• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, July 16, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Analizë/ Pse Europa ka frikë nga Trump?

Analizë/ Pse Europa ka frikë nga Trump?

by albnews
16 July, 2025
in Bota, Opinion
0
4
VIEWS

Politika tregtare e Donald Trump është ironizuar shpesh si “Taco” (akronim për “Trump Always Chickens Out”, pra Trump gjithmonë tërhiqet). Por kur bëhet fjalë për luftën tregtare me Bashkimin Europian, duket se është vetë Brukseli, i shtyrë nga vende si Gjermania dhe Italia që rrezikon t’i nënshtrohet presionit të Washingtonit.

Analizë e La Stampa

SHBA-të dhe BE nuk kanë arritur ende një marrëveshje tregtare. Trump ka kërcënuar me rritjen e tarifës universale nga 10% në 30%, përveç tarifave sektoriale ekzistuese për çelikun dhe aluminin (50%) dhe për makinat e pjesët e këmbimit (25%). Ndërkohë, BE ka reaguar me ngurrim.

Komisioni Europian synonte fillimisht një marrëveshje me tarifa zero për mallrat industriale, duke theksuar se për të matur me drejtësi avantazhin tregtar të BE-së ndaj SHBA-ve, duhet llogaritur jo vetëm suficiti në mallra (rreth 200 miliardë euro në vit), por edhe deficiti në shërbime (afërsisht 150 miliardë euro), duke e ulur balancën neto në rreth 50 miliardë euro. Si kompensim, BE propozonte të blinte më shumë armë dhe gaz nga SHBA, veçanërisht për shkak të kërcënimit rus.

Marrëveshja e arritur nga Britania e Madhe me SHBA-të, që përfshinte një tarifë prej 10% dhe mundësi për përjashtime sektoriale, u konsiderua si një pazar i keq. BE priste më shumë, duke shpresuar se përmasa e saj ekonomike dhe varësia e SHBA-ve nga tregu europian do ta detyronin Washingtonin të pranonte kushte më të drejta. Kina, me peshë ekonomike të ngjashme me BE-në, arriti një “armëpushim” tregtar më të favorshëm falë ndikimit që ka mbi mineralet kritike.

Por me BE-në, bisedimet nuk kanë shkuar po njësoj.

Ndërsa administrata Trump sillet në mënyrë të paqëndrueshme në luftën tregtare me botën (duke fituar nofkën “Taco”), pasiguria në tregje ka rritur presionin mbi Brukselin për të arritur një marrëveshje me çdo kusht.

Në pranverë, BE kërcënoi me kundërmasa, përgatiti dy lista me tarifa hakmarrëse dhe përmendi për herë të parë aktivizimin e mekanizmit kundër shantazhit ekonomik, që do të kufizonte hyrjen e kompanive amerikane në tregun e brendshëm europian. Por lista e parë u pezullua pasi SHBA-të ulën përkohësisht tarifën universale nga 20% në 10%, duke ruajtur tarifat më të larta sektoriale.

Shumica e qeverive europiane, si Italia dhe Gjermania, mbajtën qëndrimin se BE duhet të negociojë me çdo kusht, duke shmangur përballjen me Trump.

Bisedimet vijojnë prej muajsh, por pa rezultat konkret.

Tani Trump kërcënon me tarifa 30% nga 1 gushti, si dhe me tarifa të reja mbi bujqësinë dhe farmaceutikën. BE ka reaguar sërish me hezitim: zgjati pezullimin e paketës së parë të kundërmasave me vlerë 21 miliardë euro, ndërkohë që po përgatit një pako të dytë më të reduktuar (nga 95 në 72 miliardë euro), e cila mund të mos hyjë kurrë në fuqi. Ndërkohë, ideja për të përdorur instrumentin anti-shantazh është lënë mënjanë, përkundër kërkesave të Francës.

Aktualisht, SHBA ka në fuqi tarifa për afro 380 miliardë euro importe nga BE.

Si çdo masë ndëshkuese, edhe tarifat hakmarrëse do të kishin pasoja për BE-në, jo vetëm për SHBA-të. Por dorëzimi përballë presionit të Trump rrezikon të kthehet në një bumerang politik për Europën.

Ndërkohë që vendimet tregtare në BE kërkojnë shumicë të kualifikuar, ndarja mes shteteve po thellohet. Dhe nëse Trump vijon të “shtrëngojë litarin”, BE mund të përfundojë duke zbutur edhe rregullat e veta që shumë besojnë se është objektivi i vërtetë i Washingtonit.

Një përulje e tillë do të shënonte jo thjesht një marrëveshje të pafavorshme, por edhe një çarje të madhe në strukturën e integrimit europian.

Ndërkohë, qeveritë nacionaliste në Europë, edhe pse bashkëfajtore në këtë situatë, do të përfitonin politikisht, duke fajësuar Brukselin. Rënia e peshës europiane dhe përhapja e nacionalizmit po e lënë kontinentin më të dobët, më të ndarë dhe më të cenueshëm.

Previous Post

Falsifikoi vdekjen e tij, ekstradohet drejt Italisë 56-vjeçari shqiptar

Next Post

2-vjeçari vdiq nga dhuna dhe keqtrajtimi, gjyshërit shpallen fajtorë për vrasje në Mbretëri të Bashkuar

albnews

albnews

Related Posts

Dënohet me 1 vit e 8 muaj burg lideri i opozitës turke, rivali kryesor i Erdogan
Bota

Dënohet me 1 vit e 8 muaj burg lideri i opozitës turke, rivali kryesor i Erdogan

16 July, 2025
Një ‘avion i vjedhur’ shkaktoi kaos në aeroportin e Vankuverit, Kanada
Bota

Një ‘avion i vjedhur’ shkaktoi kaos në aeroportin e Vankuverit, Kanada

16 July, 2025
Trump: Britania do të luftonte për SHBA-të, për BE-në nuk e di
Bota

Trump: Britania do të luftonte për SHBA-të, për BE-në nuk e di

16 July, 2025
Next Post
2-vjeçari vdiq nga dhuna dhe keqtrajtimi, gjyshërit shpallen fajtorë për vrasje në Mbretëri të Bashkuar

2-vjeçari vdiq nga dhuna dhe keqtrajtimi, gjyshërit shpallen fajtorë për vrasje në Mbretëri të Bashkuar

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Aktores Emma Watson i ndalohet drejtimi i automjetit për 6 muaj pas një shkeljeje në Oxford

Aktores Emma Watson i ndalohet drejtimi i automjetit për 6 muaj pas një shkeljeje në Oxford

16 July, 2025
Mesazh ndërkombëtarëve, Berisha: Stabilokracia i hap rrugën autokracisë

Mesazh ndërkombëtarëve, Berisha: Stabilokracia i hap rrugën autokracisë

16 July, 2025
Presidenti Begaj firmos dekretin, shkarkon vajzën e Ismail Kadaresë nga detyra si ambasadore në UNESCO

Presidenti Begaj firmos dekretin, shkarkon vajzën e Ismail Kadaresë nga detyra si ambasadore në UNESCO

16 July, 2025
Dënohet me 1 vit e 8 muaj burg lideri i opozitës turke, rivali kryesor i Erdogan

Dënohet me 1 vit e 8 muaj burg lideri i opozitës turke, rivali kryesor i Erdogan

16 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5158 shares
    Share 2063 Tweet 1290
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2585 shares
    Share 1034 Tweet 646
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1973 shares
    Share 789 Tweet 493
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1872 shares
    Share 749 Tweet 468
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1725 shares
    Share 690 Tweet 431
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM