ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Video virale/ Djali u jep lopëve lajmin e mirë dhe lajmin e keq 2 hours ago
Gratë janë më të afta se burrat për të zbuluar tradhtinë e partnerit! 2 hours ago
Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha  2 hours ago
GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu 2 hours ago
Fund i lumtur për çiftin britanik të burgosur nga talebanët, lirohen pas 8 muajsh burg 2 hours ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Bashkimi Evropian në mbështetje të reformave në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi

albnews by albnews
9 October, 2019
in Maqedonia
0
Bashkimi Evropian në mbështetje të reformave në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës vazhdojnë të mbështesin reformat në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi në fushat e të drejtave të njeriut, demokracisë, dhe shtetit të së drejtës.

Vazhdimësia e programit të përbashkët “Mekanizmi Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” u prezantua sot gjatë konferencës rajonale që u organizua në Shkup, Maqedonia e Veriut.

RelatedPosts

Katër persona nga Shkupi kapen duke vjedhur bustin prej bronzi në varrezat e Butelit

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

BDI: Shkupi helmohet, Izeti fshihet

Nikola Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, mirëpriti vazhdimësinë e këtij programi që sipas tij, tregoi rezultate konkrete gjatë fazës së parë të zbatimit.

“Maqedonia e Veriut është një shembull i qartë në rajon, ne kemi demonstruar vullnet të fuqishëm politik për të ndërmarrë reformat e nevojshme në të katër fushat që mbulohen nga ky program dhe sjellë këtu mënyrën europiane të të jetuarit. Zbatimi i Programit të Instrumentit Horizontal është një mbështetje e madhe në këtë drejtim. Shteti ligjor, lufta kundër korrupsionit, antidiskriminimi dhe liria e shprehjes dhe liria e medies janë fusha kyçe që duhet të reformohen”, tha Dimitrov.

Për Verena Taylor, Drejtore e Zyrës së Drejtorisë së Përgjithshme të Programeve të Këshillit të Evropës mesazhi kryesor i konferencës që mblodhi më shumë se 200 përfaqësues nga Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia, është që Ballkani Perëndimor dhe Turqia janë të rëndësishme për Evropën.

“Ju jeni të rëndësishëm për Evropën, ndaj ne po kombinojmë instrumentet tona më të mira, për t’iu mbështetur në proceset reformuese”, u shpreh ajo gjatë fjalës së hapjes.

Për më tepër, ajo theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së përfaqësuesve të shoqërisë civile, me të cilët Këshilli i Evropës bashkëpunon me sukses.

“Instrumenti Horizontal merret me shumë çështje të rëndësishme, duke kontribuar për respektimin e të drejtave të njeriut”, tha Colin Wolfe, drejtues sektori për Bashkëpunimin Rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe Programet në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Komisioni Evropian.

“Njerëzit duhet të dinë se të drejtat e tyre mbrohen dhe është e rëndësishme që t’i mbajmë të rinjtë në rajon. Ata duhet të dinë se mund t’i përmbushin shpresat dhe ëndrrat në vendet e tyre. Së bashku mund të krijojmë një Europë që vendos fokusin tek vlerat tona, i mbron dhe garanton ato”, tha në mbyllje Wolfe.

Faza e dytë e Programit, me një verë 41 milionë €, do të vazhdojë deri në vitin 2022 dhe do të zgjerojë fushat e kësaj iniciative duke përfshirë për herë të parë tema si liria e shprehjes dhe liria e medies.

Ndërkaq, faza e re e programit do të fokusohet në 4 fusha përfshirëse si: sigurimi i drejtësisë, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe krimit ekonomik, promovimi i antidiskriminimit dhe mbrojtja e të drejtave të grupeve vulnerabël si dhe liria e shprehjes e liria e medies.

Vazhdimësia e këtij programi vjen pas suksesit të fazës së parë të iniciativës, që u zbatua përgjatë 2016 – 2019. Kjo iniciativë ka mundësuar një numër rezultatesh konkrete si ambiente më tolerante në shkolla, ligje dhe masa më efektive antikorrupsion, rritje e efikasitetit të sistemeve të drejtësisë, si dhe ka sjellë mundësi më të barabarta për grupet vulnerabël./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Video virale/ Djali u jep lopëve lajmin e mirë dhe lajmin e keq

Video virale/ Djali u jep lopëve lajmin e mirë dhe lajmin e keq

19 September, 2025
Gratë janë më të afta se burrat për të zbuluar tradhtinë e partnerit!

Gratë janë më të afta se burrat për të zbuluar tradhtinë e partnerit!

19 September, 2025
Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha 

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha 

19 September, 2025
GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result