Show - Biz
Ballkani “prek” grupet në Europë, përmbys Shkupin në transfertë
Ballkani i drejtuar nga Ilir Daja ka arritur të bëjë një hap të madh për në grupet e Conference League, teksa ka fituar në transfertë ndaj Shkupit 1-2.
Vendasit e nisën mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh në minutën e 17 me anë të Adetunjit. Megjithatë mbrojtja nuk është një nga pikat më të forta të skuadrës nga Çairi dhe kjo u konfirmua edhe mbrëmjen e sotme, kur pas një kundërsulmi, Rrahmani u la i lirë në shtyllën e parë dhe ia doli të rikthejë baraspeshën.
Në një zbritje tjetër në të 67-ën, Meriton Korenica lëshoi një goditje fantastike nga distanca dhe dërgoi topin në trekëndësh, duke i dhënë avantazhin Ballkanit, i cili do të luajë shumë më i qetë tashmë ndeshjen e kthimit pas një jave në Prishtinë.
Popular
Brenda “Strofkës së Ujkut “, udhëtim në bunkerin sekret ku Hitleri drejtoi luftën dhe i mbijetoi atentatit
Rruga që gjarpëron mes liqeneve vezulluese dhe pyjeve të qeta të Masurias në Poloninë verilindore, duket si skena ideale për një arratisje fundjave në natyrë. Por pas qetësisë baritore dhe cicërimave të zogjve, peizazhi fsheh një nga kapitujt më të errët të shekullit të 20-të.
Këtu, në thellësi të pyllit, qëndrojnë rrënojat e mbuluara me myshk të “Strofkës së Ujkut” (Wolfsschanze) – qyteti sekret prej betoni nga ku Adolf Hitleri drejtoi makinerinë naziste të luftës dhe pushtimin e Bashkimit Sovjetik.
Qendra nervore e Rajhut të Tretë
E ndërtuar me shpejtësi në vitin 1941 nga Organizata Todt dhe puna e detyruar e të burgosurve, “Strofka e Ujkut” ishte shumë më tepër se një bazë ushtarake. Ajo ishte një fortesë e pathyeshme, e vendosur strategjikisht vetëm 80 kilometra larg kufirit sovjetik, për të mbikëqyrur Operacionin Barbarossa.
Kompleksi gjigant përfshinte 50 bunkerë, 70 kazerma, dy fusha ajrore, kinema, madje edhe një çajtore. Muret e bunkerëve arrinin një trashësi monstruoze prej 20 metrash beton, ndërsa një sistem i sofistikuar kamuflazhi dhe 50,000 mina tokësore e bënin atë të padukshëm dhe të paafrueshëm.
Përveç Hitlerit, i cili kaloi rreth 800 ditë këtu, në këtë “qytet në pyll” jetonin edhe figurat më të larta të regjimit si Goebbels, Göring dhe Bormann.
Rutina banale e së keqes
Vizita në rrënoja zbulon detaje rrëqethëse të jetës së përditshme të diktatorit. Hitleri, shpesh i sëmurë dhe me pagjumësi, e niste ditën duke lexuar raportet e bombardimeve dhe duke shëtitur qenin e tij, Blondi. Është një kontrast makabër: imazhi i njeriut përgjegjës për vdekjen e miliona njerëzve duke shëtitur qenin në qetësinë e pyllit, ndërsa disa metra më tutje planifikohej Holokausti.
Dështimi i “Valkyrie”
“Strofka e Ujkut” njihet botërisht si vendi ku historia mund të kishte ndryshuar rrjedhë. Më 20 korrik 1944, koloneli Claus von Stauffenberg tentoi të vriste Hitlerin duke vendosur një çantë me eksploziv nën tavolinën e konferencave.
Shpërthimi vrau tre persona, por Hitleri shpëtoi me lëndime të lehta, i mbrojtur nga këmba e rëndë e tavolinës së lisit. Ky dështim çoi në ekzekutimin e 5,000 personave dhe rriti paranojën e diktatorit, i cili pas kësaj ngjarjeje zhvillonte takime vetëm i rrethuar nga rojet SS.
Debati mbi “Turizmin e Errët”
Sot, vendi tërheq rreth 300,000 vizitorë në vit. Natyra ka rimarrë kontrollin mbi betonin; pemët rriten brenda bunkerëve dhe stalaktitet varen nga tavanet e errëta, duke i dhënë vendit pamjen e një qytetërimi të lashtë e të harruar.
Megjithatë, zhvillimi i fundit i zonës ka ngjallur debate. Në fund të vitit 2024, aty u hapën një hotel dhe një restorant. Për historianët, komercializimi i një vendi ku u orkestruan krime kundër njerëzimit është problematik. Por për të tjerë, ruajtja e këtij kompleksi shërben si një dëshmi fizike dhe e nevojshme e historisë, një paralajmërim i gdhendur në beton mes pyjeve të Polonisë.


Popular
Harta e ndërrimit të viteve, bota feston për 26 orë, nga Kiritimati në Samoa, ja kush hyn i pari në 2026
Ndërsa shumica prej nesh përgatiten për numërimin mbrapsht në mesnatë, tranzicioni global nga viti 2025 në vitin 2026 do të jetë në fakt një maratonë që do të zgjasë plot 26 orë, dhe jo 24 sa zgjat një ditë e zakonshme.
Ky fenomen ndodh për shkak të vijës së lakuar të ndërrimit të datës dhe tekave gjeopolitike të zonave kohore.
Të parët, ishulli i Krishtlindjeve
Sipas traditës, mesnata e parë që do të shënojë fillimin e vitit 2026 do të trokasë në atolin Kiritimati, i njohur ndryshe si Ishulli i Krishtlindjeve (i zbuluar nga Kapiteni Cook më 25 dhjetor 1777).
Ky ishull, pjesë e arkipelagut të Kiribatit në Oqeanin Paqësor qendror, ndodhet dy zona kohore në lindje të vijës ndërkombëtare të datës. Kjo bën që ata të jenë 13 orë përpara zonës sonë kohore (Shqipëri). Për ta kuptuar diferencën: edhe Sidnei i Australisë, që shpesh vetëshpallet si “Kryeqyteti Botëror i Vitit të Ri”, duhet të presë edhe 4 orë të tjera pas Kiritimatit për të ndezur fishekzjarrët e famshëm në Opera House.
Zig-zagu i kohës
Arsyeja e kësaj diference qëndron te Vija Ndërkombëtare e Datës. Kjo vijë imagjinare, e cila kalon nga veriu në jug, nuk është e drejtë. Që nga viti 1995, ajo ka pësuar një devijim të theksuar drejt lindjes (zig-zag), duke përfshirë brenda ditës së re arkipelagë si Kiribati, Samoa dhe Tonga, për t’i favorizuar ato në marrëdhëniet tregtare dhe kohore.
Të fundit, ishujt fqinjë me 24 orë diferencë
Paradoksi më i madh ndodh në fund të festimeve. Nga Kiritimati, nëse fluturon rreth 2,500 kilometra në jugperëndim, arrin në Samoan Amerikane. Këta ishuj do të jenë të fundit në planet që do të festojnë natën e Vitit të Ri, plot 26 orë pasi festa të ketë nisur në anën tjetër të oqeanit.
Çudia qëndron te fakti se Samoa e Pavarur dhe Samoa Amerikane, ndonëse janë pjesë e të njëjtit arkipelag gjeografik dhe ndodhen shumë pranë njëra-tjetrës, festojnë me 24 orë diferencë për shkak se vija e datës kalon mes tyre.
Kur viti 2026 të ketë përfshirë edhe ishullin e vogël të Tutuilas dhe Hawaiin, atëherë i gjithë planeti do të ketë hyrë zyrtarisht në vitin e ri.
Rekordi i Rusisë
Në terma kontinentalë, vendi me më shumë “Nata të Vitit të Ri” mbetet Rusia. E shtrirë në 11 zona kohore, nga enklava e Kaliningradit në Balltik e deri në Gadishullin e Chukotkas përballë Alaskës, Rusia feston për orë të tëra.
Edhe këtu, Ngushtica e Beringut ofron një tjetër kuriozitet: Chukotka ruse dhe Alaska amerikane ndahen vetëm nga pak kilometra det, por festojnë me një ditë të plotë diferencë.
Show - Biz
Jennifer Lopez e lumtur dhe e lirë pas ndarjes nga Ben Affleck: Fokus tek puna dhe fëmijët
Jennifer Lopez duket e fokusuar tek puna dhe fëmijët e saj, sipas burimeve pranë sak. Ajo ka binjakët 17-vjeçarë, Maximilian “Max” David Muniz dhe Emme Maribel Muniz, me ish-bashkëshortin e saj, Marc Anthony.
Divorci i saj nga Ben Affleck u finalizua në janar, rreth 20 javë pas se ajo e kishte depozituar kërkesën më 20 gusht 2024. Lopez kishte caktuar datën e ndarjes më 26 prill 2024. Kjo kërkesë erdhi dy vite pas celebrimit të tyre të dytë të martesës në Georgi, pasi kishin martuar fshehurazi në Las Vegas në korrik 2022.
Lopez dhe Affleck ishin të fejuar në fillim të viteve 2000, por u ndanë në 2004, përpara se të ribashkoheshin në vitin 2021, gati dy dekada më vonë.
Pas ndarjes, Lopez ka folur për jetën e saj si beqare në një intervistë për Interview magazine në tetor 2024. Ajo tha se ndihet e lirë dhe e gëzuar që mund të përqendrohet tek vetja e saj dhe të bëjë çfarë dëshiron.
Në të njëjtin muaj, në emisionin The Howard Stern Show, ajo tha se nuk do të përdorë aplikacione takimesh si Raya, sepse është “tradicionale”, por është e sigurt për të ardhmen. Lopez theksoi se ajo nuk dyshon në vlerën e saj: “Ajo që kam mësuar është se nuk është se nuk je i dëshiruar, por ata nuk kanë kapacitetin. Ata duhet të vlerësojnë personin e vogël brenda teje.”
Aktualisht, Lopez duket e lumtur, e qetë dhe e përqendruar në jetën e saj personale dhe familjare, duke shijuar lirinë dhe pavarësinë e re.
-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania2 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania12 hours agoIronia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …
-
Kosova1 day agoKëta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes
