ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale 8 hours ago
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike 9 hours ago
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë 10 hours ago
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision 10 hours ago
Rubin në Hagë: Hetimet për vrasje nga UÇK-ja nuk u vërtetuan kurrë, shumë nga akuzat janë të fabrikuara 13 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Pagat dhe punësimi në hotele, bare dhe agjencitë e udhëtimit janë ulur në 50%

albnews by albnews
17 December, 2020
in Albania, Technologji
0
Pagat dhe punësimi në hotele, bare dhe agjencitë e udhëtimit janë ulur në 50%
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Baret, restorantet, hotelet dhe agjencitë e udhëtimit vuajtën pasojat e krizës pandemike edhe në tremujorin e tretë të këtij, si rrjedhojë e mungesës së turistëve të huaj dhe kufizimeve të shkaktuara nga pandemia.

Treguesit e punësimit dhe pagave shënuan rënie dyshifrore në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2019.

RelatedPosts

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Të përfituara nga trafiku i drogës, sekuestrohen 57 pasuri të një personi në Durrës

Si u ndërtua Durrësi nën tokë, historia e panjohur e qytetit bregdetar që u projektua nga regjimi komunist

Të dhënat e INSTAT tregojnë në gjatë gusht -shtator, indeksi i punësimit në hotele shënoi rënie vjetore me 51.6 për qind. Në nivele pak a shumë të ngjashme ra edhe indeksi i pagave për të njëjtën periudhe me (-55.2 %).

Pas hoteleve rënia është fortë në paga dhe punësim për baret dhe restorantet. Gjatë tremujorit të tretë fondi i pagave u tkurr me rreth 45 për qind në këto biznese, ndërsa punësimi u tkurr me 40.7 për qind.

Agjencitë e Udhëtimit gjithashtu panë rënie të lartë si të fondit të pagave dhe punësimit përkatësisht me 41.2 dhe 40.2 për qind në raport me tremujorin e tretë 2019.

Sektori i transportit gjithashtu ka shfaqur dobësi në tremujorin e tretë. Të dhënat e INSTAT raportojnë se, punësimi dhe pagat në këtë sektor janë tkurrur përkatësisht me 15 dhe 20 për qind.

Sektori i shërbimeve dhe i transportit janë goditur më së shumti nga kriza pandemike, si pasojë kufizimeve në lëvizje sidomos me jashtë vendit dhe rënies së turistëve të huaj. Për 9 mujorin, hyrjet e të huajve në vend ranë me 61%, ose rreth 3.3 milionë turistë më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pjesa më e madhe e tyre anuloi prenotimet e verës, për shkak të zgjatjes së pandemisë, duke shkakruar humbje të mëdha për hotelet e agjencitë turistike, por edhe duke ndikuar në tkurrjen e konsumit në vend. Të dhënat e tjera të INSTAT treguan se në gusht,  tregtia me pakicë shënoi një rënie prej 7.2%.

Pas shërbimeve, industria ka shfaqur dobësitë më të mëdha në punësim dhe në paga. Në tremujorin e tretë indeksi i punësimit dhe pagave kanë rënë me 12 dhe 11 për qind në të njëjtën periudhë.

Në tremujorin e tretë sektori i TIK nuk mundi të mbajë ritmet e rritjes që u shfaqen gjatë kufizimeve të para, dukë pësuar rënie vjetore si në indeksin e pagave dhe atë punësimit me përkatësisht me 0.4 dhe 3 për qind. Aktivitetet e teknologjisë së informacionet dhe ato të lidhura me shitjet e ushqimeve ishin të vetmet që shënuan rritje gjatë periudhës pandemike që përkoi më së shumti me tremujorin e dytë të vitit.

Në tremujorin e tretë fondi i pagave ka ardhur me rritje vetëm në sektorin e prodhimit, prodhimit të energjisë dhe tregtisë dhe riparimit të automjeteve përkatësisht me 19, 14.7 dhe 3.8 për qind në raport me tremujorin e tretë të vitit 2019.

Rritje të indeksit të punësimit raportoi vetëm sektori publik ujit dhe përpunimit të mbetjeve me 7.3 për qind pikë dhe nga sektori privat ndërtimi me 3.7 për qind dhe tregtia dhe riparimi i automjeteve me 2.5 pikë përqindje.

Ndërtimi është sektori që ka shënuar ecurinë më të mirë në tremujorin e tretë, duke raportuar një rritje të volumit të shitjeve me 16%./monitor/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

15 September, 2025
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

15 September, 2025
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

15 September, 2025
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result