Nga Agron Gjekmarkaj
Kronikë e gjatë ngjarjeve dhe personazheve. Hakmarrja e Mulit, rikthimi i Ditmarit e trazimet e Çyrbes.
(Pjesa e parë)
Seanca sot filloi e mbaroi.
Krye zëvendës Lideri Muli pas humbjes së Kukësit ngjante me Kostandinin e rikthyer nga tjetër botë për të mbajtur besën e dhënë demokratëve.
Mbi supë mbante pluhurin e betejave, në ajrin e ftohtë të natës nga udhëtim i lodhshëm hoteleve. Mondi me Tritanin shihnin pa gjetur mënyrën se si të hapnin bisedën. Mideja u kërkonte ngushëllim.
Më në fund Oerdi theu akullin dhe foli me fjalët e Krishtit “nemo propheta acceptus est in patria sua”, nuk mund të jesh profet në vendin tënd. Muli vetëm tundi kokën, disi më i lehtësuar nga kjo parabolë mësimore, por po llaf nuk nxorri. Kraherori i gurgullonte hakmarrje.
Albana po kaq ishte e merakosur. Sapo kishte filluar të shijonte famën me librin e zi të zgjedhjeve, një punë e re dhe e mundimshme e kishte trokitur në derë. Nuk dinte ende në duhej të gëzohej apo të pikëllohej. Doktori i kishte kërkuar të shkruante aneksin, një kapitull të ri për Kukësin. Ky besim e mbushte me krenari, ndërsa humbja me dhimbje. Kryezevendës Liderin po e shikonte ndryshe, jo si më parë me admirimin e pa kusht, tani e kishte personazh në subjektin e saj si të mundur. Shpirti ia lypte ta ngarkonte pak me faj, por porosia ishte e qartë, tentakulat e krimit nuk mundeshin të jenë fisnike, por revolucionare.
Kronika e sotme ka një vend edhe për Ditmarin, të cilit së paku këtu nuk duam ta ndajmë nga shoqëria e idealit, mungesa e të cilëve po e vuan për gjithë jetën. Një ditë me diell tek kaloja për në rrugën e “kosovarëve” nga larg pashë një siluetë që m’u duk gati e njohur. Personi me një shikim shenjti (martesë e shenjtit me djallin tonë në Shkodër) ecte në rrugë, i zvogëluar në ambicie, por jo në marazie. Ishte ai. Po ti, merr i uruar, ç’bën kësaj ane në këto ujëhesa?! Po ja tha, u takuam me Nikon dhe Damon në një lokal si për herë të fundit! U habita. S’ka gjë për tu çmendur, ndërhyri. Niko Nikoqiri na solli dy pako kafe dhe na la shendë. Nuk mban më.
Me qortimet që i kam bërë babait për politikën e jashtme, Niko e pati, u bë tufan. Nuk më shihni më, më kishte lënë shendë. Po Damo? Ai është i deklasuar dhe bëhemi më shumë prej ca muajsh, madje takohemi edhe ditën pa u errur krejt në vende të hapura. Vetëm Tezja, kjo mikja e përjetshme nga Qeveria, më merr gjithmonë në telefon entuziaste, në ndezulli të përhershme për kauzat, në lot për gëzimet dhe brengat si rrugë purifikimi.
Po ti, merr haram i thashë, çfarë bëre me gjithë atë zell të futësh babanë shkopinj nën rrota, kur gjithë bota ju shërbente, pak hall ka ai?… ti të tregosh si ta shohësh Kosovën? Ja, Luli është kryetar i opozitës dhe nuk e kujton. Ditmari, ndonjëso që të përzhitur këtu u zgërdhi, desh u mbyt. Ti se di, e mblodhi veten, dhe një lot si grimci ju shfaq në cep të syrit, ç’do të thotë që baba të të heqë shikimin, të të bëjë def nga xhani, nuk mund ta duroja më atë degradim dhe vendosa ta bëja sy me sy, qoftë edhe duke e hidhëruar, i bindur se është më mirë të marr urrejtjen sesa përçmimin e tij të qëllimshëm, një formë vëmendjeje kjo gjithsesi. Me habiti, Ditmari dhe këtë ndjenjë ndershmërie që e karakterizon, vendosi ta ndaj me lexuesit e kronikës, që herë pas here të lutet që të kujdeset për fatin e tij.
Mazniku dukej meditativ, i thelluar në nostalgji për Lal Erin. Bora ia kishte kuptuar xhuxhet dhe i tha “tani do bëhemi shokë bashkë, Babua të të ka vendosur pranë meje, sepse kam përvojë në punë qeverie, mos u mërzit, se ke mua, të mbroj unë nga intrigu dhe politika e madhe, sepse dukesh pak naiv”.
Mimi i di Puccinit kishte marrë rrugë të largëta të indiferencës, ndonëse Etjen e fyen e përfshin valë të ndjeshme malli kur syri i tij mbushet me lot kur shikon karrigen e tij të ngarkuar me madhështi. Ja, kapa brengën e tij dhe i thashë, ja ke Etildën, afër xhaxhait, njeri i qetë, i zotit dhe i nderuar, pse mërzitesh!? Ashtu është, tha ai, por Mimi është historia e shkëmbit të tij, kur ajo heshti, pritur nga rrënjët tona, ndërsa Etilda është melankolia e një kohe të pakryer. E thellë kjo.
Frroku Gjini e la pa fjalë të madhën dhe të voglën qysh seanca e shkuar kur propozoi një rezolutë mbështetëse për Babën, që luftonte me rusët në OKB. Vetë Lindita u habit. Të gjithë sot po shfaqin zili dhe shkojnë ta urojnë për intuitën që shfaqi në momentin e duhur me thagmen, por po aq të tillë. Të poshtëruar, këta njerëz janë përgatitur për ta plaçkitur, ndërsa Xhafa pasi nuk pranoi as lavdimërinë e Frrokut, tani është edhe më i shpërndarë.
Jorida erdhi e mbështjellë me një vetëdije mes të zezës, bluzë e jeshiles, dhe pritet të ikë drejt një vendi me ngjyrë ylberi me shumë ngut, me ankthin se dikush mund ta ndalonte, me frikën se dikush mund ta njohë, dhe me dhimbjen që ndjen për mendimin se botën po e rend në rrugë të vështira, e që emocionet nuk ndihen më në këtë mundësi sizifian. Në këtë keqkuptim, gabimi isha unë, dhe pendesa po më pësonte si një ndjenjë ngulur në shpërqendrim. Dhurata Çupi hyri në mes dhe tha se objektet e kultit nuk duhet të dhunohen. Gaz Bardhi nuk u prek. Frigoriferi është shpirti i tij, i panjohur. Gabim e ka Ermua që do të marrë kryetarllëkun e grupit për ta dhënë liderit të vogël historik, Lul, sepse ai ka gojë të pafre dhe mund ta mbushë pantallonin me zërat e folësve.
Gerta është zhdukur në arsim prej kohësh. Po shkrihet si qiriu i Naimit, për të bërë dritë të cilën Ina do ta fryjë për ta fikur. Tao, pasi nderoi Falkonen dhe Barsolinon në Palermo, tani mund të thirret Tao idealisti. Mafiozët e botës tremben tani, si qafirë. Ju piti e zezë edhe e edhe. Toni po kërkon shenja nga Zoti dhe ato po vonojnë, përveç buzëqeshjeve të Klotildes. Hasani shikon nga lart dhe kemi idenë se është si xhindi. Anila merakoset për barinjtë, të cilët kërkojnë rinovim kurrikulash, ndërsa në fakt ajo e ka mbyllur akademinë. Salianji erdhi si gjithmonë, i gatshëm për konflikt, në vend të paqes. Prej kohësh ai është si hermetik, kështu që nuk dimë se çfarë mrekullie ka në kokë djali.
Ndonjëherë qesh me mendimet pozitive që i dalin për të tjerët.
Majko, i zbritur nga Kukësi, shfaqet si një hero i palëndaur. Një martir i gjallë i betejës elektorale. Ky gjendje zgjati deri sa në sallë hyri Bela, e cila papritmas filloi të merrte urimet e kolegëve që as nuk i pranoi e as nuk i refuzoi. Nuk po kuptonim. Pyesim se kush është protagonisti i Kukësit, nëse nuk është Majko, Zhukovi i atij luftës. Më thanë që Majko, si ministër i mbrojtjes, ka gjetur hartat e Belës për rrugët e shkurtra të bindjes. Atje është parë edhe Ulsi Aga me dy mushka të ngarkuara. Tani nuk është çudi që Babua, Bela dhe Ulsiun të çojnë andej nga Himara, pasi janë pushtuar nga dëshirat, të çliruar edhe ata në det. Ulsiu është shpallur si horoskopi që del me rezultate një javë para viranit.
Çyrbja, azgani i veprimit, ai që për Babon deshi që ta çonte më lart në mes të Berlinit si Avni Rrustemi, ka rënë në mendime. Ai pret që një ditë Babua të kthehet në podium dhe ta ngjatësojë, ëmbël si djalë dëshirash nga atje lart. Eni Xake dhe Aurora nuk janë të kënaqur, por nuk kanë forcën ta kthejnë buzëqeshjen e lehtë, ndërsa mërziten e muzguarën kanë pushtuar si sulltan Bajazit në qelinë e tij.
Elisa pritet të marrë portofolin për çështje të nurit dhe marifetit në parti në kongresin e ardhshëm, duke lënë tërë pretendentët në stres.
Po ti, i bëj me shenjë Arben Pellumbit… unë jam instrument në duart e Babos, degë ulliri ose pushkë e mbushur, ai e vendos, mua nuk më merr koka erë, jo si ju me tre parti që ndiheni të gjithë mbretër dhe trajtoni Lulin si argat.
Margeriti zbriti nga retë më në fund. Rrezatimi i tij shtua. Kosta i Linditës dhe i Gramozit nuk u tundën, por tani janë verbuar. Pas thyerjes së televizorit në Mynih dhe grushteve mbi Benvenuto Çelinin në Firence, pritet të bëjë aktin e tretë, i bindur që dashuria për Baban demonstron me akte sublime, jo me dokrra në ekran. Nuk është çudi nëse ia shkul mjekrren Gaz Bardhit me shpejtësi guerrile.