ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
‘Jini të përgatitur të humbni fëmijë’/ Macron rikthen rekrutimin ushtarak 2 hours ago
Tërmet i fortë në orët e para të mëngjesit në Kretë, thellësia e lëkundjeve 33 kilometra 2 hours ago
Çfarë dihet deri tani rreth sulmit në Uashington? 3 hours ago
Kosova në zgjedhje të reja me të njëjtit kandidatë për kryeministër 3 hours ago
Tajlanda nën ujë, pamje me dron nga përmbytjet 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

BBC, shkrim për kuzhinën shqiptare, Rama: Recetat e gjysheve, pikë e fortë e sipërmarrjeve të agroturizmit

albnews by albnews
27 November, 2025
in Albania, UK
0
BBC, shkrim për kuzhinën shqiptare, Rama: Recetat e gjysheve, pikë e fortë e sipërmarrjeve të agroturizmit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një artikull të publikuar nga BBC, kushtuar agroturizmit dhe kulinarisë shqiptare.

Kreu i qeverisë shkruan se recetat tradicionale të gjysheve shqiptare janë tashmë një pikë e fortë e sipërmarrjeve të reja të agroturizmit në vend.

RelatedPosts

Britani, fermerët mblidhen në Londër për të protestuar kundër taksës së trashëgimisë

Basti “i humbur” i Ramës, Berisha kalon Oqeanin e shkon në Amerikën …Latine

Titujt e Gazetave në UK

“Rrjeti i njohur mediatik BBC i ka kushtuar një artikull agroturizmit dhe kulinarisë shqiptare, përmes seksionit BBC Travel, duke veçuar recetat tradicionale të gjysheve shqiptare që po trashëgohen brez pas brezi dhe që janë një pikë e fortë e sipërmarrjeve të reja të agroturizmit të hapura në vendin tonë”, shkruan Rama.

Në artikullin e publikuar, BBC shkruan se janë pikërisht gjyshet shqiptare ato që shpëtuan kuzhinën tradicionale, teksa vendi kaloi periudha të vështira tranzicioni.

BBC sjell në vëmendje mungesën e ushqimeve gjatë regjimit komunist, zhdukjen e recetave në atë kohë, si dhe ndikimin e eksodit të shqiptarëve pas viteve ’90.

“Shqipëria po i rikthehet traditës së saj kulinare me ndihmën e gjysheve, të cilat po u mësojnë brezave të rinj gatimin e recetave të hershme. Ky fenomen vjen pas dy periudhave të ‘amnezisë kulinare’ që vendi ka përjetuar gjatë 80 viteve të fundit.

“Nga viti 1946 deri në vitin 1991, Shqipëria u qeveris nga regjimi komunist, i cili e izoloi vendin nga bota e jashtme. Në atë kohë, librat e gatimit u dogjën, importet u ndaluan, udhëtimet jashtë vendit u ndaluan, ushqimi u kolektivizua dhe mungesat ishin të përhapura.

Pas rënies së komunizmit në vitet ’90, rreth 710 mijë qytetarë – afërsisht 20% e popullsisë – u larguan nga Shqipëria në kërkim të punës jashtë vendit. Me kalimin e kohës, shumë prej emigrantëve harruan recetat e traditës shqiptare, teksa u përshtatën me kulturat e vendeve ku jetuan.

Mes mungesave të ushqimit gjatë komunizmit dhe emigracionit masiv pas tij, deri në fillim të shekullit XXI, një pjesë e madhe e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit kishin harruar si të përgatisnin kuzhinën tradicionale – përveç grave të një brezi të caktuar, të cilat ruajtën recetat e hershme”, shkruan BBC. (A2 Televizion)

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

‘Jini të përgatitur të humbni fëmijë’/ Macron rikthen rekrutimin ushtarak

‘Jini të përgatitur të humbni fëmijë’/ Macron rikthen rekrutimin ushtarak

27 November, 2025
Tërmet i fortë në orët e para të mëngjesit në Kretë, thellësia e lëkundjeve 33 kilometra

Tërmet i fortë në orët e para të mëngjesit në Kretë, thellësia e lëkundjeve 33 kilometra

27 November, 2025
Çfarë dihet deri tani rreth sulmit në Uashington?

Çfarë dihet deri tani rreth sulmit në Uashington?

27 November, 2025
Kosova në zgjedhje të reja me të njëjtit kandidatë për kryeministër

Kosova në zgjedhje të reja me të njëjtit kandidatë për kryeministër

27 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result