës apo të shëndetit të njeriut”, deklaroi Meta.

Deklaratat Meta i bëri gjatë tryezës së rrumbullakët për të ardhmen e Vjosës, me temë “Digat në Parkun Kombëtar”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

13 September, 2025
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

13 September, 2025
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

13 September, 2025
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

13 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result