ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Putin thirrje Sllovakisë: Vendosni bllokadën energjetike në Ukrainë 3 hours ago
Kurti paraqitet në Gjykatë për rastin e kërcënimit nga rrjetet sociale, dy të akuzuar për kanosje 3 hours ago
SHBA revokoi vizat ndaj zyrtarëve palestinezë në OKB, Macron: E papranueshme 3 hours ago
US Open/ Novak Djokovic mund Taylor Fritz dhe përgatitet për një gjysmëfinale të gjatë me Carlos Alcaraz 3 hours ago
Grossi: Në Siri kemi gjetur gjurmë të uraniumit, pjesë e një programi bërthamor   3 hours ago
Next
Prev
Home Diaspora

Ana e errët e diasporës shqiptare: Çka po ndodh në qytetin Brugg të Zvicrës?

albnews by albnews
27 May, 2025
in Diaspora, Kosova
0
Ana e errët e diasporës shqiptare: Çka po ndodh në qytetin Brugg të Zvicrës?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Enver Robelli

Çdo ditë nga një lajm pozitiv, mundësisht dy, bën edhe tri, pse jo edhe pesë: shqiptari i diasporës arriti këtë sukses, shqiptarja bëri këtë mrekulli, shqiptari tjetër drejton këtë firmë, pastaj një tjetër ka disa firma. Diaspora jonë e mrekullueshme. E kështu me radhë. 

RelatedPosts

Zbulohet EMRI/ Ky është ish-ministri nga Kosova që do jetë pjesë e kabinetit “Rama 4”

Kurti paraqitet në Gjykatë për rastin e kërcënimit nga rrjetet sociale, dy të akuzuar për kanosje

Nga armët tek simbolet nacionaliste, çfarë zbuloi policia në bastisjet e fundit në veri?

Ky është toni i raportimeve mbi diasporën në platforma të ndryshme të botës kosovare. Interneti është i pafund dhe nuk bërtet, mund të hedhësh në të çfarë të duash. Që të mos ketë keqkuptime: çdo sukses i pjesëtarëve të mërgatës shqiptare është pozitiv, por në këtë valë pozitiviteti e patetizmi nuk duhet harruar disa anë jo aq të shndritshme të jetës së komunitetit shqiptar në Zvicër, për shembull. 

A janë integruar shqiptarët në këtë vend? Përgjigjja në këtë pyetje është e ndërlikuar. Po, një pjesë (ndoshta e konsiderueshme) e shqiptarëve nga Kosova dhe viset e tjera janë integruar mirë ose janë në rrugë për t’u integruar mirë. Por e vërteta e hidhur është se një pjesë (ndoshta e konsiderueshme) ende përpëlitet në patriarkalizëm, në prirje që problemet (edhe më të vogla) të zgjidhen me dhunë, në mungesë interesimi për jetën publike, sociale, politike dhe kulturore në vendin ku i kalojnë së paku 335 ditë (rreth 30 ditë janë të rezervuara për pushime në vendin e origjinës).

Le ta marrim si shembull qytetin e Bruggut, i cili javëve të fundit është përmendur shumë nga mediat zvicerane për shkak të një ngatërrese mes kosovarëve dhe zviceranëve me origjinë kosovare. Brugg është qytet i bukur, gjendet në zemër të kantonit Aargau, 30 kilometra larg Zürichut. Aty, në Brugg, bashkohen lumenjtë Reuss, Limmat dhe Aare. Në këtë idil zviceran në fund të prillit u dëgjuan gjithandej të shtëna me armë. Policia bëri të ditur se u arrestuan disa persona për shkak se paraqisnin rrezik për sigurinë publike. Çfarë ndodhi? Së pari u hap zjarr nga një veturë në një parking të qytetit. Plumbat, siç njoftojnë disa media zvicerane, u shkrepën kundër një personi që ndodhej në një veturë tjetër. Me atë rast u plagos një burrë 31-vjeçar. Kur ndihma e shpejtë e dërgoi të plagosurin në spital, policia bëri rojë për të shmangur çdo eskalim. Pastaj, po ashtu në Brugg, u përplasën dy vetura. Njëra veturë, një BMW, u largua nga vendi i ngjarjes.

Po ashtu nga vendi i ngjarjes iku shoferi i një Mercedesi. Nga hetimet policia arriti në përfundimin se pasagjerët e BMW-së ishin personat e njëjtë që kishin shtënë me armë. U arrestuan tre persona, kosovarë dhe zviceranë me origjinë kosovare. Ngatërresa nuk përfundoi me kaq. Po atë ditë, një kosovar 35-vjeçar hyri në një kafene, kërcënoi dhe demoloi inventarin. Falë pranisë së madhe të policisë, ai u arrestua. Për policinë personat e involvuar në këto ngjarje nuk ishin të panjohur. Kishin rënë në sy edhe më herët me ballafaqime të dhunshme. Pjesë e ngatërresës janë edhe anëtarët e një familjeje që ka në pronë disa lokale gastronomie në Brugg. Suksesi në biznes duket se nuk është përherë dëshmi e integrimit të mirë në shoqërinë zvicerane. 

Ngjarja ka alarmuar politikanët lokalë në kantonin Aargau. “Është thjesht çmenduri ajo që po ndodh në Brugg. Nëpër rrugë flitet për ‘Brugglyn’, që tingëllon pothuajse si një vend në New York. Shpresoj që kjo të mos përshkallëzohet më tej”, kështu i tha një televizioni lokal zëvendëskryetari i Bruggut, Reto Wettstein, i cili është edhe deputet kantonal. Një politikan i partisë së djathtë SVP kërkoi ballafaqim me “kriminalitetin kulturor” dhe çrrënjosjen e tij. Aludimi është se këtu kemi të bëjmë me një kulturë të dhunshme, të ardhur nga Kosova. Sado problematik të jetë ky formulim, të vërtetën duhet shikuar në sy: sjellja e disa shqiptarëve në Zvicër është shpesh skandaloze, jo vetëm kur problemet – shpesh banale – tentojnë t’i zgjidhin me dhunë. 

Këto janë skena si në filma “Wildwest”, shkroi një gazetë lokale. Në qytetin e Bruggut prej javësh nuk ka temë tjetër. Disa njerëz janë të shqetësuar (me të drejtë), disa janë të mllefosur (me të drejtë), disa janë të zhgënjyer (me të drejtë, sepse kanë punuar aq shumë që të gjithë atyre që kanë ardhur në Zvicër t’u jepet shansi për të zhvilluar veten dhe arritur mirëqenie).

A flitet në komunitetin shqiptar në Zvicër për këtë ngjarje të shëmtuar në qytetin e Bruggut, a debatohet? Jo. Siç nuk flitet sa duhet dhe si duhet as për disa raste të rënda të vrasjes së grave nga burra kosovarë në Zvicër. Njëkohësisht në shumë pore të shoqërisë shqiptare në diasporë, nën ndikimin e pseudoimamëve të tik-tokut dhe platformave të tjera, është duke depërtuar një version rigjid, konservator i islamit politik. Ka njerëz që me njëfarë krenarie tregojnë se në filan qytetin zviceran komuniteti i ka mbledhur 4 milionë franga për të ndërtuar një xhami. E në qytetin tjetër planifikohen të mblidhen 15 milionë euro edhe për një xhami. Sikur këto para të investoheshin në arsimim të fëmijëve, do të ishte më e dobishme. Do të kishte më pak raste dhune dhe më pak trushpëlarë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Putin thirrje Sllovakisë: Vendosni bllokadën energjetike në Ukrainë

Putin thirrje Sllovakisë: Vendosni bllokadën energjetike në Ukrainë

3 September, 2025
Kurti paraqitet në Gjykatë për rastin e kërcënimit nga rrjetet sociale, dy të akuzuar për kanosje

Kurti paraqitet në Gjykatë për rastin e kërcënimit nga rrjetet sociale, dy të akuzuar për kanosje

3 September, 2025
SHBA revokoi vizat ndaj zyrtarëve palestinezë në OKB, Macron: E papranueshme

SHBA revokoi vizat ndaj zyrtarëve palestinezë në OKB, Macron: E papranueshme

3 September, 2025
US Open/ Novak Djokovic mund Taylor Fritz dhe përgatitet për një gjysmëfinale të gjatë me Carlos Alcaraz

US Open/ Novak Djokovic mund Taylor Fritz dhe përgatitet për një gjysmëfinale të gjatë me Carlos Alcaraz

3 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result