• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, May 12, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Balla: Shqipëria është në një fazë të rëndësishme të procesit të integrimit

Balla: Shqipëria është në një fazë të rëndësishme të procesit të integrimit

by albnews
6 June, 2019
in Albania
0
2
VIEWS

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla vijoi takimet në Parlamentin Gjerman (Bundestag) me përfaqësues të Qeverisë gjermane si dhe me raportuesit për Shqipërinë të grupeve ndryshme parlamentare, njëkohësisht anëtarë të Komitetit të Çështjeve Europiane siç ishin zoti Metin Hakverdi, deputet i Partisë Socialdemokrate, zoti Manuel Sarrazin deputet Partisë së Gjelbërt, zoti Jurgen Martens anëtar i Komitetit të Çështjeve Europiane, deputet i Partisë së Demokratëve të Lirë.

Këto takime u zhvilluan në kuadër të rekomandimit pozitiv pa kushte të Komisionit Europian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian dhe shqyrtimi i këtij rekomandimi nga Bundestagu gjerman në një kohë sa më të afërt.

Të tre këto grupe parlamentare janë shprehur pro fillimit të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë këtij viti.

Në Grupin e CDU/CDU, zoti Balla zhvilloi një takim me Anëtarin e Presidencës së kësaj partie deputetin Olav Gutting. Jo vetëm mbështetja për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, por edhe bashkëpunimi ekonomik shumëplanësh mes Gjermanisë dhe Shqipërisë ishte temë e bisedës.

Zoti Gutting i cili është gjithashtu edhe anëtar i Bordit të Kfw u shpreh se Gjermania përmes projekteve të ndryshme në Shqipëri ka patur si synim zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, forcimin e sektorit energjetik, përmes investimeve në linjat e interkonjeksionit dhe përmirësimin e furnizimit me ujë, të kanalizimeve dhe të trajtimit të integruar të mbetjeve.

Zoti Balla u shpreh se Shqipëria i është mirënjohëse Gjermanisë për ndihmën e pakursyer. Kontributet gjermane arrijnë në një total prej më shumë se 1 miliard euro. Vetëm për vitet 2017 dhe 2018 Gjermania ka vënë në dispozicion 85 milionë euro. Gjermania është në këtë mënyrë një nga donatorët më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm për Shqipërinë.

Bashkëpunimi ekonomik dhe rritja e prezencës së kompanive gjermane në sektorë strategjikë ishte tema e një bisede të shkurtër edhe me Ministrin Gjerman të Ekonomisë dhe Industrisë zotin Peter Altmaier.

Kryetari i Grupit Socialist Taulant Balla u prit gjithashtu me një darkë zyrtare nga Sekretari i Shtetit për Drejtësinë zoti Christian Langhe.

Deklarata e plotë e Z. Balla pas takimeve:

“Në këto dy ditë të qëndrimit në Gjermani patëm mundësi të zhvillonim takime, qoftë me përfaqësues të Bundestagut, po ashtu edhe me përfaqësues të qeverisë, sikurse ishte takimi me Sekretarin e Shtetit për Drejtësi, Z. Christian Lange ku bashkëndamë gjykimin se Shqipëria tashmë është në një fazë të rëndësishme të procesit të integrimit europian pas marrjes së rekomandimit pozitiv.

Komisioni Europian rekomandoi fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes BE, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, bazuar në një analizë teknike të të gjithë kritereve që një vend duhet të përmbushë në rrugën e tij drejt Bashkimit Europian.

Reforma në Drejtësi është kryefjala mbi të cilën bazohet argumentimi kryesor i hapit të rëndësishëm te ndarjes së Shipërisë nga tranzicioni i tejzgjatur. Reforma në Drejtësi është një garanci, jo vetëm për shtetin e së drejtës në Shqipëri, por është gjithashtu një garanci për investitorët gjermanë të cilat çdo ditë e më shumë shfaqin interes lidhur me mundësitë e investimit nga ana e tyre në Shqipëri.

Ashtu si Komisioni Europian edhe autoritetet gjermane vlerësojnë se ecuria e kësaj reforme është shumë e mirë.

Një numër i madh gjyqtarësh e prokurorësh nuk e kanë kaluar procesin e vettingut, për shkak të evidentimit të problematikave që lidhen, qoftë me pastërtinë e figurës, qoftë me pasurinë apo me përgatitjen profesionale, tregon sa e rëndësishme dhe sa domethënëse ka qenë kjo reformë.

Madje, siç theksohet edhe këtu në Gjermani, ky model i një reforme të thellë duhet të merret shembull edhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm.

Kujtoj këtu, se Reforma në Drejtësi është një investim dhe angazhim i kancelares Merkel, po ashtu edhe i qeverisë së SHBA, të cilët vazhdojnë ta ndjekin me vëmendje implementimin e kësaj reforme.

Edhe këtu nga Berlini dua ta them shumë qartë se kushdo politikan që është kundër kësaj reforme është automatikisht kundër rrugës europiane të Shqipërisë.

Për fat të keq, opozita shqiptare është munduar edhe në Gjermani, të hedhë baltë mbi Shqipërinë dhe mbi rrugën europiane të saj, por unë jam i bindur që këtu kjo baltë nuk ngjit për sa kohë që vlerësimi është teknik. Ky vlerësim ka të bëjë me realizimin e këtyre reformave; Reforma në Drejtësi, apo lufta kundër krimit dhe korrupsionit njihet si rezultat pozitiv dhe progres i dukshëm nga ana e Shqipërisë.

Roli i Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor, është një rol që Gjermania dhe Bashkimi Europian e vlerësojnë edhe për faktin se Shqipëria është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ka një politikë të jashtme në të njëjtën linjë me Gjermaninë dhe me BE-në.

Një çështje dhe një fushë e rëndësishme e diskutimit ishte padyshim bashkëpunimi me Gjermaninë. Gjermania mbetet investitori kryesor në Shqipëri, me më shumë se 1 miliardë euro investime gjatë 25 viteve të fundit ku në mënyrë të veçantë do të doja të theksoja angazhimin e KFW.

Përmes KFW, Shqipëria ka përfituar një numër të madh investimesh të fokusuara në sektorë kyç të zhvillimit ekonomik e social të qëndrueshëm të vendit tonë.

Bëhet fjalë për linjat e interkonjeksionit dhe linjat e shpërndarjes së energjisë elektrike, rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm të zonave urbane dhe rurale, po ashtu të trajtimit të ujërave të zeza apo edhe të trajtimit të mbetjeve.

Një dimension tjetër është edhe angazhimi i drejtpërdrejtë i Gjermanisë në strukturat e arsimit profesional në Shqipëri.

Pra, biseda me Z. Guting apo me përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave gjermane ishte një dimension tjetër i kësaj vizite pasi Gjermania është një partner i rëndësishëm për Shqipërinë me të cilin duhet të intensifikojmë edhe më gjerë bashkëpunimin ekonomik.

Janë të shumta kompanitë gjermane që veprojnë në Shqipëri, por ne ende kemi shumë mundësi për të ofruar pasi një sektor i cili është ende i paeksploruar është sektori i turizmit ku plot kompani gjermane janë në proces diskutimi me Qeverinë Shqiptare dhe ne duhet të bëjmë çdo gjë është e mundur që të kemi sa më shumë operatorë turistikë gjermanë në Shqipëri.

Po ashtu dua të ndaj me ju faktin që gazeta më e madhe gjermane, përsa i përket edhe qasjes në politikën e jashtme, Die Welt kishte një edicion të veçantë kushtuar Shqipërisë.

Në më shumë se 50 faqe kjo gazetë kishte prezantuar një Shqipëri të vërtetë, jo Shqipëria e disa mediave të cilat në mënyrë të qëllimshme mundohen t’i bëjnë dëm imazhit të Shqipërisë.”

Top Channel

Previous Post

Gruevski: Koha do të dëshmoj se kush kishte të drejtë

Next Post

​Franca përkujton D-Day

albnews

albnews

Related Posts

Përditësimi i fundit/ Rezultatet deri në orën 15:00, ja si ndahen mandatet deri tani
Albania

Përditësimi i fundit/ Rezultatet deri në orën 15:00, ja si ndahen mandatet deri tani

12 May, 2025
“Kriteret e zgjedhjeve janë shkelur”, Berisha: Çdo votë duhet numëruar me seriozitetin maksimal
Albania

“Kriteret e zgjedhjeve janë shkelur”, Berisha: Çdo votë duhet numëruar me seriozitetin maksimal

12 May, 2025
Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Albania

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12 May, 2025
Next Post
​Franca përkujton D-Day

​Franca përkujton D-Day

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12 May, 2025
Rezultate surprizë te Njësia 10 në Tiranë, ja kush janë kandidatët më të votuar nga PS dhe PD

Rezultate surprizë te Njësia 10 në Tiranë, ja kush janë kandidatët më të votuar nga PS dhe PD

12 May, 2025
Ndërpritet numërimi i votave në KZAZ nr.60 në Fier

Ndërpritet numërimi i votave në KZAZ nr.60 në Fier

12 May, 2025
SPAK publikon të dhënat për krimet zgjedhore për 11 majin

SPAK publikon të dhënat për krimet zgjedhore për 11 majin

12 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4677 shares
    Share 1871 Tweet 1169
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2384 shares
    Share 954 Tweet 596
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1859 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1807 shares
    Share 723 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1694 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM