Diaspora
Ambasadorja e BE: Investitorët përballen me korrupsion, informalitet dhe mungesë transparence

Ambasadorja e Delegacionit të BE në Tiranë, Christiane Hohmann thotë se BE është duke e ndihmuar Shqipërinë dhe se së shpejti, vendi ynë do jetë pjesë e një program inovativ.
Në një komunikim për mediat Hohmann u ndal edhe tek disa problematikat kryesore me të cilat përballe sot investitorët.
“Ka pasur përfitime që janë sjellë nga digjitalizimi i shërbimeve. Investuesit tregojnë qartë disa nga sfidat që ende mbetet, si për shembull si do të trajtohet informalitetit. Çrrënjosja e korrupsionit, promovimi i konkurrencës së drejtë si edhe promovimin e procedurave transparente të prokurimit publik, parashikueshmërinë ligjore, zbatimin e ligjit dhe ata nuk duan as të ketë vonesa në gjykata.
Pra as që të ketë certifikata që paqarta pronësie. Shqipëria ka ecur shumë përpara. Përfaqësuesit e bizneseve na tregojnë që ka ende shumë punë, zgjidhja e këtyre çështje do të krijojë vende punë dhe do të sjellë më shumë investime si edhe do të heqë pak trysninë që sjell edhe rrjedhja e trurit”, tha ambasadorja e BE.
Po ashtu shtoi se BE ka miratuar investime shumë të rëndësishme për vendin.
“BE do të vijojë të mbështesë Shqipërinë. Ne do të investojmë në mënyrë madhore. BE ka miratuar investime shumë të rëndësishme për shifrën 5.7 mld euro duke u fokusuar tek transporti dhe struktura e energjisë. Duke qenë se jemi donatori numër 1 në Shqipëri, ne edhe mbulojmë shumë fusha, por përqendrohemi tek inkurajimi i aftësive për biznes”, tha ajo.
Diaspora
Nga Stambolli në SHBA: votimi i diasporës përfundon gradualisht deri pas mesnate
Pas një procesi përgatitor që ka zgjatur disa javë, sot është duke u zhvilluar votimi për shtetasit e Republikës së Kosovës në 29 përfaqësi diplomatike jashtë vendit.
Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, gjithsej 19,187 shtetas të Kosovës, të cilët janë regjistruar paraprakisht për të votuar fizikisht, kanë të drejtë të votojnë në 16 ambasada dhe 13 konsullata të Republikës së Kosovës.
Votimi do të përfundojë në orare të ndryshme, varësisht nga shteti pritës. Në orën 17:00, sipas kohës lokale në Kosovë, do të mbyllet votimi në Konsullatën e Kosovës në Stamboll. Ndërkaq, në orën 19:00 do të mbyllen qendrat e votimit në shtete si Gjermania, Zvicra, Franca, Belgjika, Norvegjia, Austria, Suedia, Sllovenia, Danimarka, Italia, Kroacia, Holanda, Republika Çeke dhe Hungaria.
Në Ambasadën e Kosovës në Londër, procesi i votimit do të përfundojë në orën 20:00, ndërsa në katër përfaqësitë diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, votimi do të mbyllet në orën 01:00 të ditës së ardhshme, gjithnjë sipas kohës lokale në Kosovë.
Bota
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmë më Fermo të Italisë, ku protagonist ka qenë një 42-vjeçar që sipas autoriteteve u raportua në një gjendje psiko-fizike jo normale për shkak të sjelljes së tij agresive.
I skeduar më parë si person problematik, ai u lokalizua nga karabinierët e Porto San Giorgio, që iu përgjigjën një njoftimi në një bar në Campofilone, pas një raportimi për një individ shqetësues.
Shqiptari ka qenë në gjendje mendore të trazuar, dhe të pakontrollueshme, aq sa dhunoi me shqelma dhe grushte efektivët që me shumë vështirësi e neutralizuan.
Por pavarësisht kësaj, në një gjendje krejtësisht të ndryshuar, ai arriti ta dëmtonte automjetin e shërbimit ushtarak me shqelma dhe goditje me kokë, duke dëmtuar derën e pasme të djathtë dhe duke thyer xhamin.
Gjatë operacionit, ai pësoi një dëmtim në kokë, i cili u trajtua në vend personeli i 118-ës, që më tej e dërguan në spitalin e Fermos. Efektivët gjithashtu u detyruan të kërkonin ndihmë mjekësore për lëndime të ndryshme, me një prognozë midis 7 dhe 10 ditësh, informon media italiane.
Pasi arrestimi u krye, burri iu nënshtrua detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.
Albania
Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45 vjeç
Mosha e 2,2 milionë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit është mjaft e re sipas të dhënave nga Ces Hub i BE.
Shumica e vendeve të BE zhvilloi censet e popullsisë më 2021, nga të cilat u evidentua popullata e emigrantëve sipas vendeve të origjinës dhe mosha e saj.
Në total 70% e shqiptarëve që jetojnë në BE janë deri në 45 vjeç. Mbi 60% e emigrantëve shqiptarë janë në moshë pune aktive (15–49 vjeç), me grup-moshën 30–49 vjeç që dominon fort, me 40.7% të totalit. Kjo peshë është pothuajse identike si për meshkujt, ashtu edhe për femrat, duke treguar se emigracioni nuk është më një fenomen i kufizuar kryesisht te meshkujt, por ka marrë një karakter familjar dhe më të balancuar gjinor.
Sakaq, struktura e popullsisë rezidente në Shqipëri është dukshëm më e plakur. Brenda vendit, pesha e grup-moshave mbi 50 vjeç është rritur ndjeshëm vitet e fundit, ndërsa grup-moshat e reja dhe ato në kulmin e produktivitetit ekonomik janë tkurrur.
Përkundrazi në emigracion, grup-moshat mbi 65 vjeç përbëjnë vetëm rreth 5%, ndërsa moshat mbi 85 vjeç janë pothuajse të papërfillshme (0.3%), çka tregon se emigracioni shqiptar është kryesisht një emigracion i moshave të reja dhe të mesme, jo i pensionistëve.
Edhe grup-mosha nën 15 vjeç ka një peshë të konsiderueshme në diasporë me 19%, çka tregon praninë e familjeve emigrante dhe një proces më të qëndrueshëm vendosjeje jashtë vendit. Ndërsa në Shqipëri rënia e lindshmërisë ka ulur ndjeshëm peshën e fëmijëve në strukturën e popullsisë.
Në terma ekonomikë dhe demografikë, grafiku konfirmon se Shqipëria ka “eksportuar” në mënyrë disproporcionale kapitalin njerëzor në moshë pune, duke lënë pas një popullsi gjithnjë e më të vjetër.
Ndërsa jashtë vendit shqiptarët janë kryesisht në moshat që kontribuojnë në rritje ekonomike, brenda vendit barra mbi sistemin e pensioneve, shëndetësisë dhe financave publike është në rritje.
Sipas të dhënave të fundit nga Cens Hub emigrimi në dekadën e fundit shënonte 56 % meshkuj në Gjermani, 53 % në Greqi dhe 51 % meshkuj në Itali. Shtetas shqiptarë që jetojnë në Evropë figurojnë të jenë të një moshe të re, edhe në raport me strukturën e popullssisë së vendeve pritëse.
Migrimi i shqiptarëve jashtë vendit nuk është një dukuri e re. Ai është i dokumentuar të paktën që në shekujt e pesëmbëdhjetë dhe të gjashtëmbëdhjetë, me largimin e një mase të madhe banorësh nga trevat shqiptare. Akoma vazhdon të mbetet veprues dhe të japë impaktet e tij domethënëse, si në aspektet demografike, po ashtu edhe në ato sociale dhe ekonomike të vendit. / Monitor
-
Albania1 day agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Albania7 hours agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
Albania7 hours agoAnomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
-
UK1 day agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania8 hours ago“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri
-
UK6 hours ago
Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
-
Bota7 hours agoPresidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump
-
Kosova6 hours agoNumërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër
