ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Zhgënjen Kombëtarja e Shqipërisë, vetëm një fitore minimale ndaj Gjibraltarit 52 minutes ago
Rama: Shqipet nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova ndotësit më të mëdhenj të pikave turistike 3 hours ago
Samiti në Paris – Arrihet marrëveshja për mbështetjen e Ukrainës, Macron: 26 vende, dakord të dërgojnë trupa 4 hours ago
Manastirliu prezanton Kodin e ri të Etikës për Mësuesit: Busull morale dhe profesionale 5 hours ago
Vendi vakant në Kushtetuese, KED nxjerr listën e kandidatëve: Do zbatohen të gjitha fazat e përzgjedhjes 5 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shendetesi

Bart më shumë se 30 mutacione, OBSH po vëzhgon nga afër një variant të ri të koronavirusit i identifikuar në tre vende

albnews by albnews
18 August, 2023
in Shendetesi
0
Bart më shumë se 30 mutacione, OBSH po vëzhgon nga afër një variant të ri të koronavirusit i identifikuar në tre vende
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe autoritetet shëndetësore amerikane, kanë thënë të premten se janë duke e vëzhguar nga afër një variant të ri të koronavirusit, ndonëse ndikimi i tij potencial nuk dihet.

OBSH-ja e ka klasifikuar variantin e ri si nën vëzhgim “për shkak të numrit të madh (më shumë se 30) të mutacioneve që bart”, është thënë në buletinin e kësaj organizate për pandeminë.

RelatedPosts

Shëndeti mendor në krizë globale – OBSH kërkon investime dhe veprime për të përmirësuar kujdesin dhe parandalimin

Britania ndërton stetoskopin me “AI”, pajisja e re diagnostikon në 15 sekonda problemet më të zakonshme kardiake

Pse gjumi para mesnatës ndryshon gjithçka

Deri më tani, varianti i ri BA.2.86, është identifikuar në Izrael, Danimarkë dhe Shtetet e Bashkuara.

Qendrat amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, kanë thënë, po ashtu, se janë duke e vëzhguar variantin.

Shumica e shteteve që kanë krijuar sisteme vëzhgimi për këtë virus, tashmë i kanë pezulluar të gjitha operacionet, duke thënë se koronavirusi nuk është më aq i ashpër dhe nuk ia vlen barra qiranë – veprim që është dënuar nga OBSH-ja, duke bërë thirrje për më shumë monitorim.

Në periudhën e fundit raportuese, në periudhën 17 korrik – 13 gusht, janë regjistruar më shumë se 1.4 milion raste të reja me koronavirus, bashkë me mbi 2.300 vdekje, sipas një deklarate të OBSH-së.

Kjo shifër e infektimeve përbën rritje prej 63 për qind, në krahasim me periudhën paraprake 28-ditore, përderisa shifra e viktimave është 56 për qind më e vogël.

Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Më shumë se 6.9 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Zhgënjen Kombëtarja e Shqipërisë, vetëm një fitore minimale ndaj Gjibraltarit

Zhgënjen Kombëtarja e Shqipërisë, vetëm një fitore minimale ndaj Gjibraltarit

4 September, 2025
Rama: Shqipet nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova ndotësit më të mëdhenj të pikave turistike

Rama: Shqipet nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova ndotësit më të mëdhenj të pikave turistike

4 September, 2025
Samiti në Paris – Arrihet marrëveshja për mbështetjen e Ukrainës, Macron: 26 vende, dakord të dërgojnë trupa

Samiti në Paris – Arrihet marrëveshja për mbështetjen e Ukrainës, Macron: 26 vende, dakord të dërgojnë trupa

4 September, 2025
Manastirliu prezanton Kodin e ri të Etikës për Mësuesit: Busull morale dhe profesionale

Manastirliu prezanton Kodin e ri të Etikës për Mësuesit: Busull morale dhe profesionale

4 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result