ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë  54 seconds ago
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan  2 minutes ago
Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra  4 minutes ago
Aksident fatal në Tiranë/ Makina përplas motomjetin, ndërron jetë në vend 40-vjeçari  6 minutes ago
Studimi/ Nivelet e ulëta të vitaminës B12 çojnë në atrofi cerebrale  8 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Rexhep Selimi: Kam qenë kundër kësaj Gjykate, por tani kjo është realitet

albnews by albnews
11 November, 2020
in Kosova
0
Rexhep Selimi: Kam qenë kundër kësaj Gjykate, por tani kjo është realitet
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në Dhomat e Specializuara në Hagë u mbajt seanca e parë kundër njërit prej ish-krerëve të UÇK-së, Rexhep Selimi. Selimi u vetëdeklarua i pafajshëm ndaj të gjitha pikave të aktakuzës.

Rexhep Selimi, sikur edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi akuzohet nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë për anëtarësi në “ndërmarrje kriminale të përbashkët” dhe për përgjegjësi personale, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Në aktakuzë thuhet se Rexhep Selimi ka bërë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe konkretisht: Përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, akte të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, tortura, tortura si krim lufte, vrasje, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.

RelatedPosts

Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK

Bizneset e Kosovës po vijnë drejt Shqipërisë

Prokuria pretendon se Rexhep Selimi dhe të akuzuarit e tjerë i kanë bërë këto krime në Bare, Bajgorë, Llapashticë, Majancë, Drenoc, Malet e Berishës, Llapushnik, Ferizaj, Gjilan, Jabllanicë, Kaçanik, Kleçkë, Likovc, Malishevë, Shpella e Vojatës, Zllash dhe vende të tjera të Kosovës, si dhe në Cahan dhe Kukës, në veri të Shqipërisë. Në këto vende, sipas Prokurorisë, janë bërë krime në periudhën prej marsit të vitit 1998 deri në shtator të vitit 1999. “Nga marsi 1998 deri në shtator 1999 janë bërë krime ndaj personave, për të cilët pretendohej se kanë bashkëpunuar apo bashkëpunojnë me forcat (ushtrinë, policinë dhe forcat e tjera) e Republikës Federale të Jugosllavisë, të cilët nuk përkrahnin metodat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përfshirë edhe personat që kishin lidhje me Lidhjen Demokratike të Kosovës si dhe ndaj personave me përkatësi serbe, rome dhe të tjerë”, tha përfaqësuesi i Prokurorisë.

Rexhep Selimi akuzohet “për pjesëmarrje si epror në ndërmarrjen kriminale të bashkuar” si dhe mbi bazën e “përgjegjësisë personale”, me shpjegimin se ai “është përgjegjës për kryerje të krimeve, duke qenë i vetëdijshëm për këto krime dhe duke e ndërmarrë këtë rrezik vullnetarisht, duke ndihmuar apo inkurajuar këto krime”. Prokurori pohon se “ekziston dyshimi i bazuar mirë, se zoti Selimi mban përgjegjësi si epror për krimet e bërë në pikat 1-10 të aktakutës.”

Selimi: Nuk jam fajtor për asnjë pikë

Niederlande Den Haag | Kosovo-Sondertribunal | Verhandlung Rexhep Selimi (Eva Plevier/REUTERS)

Rexhep Selimi tha se i ka kuptuar të gjitha akuzat dhe në pyetjen e gjykatësit Nicolas Guillou nga Franca, a do të deklarohet ndaj tyre, i akuzuari Selimit tha: “Nuk jam fajtor në asnjë pikë të aktakuës”. Para deklarimit për fajësinë apo pafajësinë e tij, Selimi bëri edhe një deklaratë, ku tha se “ky ndoshta nuk është momenti as vendi që të flas për legjitimitetin e kësaj Gjykate”, por theksoi se këtë Gjykatë e ka themeluar Parlamenti i Kosvoës”. “Unë si deputet e kam kundërshtuar themelimin e saj, jo si shprehje kundër drejtësisë, por donim që drejtësia të bëhet në Kosovë”. Rexhep Selimi rikujtoi se Gjykata Ndërkmbëtare e ka shpallur si legjitime vendimin për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ndërkohë që Serbia “me ndihmën e Dick Marty, ka hartuar një raport ku flitet për krimet e UÖK”.

“Por kjo Gjykatë tani është fakt. Si deputet e kam kundërshtuar themelimin e saj, por si luftëtar dhe një nga themeluesit e UÇK, tani gjendem përballë një aktakuze të rëndë”. Ish-kreu i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi u shpreh se është i vetëdijshëm për “rëndësinë dhe seriozitetin e kësaj Gjykate” dhe se tani “rolet janë të ndara, jemi palë të ndryshme”.

“Por më lejoni të besoj se qëllimi i kësaj Gjykate do të jetë drejtësia dhe mbi të gjitha e vërteta, jo vetëm për ju si gjykatës, por pse jo edhe për Prokurorinë”, theksoi Selimi duke shtuar se “ai, UÇK dhe populli i Kosovës kanë bërë luftë të drejtë dhe të pastër, dhe se kjo do të shihet edhe në fund të këtij procesi”. “Unë kam luftuar kundër Serbisë, kundër Serbisë okupatore, e cila i ka sjell vetëm të këqija popullit tim: vrasje, dëbime, spastrim etnik… luftën e kam nisur me Adem Jasharin dhe e kemi përfunduar së bashku me komandantin e NATO-s, Wesley Clark. E kam për detyrë edhe sot të jem në anën e popullit tim dhe të NATO-s”, theksoi Selimi, i cili shpreson se Gjykata por edhe Prokuroria do të kërkojnë drejtësi dhe të vërtetën”.

Ndërsa mbrojtësit e Rexhep Selimit bënë të ditur se së shpejti do të kërkojnë lirimin e përkohshëm të klientit të tyre, pasi ai “ka treguar gatishmëri të plotë për bashkëpunim me Gjykatën dhe nuk ekziston kurfarë rreziku i influencimit të dëshmitarëve apo zhdukjes së dëshmive”. Mbrojtësit e Selimit thonë se “ai do të bashkëpunojë në tërësi me Gjykatën”, e kërkesa për lirimin do të bëhet në ditët në vijim. Në ditët në vijim do të caktohet edhe data e vazhdimit të procesit, respektivisht nxjerrjes së provave kundër të akuzuarve Selimi, Thaçi, Krasniqi dhe Veseli.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

14 December, 2025
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

14 December, 2025
Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra 

Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra 

14 December, 2025
Aksident fatal në Tiranë/ Makina përplas motomjetin, ndërron jetë në vend 40-vjeçari 

Aksident fatal në Tiranë/ Makina përplas motomjetin, ndërron jetë në vend 40-vjeçari 

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result