ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin 12 hours ago
Reali, Xabi Alonso rikthehet në Anfield: E kam dashur Liverpoolin për 5 vjet 12 hours ago
Osmani: Njësia Speciale e FSK-së, krenaria e Kosovës. Ruajnë amanetin e lirisë së Kosovës 12 hours ago
Aktivistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për protesta jashtë shtëpive të deputetëve 12 hours ago
David Beckham do të marrë titullin kalorës në Kështjellën Windsor 12 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Albin Kurti fton LDK-në për koalicion parazgjedhor

albnews by albnews
20 July, 2019
in Kosova
0
Vetëvendosje sot nis tubimet me qytetarë kundër Qeverisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ka bërë thirrje Isa Mustafës dhe LDK-së që të bëhen bashkë për të shkuar në zgjedhje.

Ai ka thënë se bashkimi në një subjekt do të sillte një fitore të madhe edhe për Kosovën.

RelatedPosts

PDK del me qëndrim, s’ka votë as për Konjufcën: Siç dështoi Kurti, do të dështojë çdo përpjekje tjetër

Publikohet Raporti i Progresit 2025: Kosova me progres të kufizuar dhe stagnim në reformat kyçe

Konjufca pranon nominimin për mandatar, e siguron Kurtin: Populli pret rikthimin tënd më të fuqishëm

Këto komente i ka dhënë sot në një konferencë për media kur është pyetur edhe për një marrëveshje të mundshme me LDK-në para se të shkohet në zgjedhje.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me LDK-në. Jemi të interesuar ta krijojmë paraprakisht një subjekt qe e kthen shpresën në Kosovë dhe formon një efekt sinergjik që edhe dalja të jetë masive dhe jo vetëm një fitore e madhe”, ka thënë Kurti.

Isa Mustafa dhe Albin Kurti ishin takuar kohëve të fundit. Por, s’kishin dhënë shenja se mund të bëheshin bashkë para zgjedhjeve.

LDK vazhdimisht ka thënë se s’heq dorë nga pozita e Kryeministrit në çfarëdo koalicioni, qoftë edhe parazgjedhor.

Isa Mustafa, mbrëmë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt, ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje për të dalë një Qeveri kredibile.

Ramush Haradinaj dha dorëheqje të premten, dy muaj pa i mbushur dy vjet të Qeverisë së ndërtuar nga AAK-ja, PDK-ja, NISMA e AKR-ja.

Haradinaj dha dorëheqje pasi tha se i erdhi ftesa nga Gjykata Speciale, e cila është krijuar për t’i ndjekur ish-udhëheqësit e UÇK’së të dyshuar se kanë kryer krime lufte.

Kohëve të fundit, lideri i AAK-së i prishi raportet me Liderin e PDK-së, Kadri Veselin, i cili nga Uashingtoni tha se Kryeministri i Kosovës po flet me Amerikën sikur me Serbinë. Haradinaj tha se një deklaratë e tillë është servilizëm politik.

Udhëheqësi i partisë së pestë në Kosovë mbeti i vetëm në luftën për ta mbrojtur taksën e vendosur kundër Serbisë. Ndërsa, ishte kundër prekjes së kufijve, një temë kjo e përkrahur nga Hashim Thaçi.

Haradinaj ka kërkuar të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe t’i kthehet vendimmarrja popullit. PDK-ja ka mbetur e hutuar nga ky vendim. LDK-ja e “Vetëvendosje” kanë kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme, sikurse edhe PSD-ja e NISMA e Fatmir Limajt.

Presidenti pritet që gjatë ditëve në vijim t’i thërrasë partitë politike për t’u konsultuar për dy opsionet: themelimin e një Qeverie të re ose shkuarjen në zgjedhje.

Praktikisht, ekziston vetëm një opsion pasi askush s’ka numra për të ndërtuar Qeverinë e re, pasi askush s’mund të llogarisë as në votat e Listës Srpska, e cila e ka braktisur koalicionin prej vitit të kaluar kur u vendos taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Qeveria e Ramush Haradinaj, prej kur e vendosi taksën, mbeti Qeveri e pakicës, e mbështetur për disa vendime nga PSD-ja e Shpend Ahmetit.

Ish-Komandanti i UÇK’së për Zonën e Dukagjinit është Kryeministri i gjashtë i Kosovës pas Bajram Rexhepit, Bajram Kosumit, Agim Çekut, Hashim Thaçit e Isa Mustafës.

Ish-Kryeministri Haradinaj kishte udhëhequr Qeverinë e Kosovës edhe një herë për 100 ditë kur ishte detyruar të jepte dorëheqje në mars të vitit 2005 për të shkuar në Tribunalin e Hagës si i akuzuar për krime lufte. Atje ishte shpallur dy herë i pafajshëm.

Asnjëri prej Shefave të Qeverisë prej pasluftës s’e ka përfunduar mandatin kushtetues.

Prej pasluftës janë mbajtur gjashtë palë zgjedhje nacionale.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin

Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin

4 November, 2025
Reali, Xabi Alonso rikthehet në Anfield: E kam dashur Liverpoolin për 5 vjet

Reali, Xabi Alonso rikthehet në Anfield: E kam dashur Liverpoolin për 5 vjet

4 November, 2025
Osmani: Njësia Speciale e FSK-së, krenaria e Kosovës. Ruajnë amanetin e lirisë së Kosovës

Osmani: Njësia Speciale e FSK-së, krenaria e Kosovës. Ruajnë amanetin e lirisë së Kosovës

4 November, 2025
Aktivistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për protesta jashtë shtëpive të deputetëve

Aktivistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për protesta jashtë shtëpive të deputetëve

4 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result