ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare 12 hours ago
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford 14 hours ago
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit 14 hours ago
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut 14 hours ago
Donald Trump dhe bashkëshortja e tij fluturojnë drejt Londrës 16 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Papa Françesku takon arbëreshët: Jeni dëshmitarë të vëllazërimit

albnews by albnews
25 May, 2019
in Albania
0
Papa Françesku takon arbëreshët: Jeni dëshmitarë të vëllazërimit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Historia e arbëreshëve të Eparkisë së Ungros në Kalabri karakterizohet nga udha e guximshme shpirtërore dhe nga besnikëria ndaj traditave, pa marrë parasysh vështirësitë e vuajtjet”, nënvizoi Papa Françesku duke takuar, në Sallën Pali VI, pjesëmarrësit në shtegtimin e Eparkisë së Ungros, e cila numëron më se 30 mijë katolikë italo-shqiptarë të ritit bizantin, të përhapur në zona të ndryshme të gadishullit italian.

Papa Françesku kujtoi se kanë kaluar 100 vjet nga themelimi i kësaj Eparkie. Ishte 13 shkurti i vitit 1919 kur Papa Benedikti XV, ndërsa bota ishte e copëtuar nga Lufta I Botërore, themelonte, me Kushtetutën Apostolike Catholici fideles, këtë Seli  të Kishës katolike italo-shqiptare.

RelatedPosts

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

Kjo ngjarje e rëndësishme – nënvizoi Ati i Shenjtë Bergoglio – na krijon mundësinë ta falënderojmë Zotin për atë që  bëri në bashkësinë tuaj shekujt e fundit, me mirësinë e mëshirën e Tij:

“Prandaj ju ftoj ta jetoni këtë jubile jo aq si pikarritje, por si hov të ri e të gëzueshëm të impenjimit tuaj njerëzor e të udhës suaj të krishterë. Në këtë kuptim, është më e nevojshme se kurrë të thellohet njohja e së kaluarës e të kujtohet me mirënjohje, për të gjetur në të arsyet e shpresës e për të ecur së bashku drejt ardhmërisë që Zoti dëshiron të na e dhurojë”.

Françesku e nxiti bashkësinë e katolikëve italo-shqiptarë ta mirëpresë gjithnjë ndër zemra, dashurinë e Zotit, burim e  shkak i gëzimit tonë, të marrin pjesë në Sakramentet, të jenë pranë çdo familjeje, t’i kushtojnë vëmendje më të varfërve e më nevojtarëve, t’i shoqërojnë breznitë e reja në sfidën e madhe edukative, që u përket të gjithëve:

“Janë këto përmasat, në të cilat duhen ruajtur traditat tuaja – u kujtoi – ashtu si edhe përkatësia ndaj Krishtit e Kishës së Tij. Jeni të thirrur të jetoni si të krishterë, duke dëshmuar se dashuria është më e bukur se urrejtja; miqësia, më e bukur se armiqësia e vëllazërimi ndërmjet të gjithëve,  shumë më i bukur se konflikti”.

Papa u lut, në përfundim, që arbëreshët, kudo janë, të shoqërohen në udhën e tyre të përditshme nga Nëna e Shenjtë e Zotit, Odegitria – në greqisht, “Ajo, që tregon udhën”. Është paraqitja bizantine e Marisë – kujtoi – që me dorën e djathtë tregon Krishtin Fëmijë.

Ajo, shërbëtorja e bindur, që e pranoi fjalën e Zotit  – uroi Françesku – ju bëftë gjithnjë më të  bindur ndaj vullnetit të Atit e mjete bujare të planit të Tij të shëlbimit. E në përfundim, falënderimi për vizitën dhe bekimi papnor:

“Të dashur vëllezër e motra, ju falënderoj edhe një herë për këtë vizitë e ju uroj përzemërsisht njëqindvjetorin tuaj. Duke ju kujtuar të luteni për mua, ju jap, me gjithë zemër bekimin, të cilin e shtrij me kënaqësi mbi familjet tuaja e mbi mbarë Eparkinë e Ungros”./Vatican News/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

16 September, 2025
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

16 September, 2025
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

16 September, 2025
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result