Albania
Angli/ Shkodrani i dënuar në Itali me 13 akuza, justifikim gjenial për të bllokuar ekstradimin
Një grabitës i armatosur shqiptar, i cili ishte arratisur në Mbretërinë e Bashkuar shkruan gazeta britanike The Times, pasi një gjykatë italiane e kishte dënuar me më shumë se dhjetë vjet burg, po lufton kundër ekstradimit duke argumentuar se burgjet italiane janë të mbipopulluara.
Edmond Arra, 35 vjeç, është ndaluar në Angli për më shumë se një vit.
Ai pretendon se ekstradimi do të shkelte të drejtat e tij sipas Nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ).
Gangsteri shqiptar kundërshton ekstradimin drejt burgjeve ‘të mbipopulluara’, për mbajtjen dhe përdorimin e një Beretta gjysmë-automatike të vjedhur dhe një thike me teh 25 cm; dëmtim prone; djegien e një makine të përdorur për grabitje; marrjen e një makine të vjedhur dhe grabitjen e një kompanie transporti.
Kjo, megjithëse burgjet në Mbretërinë e Bashkuar janë aq të mbushura sa vitin e kaluar qeveria liroi më shumë se 16,000 të burgosur para përfundimit të dënimit.
Përpjekja e parë ligjore e Arrës për të bllokuar ekstradimin u hodh poshtë në janar në gjykatën e Westminster-it, por atij iu lejua të apelojë në Gjykatën e Lartë. Ai do të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar deri sa të përfundojnë të gjitha mundësitë e apelimit.
Popullsia e burgjeve në Angli dhe Uells ka arritur nivele rekord gjatë vitit të kaluar dhe aktualisht është 88,081 të burgosur në 120 burgje. Kjo përfaqëson 105 për qind të kapacitetit të certifikuar normal, që do të thotë se shumë të burgosur ndajnë qeli të dizajnuara për një person.
Arra hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2018 pasi ishte arratisur nga Italia, ku ende i kishin mbetur për të vuajtur 10 vjet e 5 muaj nga një dënim prej 11 vjetësh e 5 muajsh, i dhënë një vit më parë. Ai ishte arratisur ndërkohë që ishte në arrest shtëpie.
Ai ishte dënuar për 13 vepra penale të kryera në vitet 2012 dhe 2013. Këto përfshinin kërcënime për vrasje gjatë përpjekjes për të shantazhuar pronarin e një klubi në këmbim të “garantimit të rendit dhe sigurisë”.
Gjithashtu ishte dënuar për një grabitje të armatosur ku u vodhën çanta dore dhe 26,000 euro nga një restorant; posedim të një mitralozi dhe një arme gjysmë-automatike; posedim dhe përdorim të një Beretta të vjedhur dhe një thike 25 cm; dëmtim prone; djegie të një makine të përdorur për grabitje; marrje të një makine të vjedhur; dhe grabitje të një kompanie transporti.
Vitin e kaluar, burgjet në Angli dhe Uells u bënë aq të mbushura saqë qeveria liroi të burgosur që kishin kryer vetëm 40 për qind të dënimit të tyre.
Autoritetet gjyqësore italiane kërkuan ekstradimin e tij në qershor 2023 dhe në mars të vitit të kaluar policia britanike e arrestoi në shtëpinë e tij në Crystal Palace, në jug të Londrës.
Gjatë seancës dëgjimore për ekstradim në gjykatën e Westminster-it në janar, ai përdori një dëshmitar ekspert për sistemin e drejtësisë penale italiane për të argumentuar se burgjet italiane shkelin të drejtat e tij sipas KEDNJ.
Elisabetta Zamparutti paraqiti një “raport ekspertësh” për kushtet e paraburgimit në burgjet italiane. Në gusht, 190 burgje kishin 46,898 vende por strehonin 61,465 të burgosur. Mbingarkesa mesatare ishte 131 për qind dhe në 50 burgje norma e mbipopullimit kalonte 150 për qind. Në pesë burgje ishte mbi 190 për qind. Megjithatë, asnjë nga këto nuk ishte Vicenza apo Padova, të cilat ishin burgjet e përcaktuara nga autoritetet italiane për dërgimin e Arrës.
Zamparutti tha se kishte një “problem struktural dhe sistemik të mbipopullimit që vazhdon në burgjet italiane”.
Arra tha gjithashtu se ekstradimi do të shkelte Nenit 8 të KEDNJ-së, që mbron të drejtën për jetën familjare. Ai do të ndahej nga e dashura e tij rumune, të cilën e kishte njohur në nëntor 2023.
Arra deklaroi se kriminelë të rrezikshëm e kishin detyruar të kryente veprat penale dhe se që nga viti 2012 rekordi i tij kishte qenë i pastër.
Ai tha: “Njëri prej personave me të cilin isha akuzuar po vuante një dënim prej 28 vjetësh. Të gjithë e njohin atë. Nuk kam pasur ndonjë rekord penal nga viti 2012 deri në 2024. U arratisa për të ndryshuar jetën.”
Gjyqtarja e rrethit Hina Raj e hodhi poshtë çështjen e tij më 17 janar. Ajo tha: “Jam e bindur që ekstradimi do të ishte në përputhje me të drejtat e Edmond Arrës sipas kuptimit të Aktit për të Drejtat e Njeriut 1998.
“Kam vendosur në mënyrë specifike që nuk ka shkelje të Nenit 3. Jam po ashtu e bindur që nuk ka shkelje të Nenit 8 dhe se ekstradimi i tij nuk do të ishte jo-proporcional.”
Prokuroria angleze konfirmoi se Arra ka apeluar ndaj këtij vendimi dhe se një seancë tjetër do të mbahet në Gjykatën e Lartë.
Albania
Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, tre të plagosur dërgohen në spital
Një aksident rrugor u regjistrua rreth orës 10:30 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dy automjete u përplasën mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.
Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet pësuan dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të paktën tre persona mbetën të plagosur. Të lënduarit u transportuan me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Albania
Aksident i fortë në Lushnjë, përfshihet familja me katër persona, makina u rrotullua disa herë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.
Në mjetin tip Benz udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tip Volkswagen një person i vetëm. Pavarësisht përplasjes së fortë, asnjë prej të lënduarve nuk është paraqitur në spital, pasi kanë marrë vetëm lëndime të lehta.
Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim. Përplasja ishte shumë e fortë: mjeti tip Volkswagen u rrotullua disa herë në ajër, ndërsa mjeti tip Benz u dëmtua rëndë në pjesën e përparme, duke u shkatërruar pjesërisht.
Si pasojë e aksidentit, trafiku në aksin nacional Lushnjë–Rrogozhinë u bllokua për rreth 30 minuta. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Albania
Përgjaket 2026, 3 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Tepelenë
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë, ku 3 të rinj kanë humbur jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
-
Albania1 day ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK1 day agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
